Haxhilerët tanë nga Kosova bashkë me miliona të tjerë nga e mbarë bota po qëndrojnë sot në rrafshnaltën e Arafatit për ta kryer njërin nga kushtet themelore të haxhit.
Ata tashmë kanë kryer edhe faljen e namazit të drekës dhe ikindisë të bashkuar, të cilëve iu priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Më pas, ligjëratën kryesore kushtuar vlerës dhe rëndësisë së haxhit, e mbajti anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Agim ef. Hyseni, ndërsa duanë e haxhit e bëri imami Remzi ef. Haziri.
Më pas u lexua edhe Kuran dhe u kënduan tekbire dhe telbije.
Me dua, lutje, namaz dhe lexim Kurani, haxhilerët tanë sot do ta kalojnë ditën në Arafat deri në perëndim të diellit, ku më pas do të nisen për në Muzdelife.



