Më herët veç tregova për lutjen e madhërimit që duhet bërë, lutje që është përcjellë gjeneratë pas gjenerate nga koha e të Dërguarit të Allahut, e në vijim do t'i sjell argumentet për këtë lutje: Na ka treguar Rrebi' ibën Nafi, Ebu Tevbeh dhe Musa ibën Ismail nga Ibën el Mubareku, ky nga Musa ibën Ejub, ky nga axha i tij, ky nga Ukbeh ibën Amir, i cili ka thënë: "Kur zbriti ajeti kuranor: "Pra, ti lartëso je emrin e Zoti tënd të madh"(El-Vakiah, 74), tha i Dërguari i Allahut: "Vendoseni atë në rukunë tuaj!" E kur zbriti ajeti tjetër: "Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!", (El-A'la, 1) tha (i Dërguari i Allahut): "Vendoseni atë në sexhden tuaj!"(1)
Hadithi në vijim është në koleksionin e Muslimit dhe tjerëve, që transmetohet nga Hudhejfe ibën el Jemam, ku përshkruhen disa gjëra në detaje rreth namazit: Na ka treguar Ebu Bekër ibën Ebi Shejbe nga Abdullah ibën Numejri, ky nga Ebu Muavije, ky nga Zuhejr ibën Harb, ky nga Is'hak ibën Ibrahim, të gjithë këta transmetojnë nga Xheriri, pastaj që të gjithë këta nga A'meshi, ky nga Ibën Numejri, ky nga babai i tij, ky nga Sa'd ibën Ubejde, ky nga Mustevrid ibën el Ahnaf, ky nga Sileh ibën Zuferi, e ky nga Hudhejfe i cili thotë: "Në një natë prej netëve u fala me të Dërguarin e Allahut, e ai e hapi leximin e Kuranit me kaptinën "Bekare", mendova se do të bënte rukunë kur të përfundonte leximin e 100 ajeteve nga ajo kaptinë, por ai vazhdoi të lexonte. Unë mendova se ai do ta lexonte tërë kaptinën "Bekare" dhe do të bënte rukunë, por ai pasi përfundoi nga ajo, ia filloi të lexonte kaptinën "Nisaë" derisa e përfundoi të tërën, e më pas ia filloi kaptinës "Ali Imran". Kur kalonte pranë leximit të ajeteve të madhërimit, madhëronte; kur kalonte pranë ajeteve të lutjes, lutej, pranë ajeteve të kërkimit të mbro jtjes, kërkonte mbrojtje, e pastaj e bëri rukunë dhe tha: "Subhane rabbije-l adhim", rukuja ishte po aq e gjatë gati sa qëndrimi i tij në këmbë, e më pas tha: "SemiAllahu limen hamideh" dhe u ngrit, e pastaj bëri sexhden dhe tha: "Subhane rabbije-l a'la".(2)
Në koleksionin e Ibën Maxhes, qëndron: Na ka treguar Muhamed ibën Rumh el Misrij nga Ibën Lehi ah, ky nga Ubejdullah ibën Ebu Xha'fer, ky nga Ebu-l Ez'her, e ky nga Hudhejfe Ibën el Jeman, i cili e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë kur bënte rukunë: "Subhane rabbije-l adhim", e thoshte tri herë, ndërsa kur bënte sexhden thoshte tri herë: "Subhane rabbije-l a'la".
Madhërimet tjera në ruku
Ka shumë transmetime të ndryshme nga hadithet e transmetuar nga sahabët të cilat flasin për madhërimin që duhet bërë në ruku, ku përveç lutjes "Subhane rabbije-l adhim", që e elaborova, gjejmë edhe lutje tjera të ndryshme, ku hanefitë ato lutje apo madhërime i kanë trajtuar si lutje që më tepër shkojnë me namazet individuale, më konkretisht me namazet sunete apo nafile, apo edhe në namazet farze pa imam.
Do të sjellim disa nga lutjet që kanë ardhur në transmetime të ndryshme në raport me madhërimin në ruku.
