Drejtori Simnica priti në takim imamin Valon ef. Idrizi

 


Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë "Medina" në Rheine të Gjermanisë, Valon ef. Idrizin.
Gjatë këtij takimit u bisedua për jetën fetare të bashkatdhetarëve në diasporë, për sfidat dhe aktivitetet që zhvillohen në xhamitë dhe qendrat islame jashtë vendit, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar te mërgimtarët.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet xhamive dhe qendrave islame në diasporë me Bashkësinë Islame të Kosovës, në funksion të forcimit të lidhjeve institucionale dhe koordinimit të aktiviteteve fetare dhe edukative.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë