Myftiu Tërnava viziton Drejtorinë e Botimeve Fetare në Ankara

 


Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, më 21 prill 2026, vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Botimeve Fetare - Departamentin për Botime në Gjuhë të Huaja në kuadër të Diyanet-it të Turqisë, ku u prit nga drejtori Şükrü Çetin me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit, Myftiu u njoh me veprimtarinë botuese në gjuhë të huaja, planet zhvillimore dhe shpërndarjen ndërkombëtare të botimeve. Theks i veçantë iu kushtua përkthimit të Kur'anit në gjuhë të ndryshme, ndërsa u bë e ditur se është në përgatitje edhe botimi i përkthimit në gjuhën shqipe nga myderrizi Haxhi Sherif Ahmeti, i cili pritet të dalë së shpejti si një botim cilësor.
Myftiu Tërnava vlerësoi punën e këtij institucioni në botimin e literaturës islame në gjuhë të huaja, duke theksuar rëndësinë e shpërndarjes së Kur'anit Fisnik dhe nevojën që përkthimi në shqip të jetë sa më cilësor.
Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni vizitoi edhe ambientet e "Diyanet TV", ku u njoh me projektet dhe programet e këtij televizioni.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Promovohen “Akaidi islam: Parimet, zhvillimi dhe shkollat” dhe “Ixhazetnamet e Sherif ef.Ahmetit”