Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, kryen Haxhin në Mekë
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka kryer këtë vit pelegrinazhin e Haxhit në Mekë.
Fotografitë e publikuara e tregojnë atë të veshur me ihram pranë Qabesë, brenda kompleksit të Masjid al-Haram (Xhamisë së Madhe).
Imazhet nisën të qarkullojnë më 25 maj 2026, në ditën e parë të ritualeve të Haxhit, duke tërhequr vëmendje të gjerë në rrjetet sociale.
Khan ka ndarë gjithashtu video në llogarinë e tij në Instagram, ku e përshkruan përjetimin e Haxhit si një moment "krenarie dhe bekimi".
"Ndjehem krenar dhe i bekuar që pata mundësinë ta kryeja Haxhin së bashku me më shumë se 1.5 milion myslimanë", është shprehur ai.
https://www.youtube.com/shorts/MEVhEwc65Ug
Artikulli i kaluar