U pensionua sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu

 


Me një ceremoni solemne, në mesin e bashkëpunëtorëve, miqve dhe familjarëve të shumtë, sot në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame, u pensionua sekretari i Përgjithshëm i deritanishëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu.
Në fjalën e tij vlerësuese, Myftiu Naim ef. Tërnava, vlerësoi kontributin shumëvjeçar të sekretarit Sadriu dhënë për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës ndër vite, fillimisht në Këshillin e BI-së së Ferizajt, e më pas edhe në Medresenë "Alauddin" në Prishtinë dhe së fundmi edhe në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, fillimisht si drejtor për Botime dhe Media, e më pas edhe si sekretar i Përgjithshëm. Ai me këtë rast evokoi kujtime nga puna e përbashkët, duke vlerësuar kështu gatishmërinë, sinqeritetin dhe angazhimin e pashoq që kishte Ahmet efendiu.
Ndërkaq, sekretari Sadriu, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe bashkëpunëtorët e tij për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë viteve të punës, duke porositur kështu gjeneratat e reja që këtë mision të shenjtë ta vazhdojnë edhe më tej me përkushtim dhe devotshmëri.
Në fund, Myftiu Tërnava, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ndau një mirënjohje për sekretarin Ahmet ef. Sadriu për kontributin e dhënë në udhëheqjen, ngritjen dhe avancimin e administratës së Bashkësisë Islame të Kosovës.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik