Departamenti Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës shënoj 10 vjetorin e themelimit përmes një programi solemn, ku u vlerësua rrugëtimi, angazhimi dhe kontributit i tij ndër vite. Programi nisi me leximin e ajeteve nga Kurani për të vazhduar me fjalën e koordinatores së Departamentit të Gruas në Gjakovë, e cila prezantoi rrugëtimin 10 vjeçarë të këtij departamenti, aktivitetet e realizuara dhe angazhimin e mualimeve në shërbim të grave dhe komunitetit.
"Gjatë kësaj dekade, misioni ynë është konkretizuar përmes programit kryesor, mësimit përgjatë jetës, i cili përfshin ligjërata e javor mbi besimin, reflektimin kuranor, biografinë e Profetit, si dhe etikën dhe jurisprudencën islame, përfshirë çështjet e adhurimit, jetës shoqërore, transaksioneve ekonomike dhe të drejtës familjarë. Programi është pasuruar me ligjërata motivuese, aktivitete e kulturore e kombëtare, si dhe me bashkëpunimet e frytshme me profesionistë të shëndetësisë, ekonomisë, psikologjisë dhe fushave të tjera", tha koordinatorja e Departamentit të Gruas në Gjakovë, Dr. Violeta Smajlaj.
Në këtë përvjetor udhëheqësja Departamenti të Gruas pran Kryesisë së Bashkësisë islame të Kosovës, znj. Vaxhide Podvorica-Bunjaku, vlerësoj rrugëtimin dhe e angazhimin e mualimeve të Gjakovës, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në edukimin fetar të grave. Ajo foli e dhe për zhvillimin e Departamenti të Gruas në nivel vendi, i cili ndër vite ka zgjeruar veprimtarin dhe shtrirjen e tij duke bërë që sot pothuajse në çdo komunë të Kosovës të funksionojë dega këtij Departamenti.
"Dhjetë vjet janë një historie përbashkët e ndërtuar me punë vullnet e sakrificë dhe besim, prandaj i falënderoj të gjitha ato të cilat kanë kontribuuar në këtë Departament. Ky përvjetor është dëshmi se në Gjakovë ka pasur gra që kanë besua në këtë mision, që janë angazhuar për ta zhvilluar atë dhe që kanë kontribuuar në edukimin fetar, e ruajtjen e vlerave dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave."
Kontributi Departamenti të Gruas në jetën shoqërore dhe rëndësia aktiviteteve të tij u vlerësua edhe nga përfaqësueset e komunës së Gjakovës.
"Besoj që se cila këtu që vjen e ndjenë qetësinë shpirtërore dhe këtë edukim shpirtëror e përcjellë edhe tek familja, që është pjesa më e rëndësishme e shoqërisë tonë. Unë ju përgëzoj për këtë 10 vjetor, pa dyshim që do të bëni punë të mrekullueshme edhe tutje dhe jam shumë e lumtur që po përhapni një energji shumë të mirë në shoqëri që është pjesa më e rëndësishme e çdo shtetit", tha drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Nita Efendia Brovina.
Pjesë e programit ishte dhe shfaqja e një dokumentari, përmes të cilit u pasqyruan aktivitetet, puna dhe momentet më të rëndësishme të departamentit të gruas në Gjakovë për gjatë këtyre 10 viteve.
Programi u begatua dhe me ilahi nga Merita Burniku.