Burimet e miratuara (3)


Përveç sunetit të shprehur me fjalë, të shprehur në praktikë dhe të miratuar, ekziston edhe hadithi kudsij, që në aspektin e kuptimit është shpallje nga Allahu, por forma e të shprehurit është nga Pejgamberi a.s. Pra, këtu ekziston dallimi në mes hadithit kudsij dhe Kuranit, i cili është i shpallur nga Allahu edhe në aspektin e kuptimit dhe atë të të shpre hurit, se Pejgamberi a.s. doemos duhet ta transmetoj atë, dhe se Kurani i tëri është i transmetuar në mënyrë besnike (tavaturen). Ndërsa, hadithi kudsij në aspektin e transmetimit mund të jetë i vërtetë, i dobët, i trilluar dhe i rrejshëm.
Nga e gjithë kjo shihet se duhet patjetër të studiohet hadithi në aspektin e zinxhirit të transmetimit (senedi) dhe kuptimit thelbësor të tij (metni). Për studimin e këtyre çështjeve dijetarët kanë vendosur rregulla të cilat ndihmojnë në kuptimin sa ma të përpiktë dhe të drejtë të normave-dispozitave.


Burimet e miratuara


Shkencat të cilat janë nxjerrë nga studimi i tillë janë:


Senedi


1. Shkenca e cila merret me historikun e transmetuesëve, dhe me cilësimin ose karakterizimin e drejtësisë, përpikërinë dhe të mbajturit mend të transmetuesit, duke nxjerr në shesh aspektet negative që janë prezent në drejtësinë, përpikërinë dhe në të mbajturit mend të transmetuesit. Po ashtu është shken ca e cila merret edhe me evitimin e mangësive të disa haditheve.


Metni


1. Shkenca e cila merret me kuptimin e fjalëve të panjohura të hadithit, e po ashtu edhe me problematikën e harmonizimit të haditheve që s'janë në pajtueshmëri të plotë mes veti, dhe me hadithet deroguese dhe ato të deroguara.
Dijetari i njohur Ibën Hazmi thotë: "Transmetimi i besueshëm nga njëri në tjetrin, duke mos u shkëputur zinxhiri i transmetimit që arrin deri të Pejgamberi a.s. është një veçori me të cilën dallohen myslimanët nga umetet tjera. Sahabët dhe tabiinët kanë qenë shumë të përkushtuar që të transmetojnë atë që e kanë dëgjuar nga Pejgamberi a.s. në mënyrë të besueshme dhe me sinqeritet. Në këtë mënyrë ata kanë vazhduar transmetimin, derisa kjo përfundon atëherë kur dijetarët e hadithit e shkruajnë sunetin."(1)
Përpikëria në transmetim është një veti që nuk e kanë pasur umetet e mëhershme, dhe se dijetarët kanë përcaktuar rregulla se si mund të verifikohet saktësia e hadithit, konsiderimi i tij si i mirë dhe dobësia e tij. Kjo është përcaktuar në këto aspekte, në aspektin e zinxhirit të transmetimit (sened), në aspektin se sa ka qenë i drejtë transmetuesi (el-adaleh), në aspektin e përpikërisë së transmetuesit (ed-dabt), në aspektin e mos veçimit nga transmetuesit tjerë (adem esh-shud hudh) dhe në aspektin e mos ekzistimit të dobësive (adem el-adaleh).
Dijetarët e hadithit thonë, se po që se ndodhë që ndonjëra prej këtyre cilësive është e dobët apo fare nuk ekziston, atëherë hadithi konsiderohet i dobët. Po ashtu hadithin e dobët e kanë ndarë në disa kategori, si:
1. Hadithi el mursel(2);
2. Hadithi el munkat'i(3);
3. Hadithi el mua'dal(4);
4. Hadithi el mudelesu(5);
5. Hadithi el mudtaribu(6);
6. Hadithi el maklubu(7);
7. Hadithi esh shadh'dhu(8);
8. Hadithi el munkeru(9);
9. Hadithi el metriku(10);
10. Hadithi el mualelu(11) etj.
Librat e hadithit janë radhitur sipas gradës së vërtetësisë sipas unanimitetit të të gjithë dijetarëve, kështu si vijon:
1. Për atë që janë unanim Buhariu dhe Muslimi në transmetim;
2. Atë që e ka transmetuar vetëm Buhariu
3. Ajo që është transmetuar duke i plotësuar kushtet e transmetimit sipas Buhariut dhe Muslimit;
4. Ajo që është transmetuar sipas kushteve të Buhariut;
5. Ajo që është transmetuar sipas kushteve të Muslimit;
6. Atë transmetim që e kanë konsideruar të vërtetë dijetarët, përveç Buhariut dhe Muslimit.
Pra, në këtë mënyrë shihet qartë se sa është i rëndë sishëm ky burim i sheriatit.


Shënim shumë me rëndësi


Njëri prej fenomeneve të këqija që përballet suneti është se disa njerëz nxitojnë në kuptimin e hadithit, duke menduar se i vetmi kuptim i tij është ai të cilin e kuptojnë dhe shpjegojnë ata, dhe se kuptimet tjera sipas tyre janë të papranuara, andaj ata nxitojnë në kundërshtimin e hadithit, sepse nuk është sipas kuptimit që ata e kuptojnë. Sikur personi i tillë të studionte dhe të mësonte do ta kuptonte se kuptimi i hadithit nuk është si e kupton ai dhe se ai e ka shprehur një mendim që nuk e ka sjell Kurani e as suneti, e as nuk përputhet me kuptimin gjuhësore dhe se për këtë nuk ka fol asnjë prej dijetarëve të njohur më herët.
Disa e lexojnë hadithin që e transmeton Ibën Maxhe nga Ebu Seid el Hudariju r.a. dhe Taberaniu që e trans meton nga Ubadete ibën Samiti, se Pejgamberi a.s. ka thënë: "O Zoti im më bëj që të jetojë i varfër, dhe me bëj që të vdes si i varfër dhe më ringjall në grupin e të varfërve." Këtu ata e kanë kuptuar varfërinë në aspek tin e mangësisë së pasurisë, e që një kuptim i tillë është në kundërshtim me atë se Pejgamberi a.s. ka kërkuar ndihmë nga Allahu që ta ruaj nga sprova e varfërisë dhe rasti kur Pejgamberi a.s. i ka thënë Amer ibën el Asit: "Sa e mirë është pasuria e mirë për njeriun e mirë." Po ashtu, Allahu xh.sh. përmend atë se Pejgamberin a.s. e ka pasuruar dhe i ka thënë: "Dhe të gjeti të varfër, e Ai të pasuroi". Kuptimi i këtij ajeti është modestia dhe përkrahja. Ibën Ethiri thotë: "Me këtë ka qenë për qëllim modestia dhe përkrahja dhe që Pejgamberi a.s. të mos bëhet prej mendjemëdhenjve."
Dikush prej këtyre ka lexuar hadithin që e transmeton Ebu Davudi dhe El Hakimi nga Ebu Hurejreja r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Vërtet Allahu dërgon në krye të çdo njëqind vjetëve dikë që e shpengon këtë fe". Ky hadith është kuptuar në aspektin e ndryshimeve dhe reformave te reja për shkak të ndryshimit të kohës. Kuptimi i këtij hadithi është rifreskimi i të kuptuarit, duke u kthyer veprimi dhe kuptimi i islamit ashtu siç ka qenë në kohën e Pejgamberit a.s., sahabëve dhe atyre që kanë ardhur pas tyre.
Nëse e refuzojmë çdo hadith do të ishte problem për ne që ta kuptojmë hadithin edhe po që se ai është i saktë. Për një problematikë të tillë edhe dijetarët nuk kanë pasur guxim të madh, andaj mu për këtë problem dijetari Muhammed bin Kutejbete ka shkruar librin: "Te'vilu muhtelefil hadithi lirr Rredi ala mithli hadhihi ez Zevabi'i".(12)
Nuk mund të shpjegohet fikhu (jurisprudenca islame) pa sunetin e Pejgamberit a.s., por edhe suneti nuk mund të kuptohet pa fikhun. Bazat e fesë islame janë të vendosura në librin e Allahu dhe në Sunetin e Pejgamberit a.s., ashtu si është shprehur imami Hasan el Bena.
Fikhu nuk është që merret me mësimin përmendesh të teksteve (ajeteve dhe haditheve) dhe me nxitimin në argumentim. Kuptimi i fesë bazën e ka në devocion dhe në përmbushjen e saj. Andaj, për t'u kuptuar islami janë rregullat e veçanta, të cilat i kanë shkruar dhe shpjeguar dijetarët e usulit, duke përcaktuar kapituj të veçantë për këto rregulla, të cilat janë të mbështetura në Kuran dhe Sunet. Të dyja këto burimet i kanë veçoritë e tyre të veçanta dhe cilësitë në aspektin e të kuptuarit dhe të mësuarit. Qëllimi final i fesë është që veprat të cilat zbatohen të jenë të atilla që janë të dobishme, ngase një gjë të tillë e përcakton urdhrin apo ndalesën e ardhur prej Allahut xh.sh. Urdhrat dhe ndalesat që i përcakton Allahu xh.sh. sqarohen në dy baza:
E para, veçoritë e bazave të argumentimit duke u bazuar në urdhra dhe ndalesa. Për këtë do të flasim gjerësisht kur të shpjegojmë për mospajtimet e juristëve myslimanë në çështjet e dytësore.
E dyta, që urdhrat dhe ndalesat të zbatohen. Sa herë që humb ekuilibri i të kuptuarit të këtyre dy bazave, ose njërës prej tyre sjell deri të kuptimi i gabuara i qëllimit dhe mësimeve hyjnore.(13)
Për këtë arsye të kuptuarit e fesë parimisht është mbështetja në tekste (ajete dhe hadithe), por një veprim i tillë nuk është çështje e lehtë sikur që mendojnë disa njerëz, por është çështje shumë e vështirë, e posaçërisht kur nuk njihen gjërat si duhet, nuk njihet gjuha arabe me të gjitha gjinitë e saj si në aspektin e të shprehurit dhe të nxjerrjes së kuptimeve, e po ashtu edhe nga aspekti i kuptimit gjuhësor. Modelin e të kuptuarit të tillë e kemi në shumë raste që kanë ndodhur gjatë historisë islame.
Ajeti dhe hadithi janë vetë feja, dhe se këto kanë kuptime të atilla që i përshtaten të gjithë njerëzve në çdo kohë dhe çdo vend, ngase janë shpallje prej Allahut dhe se për këtë në vete (ajetet dhe hadithet) bartin depon e kuptimeve dhe njohurive, dhe se kuptimin e tyre nuk do të mund ta konsumojë vetëm një gjeneratë myslimanësh, por çdo gjeneratë do të mund të zbuloj atë që nuk e kanë ditur ata para tyre. Pra, kjo është njëra prej mrekullive të përmbajtjes së teksteve (ajeteve dhe haditheve), sikur që edhe veprimi për t'i kuptuar këto ka lidhshmëri me të arriturat e mendjes njerëzore në shkencat e ndryshme, të cilat nuk janë nën kornizën e tekstit (ajetit apo hadithit).
E për t'i kuptuar këto tekste (ajete dhe hadithe) duhet doemos të kthehemi te dijetarët dhe të mos veprojmë vetëm me kuptimin e jashtëm të tekstit, ngase ne nuk i njohim mënyrat e të kuptuarit, andaj patjetër duhet të jemi nxënës të imamit e jo nxënës të librit.


____________________________________________
(1) Mennaul Kutani "Et-Teshri'u vel Fikhu fil Islami", fq. 69.
(2) Hadith mursel, konsiderohet ai hadith që ka të këputur var gun e transmetueseve pa marrë parasysh vendin ku është këpu tur ai. (Shënim i përkthyesit).
(3) Hadith munkati quhet hadithi nga senedi i të cilit ka rënë një transmetues, në një apo më shumë vende ose në senedin e tij qëndron ndonjë transmetues i panjo hur. (Shënim i përkthyesit).
(4) Ky është hadithi në senedin e të cilët nuk janë dy e më tepër transmetues njëri pas tjetrit, qoftë në fillim, në mes apo në mbarim të senedit". (Shënim i përkthyesit).
(5) Hadithi el mudeles është kur fshehët një mangësi e senedit, ndërsa për nga jashtë duket se hadithi është në rregull. (Shënim i përkthyesit).
(6) Hadithi, i cili transmetohet përmes formave të ndryshme që janë të barabarta për nga fuqia. (Shënim i përk thyesit).
(7) Hadithi, i cili ka pësuar ndryshim në sened ose në metën të tij duke u zëvendësuar fjalët e senedit ose të metnit me fjalë të tjera, pa marrë parasysh një ndryshim i tillë është bërë me qëllim ose pa qëllim. (Shënim i përkthyesit).
(8) Had ithi esh Shadhu është hadithi që transmetohet nga transmetuesi i besueshëm, por që është në kundërshtim me transmetimin e atij që ka përparësi më tepër se ky. (Shënim i përkthyesit).
(9) Hadithi, të cilin e transmeton transmetuesi i dobët që është ne kundërshtim me hadithin që e transmetojnë transmetuesit e be sueshëm. (Shënim i përkthyesit).
(10) Hadithi el metruku është hadithi në senedin e të cilit ka një transmetues të akuzuar për gënjeshtër. (Shënim i përkthyesit).
(11) Hadithi që i është kon statuar një mangësi e cila ndikon negativisht në autenticitetin e hadithit, por në shikim sipërfaqësor duket se hadithi është në rregull. (Shënim i përkthyesit).
(12) Dr. Abdul Mexhid Nexhar, "Kitabul ummeti fi kisati et Tedejuni fehmen ve tenzilen", vol. I. fq.43.
(13) ibid fq. 81.



Xhumah Emin Abdulaziz
Përktheu nga gjuha arabe: Mr.sci. Flamur Sofiu


 


 


Dituria Islame 316


Artikulli i kaluar
Burimet e miratuara (2)
Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Njihuni me hafëzin fitues që e vendosi Kosovën numër 1 në garat ndërkombëtare të Kuranit