Kthehet grupi i fundit i haxhinjëve të Kosovës nga vendet e shenjta
Mbrëmë, pas mesnate, në Kosovë arriti edhe grupi i shtatë, njëherësh dhe i fundit i haxhilerëve nga Kosova, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.
Haxhilerët nga Drenasi, Skenderaj, Dragashi dhe Rajoni i Gorës, ishin grupi i fundit i cili erdhi nga Medina në Prishtinë. Familjarë të shumtë dolën në pritje të tyre për t'iu dëshiruar mirëseardhje dhe për t'iu uruar haxh dhe ibadete të pranuara.
Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin udhëtuan 1576 haxhilerë, të cilët arritën që ta përfundojnë kryerjen e një prej pesë kushteve të Islamit, haxhin.




Artikulli i kaluar
Nuk ka artikull pas ketij.