Na ka treguar Muhamed ibën ebi Bekër el Mukad demij nga Jusuf el Maxhishun, ky nga babai i tij, e ky nga Abdurrahman el A'rexh, ky nga Ubejdullah ibën ebi Rafi, e ky nga Ali ibën ebi Talibi, e ky nga i Dërguari i Allahut, i cili kur shkonte në ruku thoshte:
"Allahumme leke reka'tu, ve bike amentu ve leke es lemtu. Hashea leke sem'i, ve besari, ve muhhi, ve adhmi, ve asabi - O Allah, Ty të jam përulur (bëra rukunë), Ty të besova dhe Ty të jam nënshtruar. Dëgjimi im, shikimi, truri, ashti dhe nervi im u nënshtruan për Ty...(3)
Përveç kësaj, Aisheja na transmeton një lutje tjetër që e bënte i Dërguari i Allahut në ruku e sexhde:
Na ka treguar Hafs ibën Omeri nga Shu'beh, ky nga Mensuri, ky nga Ebu ed Duha, ky nga Mesruku, e ky nga Aisheja e cila ka thënë: "I Dërguari i Allahut në ruku e sexhde thoshte: "Subhaneke Allahumme Rab bena ve bihamdike. Allahumme-gfirli - I lartësuar je o Allah, Ti je Zoti ynë, Ty të takon falënderimi. O Allah më fal mua."(4)
Gjithashtu nga Aisheja na transmetohet edhe një lutje tjetër, e që është e njohur: Na ka treguar Muslim ibën Ibrahimi nga Hishami, ky nga Katadeh, ky nga Mutarrifi, e ky nga Aisheja e cila thotë: "I Dërguari i Allahut në ruku e sexhde thoshte: "Subbuhun kuddusun Rab bu-l Melaiketi verr-Rruh - I Madhërishëm dhe i Shenjtë është Zoti i melaqeve dhe shpirtit (Xhibrilit)."(5)
Një lutje tjetër, po ashtu na transmetohet nga Aisheja: Na ka treguar Ebu Bekr ibën ebi Shejbe nga Ebu Usameh, ky nga Ubejdullah ibën Omeri, ky nga Muhamed ibën Jahja ibën Hibani, ky nga el A'rexhi, ky nga Ebu Hurejre e ky nga Aisheja e cila thotë:
Një natë prej netëve e kërkova të Dërguarin e Allahut në shtratin e tij, por nuk e gjeta, e zgjata dorën dhe dora i preku këmbët e tij, e ai thoshte: "O Allah, unë kërkoj strehim me anë të kënaqësisë Sate nga hidhërimi Yt, dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti, unë nuk mund të të madhëroj siç e meriton Ti; Ti je i Madhërishëm ashtu siç e ke përshkruar veten."(6)
Se këto lutje të ndryshme që na transmetohen përmes haditheve të ndryshme, janë thënë në namazet individuale dhe në ato nafile, tregon fakti se pjesa e madhe e tyre transmetohen nga Aisheja, e cila përshkruan rukunë dhe sexhden e të Dërguarit të Allahut nga falja në shtëpinë e tij, sepse në namazet me imam ajo nuk ka pasur gjasa ta dëgjoj të Dërguarin e Allahut se çfarë thoshte në ruku e në sexhde, e ndoshta transmetimi i hadithit në vijim, që është i njëjtë me atë paraprak, por i transmetuar nga Aliu, e që është në koleksionin e Ebu Davudit, nga tregon më së miri, se këto lutje të ndryshme i thoshte në namazet individuale siç janë vit ri, sunetet dhe nafilet: Na ka treguar Musa ibën Ismaili nga Hammadi, ky nga Hisham ibën Amër el Fezari, ky nga Abdurrahman ibën el Harithi, e ky nga Ali ibën ebi Talibi se i Dërguari i Allahut në fundin e vitrit të tij thoshte: "O Allah, unë kërkoj strehim me anë të kënaqësisë Sate nga hidhërimi Yt dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti, unë nuk mund të të madhëroj siç e meriton Ti; Ti je i Madhërishëm ashtu siç e ke përshkruar veten."(7)
Përfundim
Nga kjo që kam përmendur, bëhet e qartë se lutja që bëhet në namazet me imam është lutja e njohur që praktikohet te të gjithë myslimanët anembanë botës: "Subhane rabbije-l adhim", kurse lutjet tjera që i kam përmendur, sipas shkollës hanefite mund t'i bashkëngjitet kësaj lutje në namazet individuale, qofshin ato farze, sunete apo nafile. Mirëpo, mund edhe të përdorën si të vetme, pa lutjen "Subhane rabbije-l adhim".
_____________________________________________
(1) Ebu Davudi në Sunen, nr.869; Ibën Maxhe në Sunen, nr. 887. Shuajb Arnauti që bën vlerësimin e haditheve të sunenit të Ibën Maxhes, për këtë hadith thotë: "Senedi i hadithit është i pranuar (hasen). Ndërsa Ibën Huzejme dhe Hakimi e vlerëso jnë se ky hadith është autentik." Ibën Maxhe, Sunen, v.II, f.58.
(2) Muslimi në Sahih, nr. 203 (772); Tirmidhiu në Sunen, nr. 262; Ebu Davudi në Sunen, nr.871. Hadithi është autentik, kështu mendon edhe Albani.
(3) Muslimi në Sahih, nr. 201 (771); Ebu Davudi në Sunen, nr. 760; Tirmidhiu në Sunen, nr. 487; Ibën Huzejme në Sahih, nr,607; Tahaviu në Sherh Meani-l Athar, nr. 1396, në version të shkurtuar (sikurse Ibën Huzejme dhe një versioni të Ebu Davudit) dhe tregon që hadithi për cillet përmes tri rrugëve të transmetimi.
(4) Buhariu në Sahih, nr.794, 817, 4293; Muslimi në Sahih, nr. 217 (484); Ebu Davudi në Sunen, nr. 877; Ibën Huzejme në Sahih, nr. 605; Ibën Hiba ni në Sahih, nr.1929; Ahmedi në Musned, nr. 3683 me shtesën në fund "tri herë", që nënkupton se e thoshte këtë lutje tri herë, si në ruku ashtu edhe në sexhde. Hadithi është auten tik dhe transmetohet në të gjitha koleksionet, me përjashtim të koleksionit të Tirmidhiut. Shprehjet e hadithit në të gjitha transmetimet thuajse janë të përafërta njëra me tjetrën.
(5) Muslimi në Sahih, nr. 223 (487); Ebu Davudi në Sunen, nr. 872 (teksti është nga Ebu Davudi); Ibën Huzejme në Sahih, nr. 606; Ibën Hibani në Sahih, nr. 1899; Bejhekiu në Sunen el-Kubra, nr.2562; Tahaviu në Sherh Meani-l Athar, nr. 1406. Verifikuesit e hadithit si Shuajb Arnauti dhe Albani e kanë vlerësuar këtë hadith në shkallën më të lartë të besueshmërisë.
(6) Ibën Max he në Sunen, nr. 3841; Ahmedi në Musned, nr. 751. Hadithi është autentik.
(7) Ebu Davudi në Sunen, nr.1427. Hadithi është autentik sipas vlerësimit të Shuajb Arnautit dhe të tjerëve.
Dituria Islame 314