NJOFTIM PUBLIK
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës njofton opinionin publik se hapësira e njohur si "Parku i Lirisë" është pronë e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe, si titullar i së drejtës së pronësisë, gëzon të drejtën e posedimit, administrimit dhe disponimit me këtë pronë në përputhje me ligjin.
Sqarojmë se deri më tani, ndryshimi i vetëm i realizuar lidhur me këtë parcelë është ndërrimi i qiramarrësit, në kuadër të ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga pronësia.
Çdo veprim ndërmerret në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse institucionale.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë
Artikulli i kaluar
Nuk ka artikull pas ketij.