Myftiu Tërnava priti në takim piktorin Urim Berisha

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim piktorin Urim Berisha.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje piktorit Berisha, e më pas e falënderoi atë për ligjërimin dhe prezantimin që ai bëri para të pranishmëve me rastin e hapjes së ekspozitës "Origjina e numrave", e cila u mbajt sot në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Myftiu Tërnava vlerësoi kontributin e piktorit Berisha në pasurimin e jetës kulturore dhe artistike, si dhe rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla në mjediset akademike, të cilat u ofrojnë studentëve mundësi për të zgjeruar njohuritë dhe për të parë nga afër ndërlidhjen e artit me fusha të tjera të dijes.
Nga ana e tij, piktori Urim Berisha falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për Bashkësinë Islame të Kosovës për organizimin dhe mundësinë që ekspozita "Origjina e numrave" të prezantohet para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame.
Gjatë takimit, Berisha e njohu Myftiun Tërnava edhe me veprimtarinë e tij artistike dhe angazhimet në fushën e artit.