Takim me udhëheqësit e haxhilerëve nga Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës
Udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë mbajtur një takim me udhëheqësit e haxhilerëve nga Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilin u diskutua për mbarëvajtjen dhe ecurinë sa më të mirë të haxhit.
Udhëheqësit nga Kryesia kërkuan nga udhëheqësit e haxhilerëve përkushtim dhe gatishmëri që të jenë sa më pranë kërkesave të haxhilerëve, ashtu që t'ua mundësojnë atyre një haxh sa më të lehtë.

