“Hifdh Kids” mbajti program me rastin e 7-vjetorit të themelimit

 


Akademia e Kuranit "Hifdh Kids", që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shënoi 7-vjetorin e themelimit të saj, në një ceremoni të veçantë ku u certifikuan edhe 50 nxënës për përfundimin e xhuzëve të ndryshëm të Kuranit famëlartë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, përgëzoi mësueset dhe nxënësit për përkushtimin dhe sukseset e arritura gjatë këtyre viteve, duke vlerësuar rolin e Akademisë në edukimin e brezave me dashurinë për Kuranin. Ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Bashkësisë Islame të Kosovës për aktivitetet dhe misionin e kësaj akademie.
Në emër të Akademisë, mësueset hafëze Rineta dhe Fatime Nitaj, kujtuan rrugëtimin shtatëvjeçar të institucionit, i cili nisi me vetëm tre nxënës ndersa aktualisht numëron mbi 1500 nxënës. Ato theksuan se qëllimi i tyre nuk ka qenë vetëm mësimi i leximit dhe memorizimit të Kuranit, por edhe edukimi i një brezi të lidhur me vlerat e tij, duke e konsideruar këtë rrugë një amanet dhe mision jetësor.
Programi artistik u pasurua me recitime poetike nga nxënësit, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të ndjekin edhe një reportazh kushtuar rrugëtimit shtatëvjeçar të Akademisë së Kuranit "Hifdh Kids", ku u pasqyruan momentet më domethënëse të veprimtarisë së saj.
Ceremonia u përmbyll me ndarjen e certifikatave për 50 nxënësit që përfunduan xhuzë të ndryshëm të Kuranit.



Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik