Myftiu Tërnava vizitoi punimet në restaurimin e restorantit të Medresesë

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi objektin e Medresesë së Mesme "Alauddin" në Prishtinë, ku nga afër u njoh me ecurinë e fillimit të punimeve për restaurimin e restorantit të kësaj shkolle.
Gjatë vizitës, Myftiu Tërnava u interesua për cilësinë dhe dinamikën e punimeve, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për nxënësit e Medresesë.
Restaurimi i restorantit paraqet një hap të mbarë në vazhdën e përpjekjeve për avancimin e infrastrukturës së këtij institucioni arsimor, duke dëshmuar përkushtimin dhe gatishmërinë për të vazhduar përmirësimin e kushteve të qëndrimit, ushqimit dhe mirëqenies së nxënësve.
Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe zhvillimin e institucioneve të saj arsimore, me qëllim që nxënësve t'u ofrohet një mjedis sa më cilësor për edukim dhe formim.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Përurohet projekti i mobilimit të bibliotekës së Xhamisë “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë