“Llogarite vetveten para se të llogaritesh”. (Omeri r.a.)
Fjalë e vjetër që rezistojë më se 14 shekuj, fjalë që i bëri ballë furtunave e stuhive të furishme, e thënë me maturi, mençuri të rrallë të përzier (Kompozuar me notën) me lotin e devotshmërisë, fjalë e thënë me burrëri e artikuluar nga njerëz që përjetuan e bashkëjetuan me shembullin e shembujve Hatemunnebijjin,a.s., Kur`anin qe ka ecur i gjallë në tokë, që frymuan këtë aromë njerëzorë për sa jetuan e edhe pas sa mija e mija viteve po mundohem t`ju sjellë aromë nga trëndafili i tyre gjithnjë i njomë.
Gjeneratat e gjeneratave, të tillët jetuan në shekullin e artë me vepra mrekulli të cilët flijuan ç`patën me të vetmin qëllim të lënë një botë model për pasardhësit e tyre.
Zhurmat e zhurmshme më këndellën nga gjumi që më kishte kapluar thellë, ato më bën të kuptojë se ishte 31 dhjetori, ishte shkuar një vit i tërë, mysafiri me kostumin kuq e bardh ishte ardhur të më marr edhe një vit nga jeta ime.
Sa ditë të gjata vere? Sa net pranverore? Sa rreze Dielli të shkurtra, sa e sa shira të rrëmbyeshëm ranë përgjatë këtyre stinëve…
Medito:1. Sa fytyra u mbuluan me dhê?!!
Sa ngjarje të rënda që pësoi ky planet, sa njerëz lëshuan këtë botë e u shpërngulën përjetësisht në Ahiret.
Sa, i përpiu toka dhe askush nuk i përmend më ?!
Dje ishte, sot nuk është. Kohën i tilli (ndjeri) nuk mundi ta ndal dhe ja sot udhëtoi në rrugën e pa kthim.
A për këtë fakt un duhet të festojë, unë duhet të urojë, shpërblejë e dhurojë të tjerët se jam thinjur edhe një vit më shumë.
Jo, nga përllogaritja ime rezulton se çastet në fjalë nuk duhet festuar përkundrazi duhet qortuar veten Pse? Si? Çka?
Sa fëmijë ende pa filluar kjo “sene” u dogjën të gjallë nga makineritë jonjerëzore me armët fosforike?
Sa nëna se bashku me frytet e tyre u nakatosën në këtë vit e nuk lejuan njerëzit në formë të njeriut por me bindje antinjerëzorë s`lejuan barbarët, botës t`i sjellin ardhmërinë.
Medito: 2. Ata u penduan më qindra herë para se të mëkatojnë.
Të parët tanë e llogaritnin të kaluarën e tyre, pyesnin vetveten, jo një herë në vit, as në muaj e as javë por, njerëzit-shembulljë këtë e bënin me perëndim të diellit, me rënie të muzgut ata gjendeshin në bankën e të akuzuarit, te akuzuar? Nga kush?
Kush ishte akuzuesi, ai ishte Akuzuesi ishte askushi, ishte vetvetja i cili është mirë i informuar për çdo frymëmarrje të tij. Vetvetja tek vetvetja. Pas kësaj skene dielli rrezon më mirë, shkëlqen më shumë dhe përderisa dielli rrugëton derisa t`ia liron vendin hënës prapë përsëritet e njëjta skenë. Dhe ecja e protagonistit të tillë do të jetë e kujdesshme çdo hapë çdo frymëmarrje, çdo veprim sepse me rënien e dritave skena e bankës së akuzimit do fillojë (sërish fillon). A nuk janë raste të arta shembujt e sipër cituar
O njeri i këtij shekulli, që numëron 14 shekuj pas kohës së tyre? Ku je Ti në civilizim, mirëqenie, e emancipim? Përgjigjen po e lënë në ndërgjegjen tënde.
Kjo ishte njëra ndër sekretet e suksesit të tyre që kishte marrë botën dhe priste momentet e fundit të zgjerohej edhe më nga kolosalët që dini ç`veprojnë dhe që pendohen më qindra herë para se të mëkatojnë.
Këta kanë qenë bijtë e Islamit që e kanë bartë islamin mbi supet e veta, edhe pse toka, kodrat e malet e refuzuan, e assesi jo, si ne sot që Islami na bartë, pa lënë gjurmë…
Karakteristik e fundvitit është nxjerrja e bilancit vjetorë ç`fitova, çka humba me një fjalë Të hyrat dhe të dalurat e veprimtarisë.
Ky është edhe qëllimi i “festave”1/4 e biznesit i hanë pazari m'u këto ditë.
Ky është shembull për të gjithë krijesat që jetojnë në këtë nënqiell që këto ditë (fundvitit) preokupohen, stresohen rrinë pa gjumë me net të tëra për përpilimin e raporteve përmbyllëse, materialiste.
A thua të tillët këtë mund, këto djersë i shpenzojnë për vetën e tyre. Bilancit e vetvetes, kur? Ku? Si? Çka?!!...
O Njeri i tillë kur e ke përpiluar bilancin e jetës sate, ku i ke të hyrat. A falënderon për të hyrat e tua qe i ke marr hua dhe një dit do t'i kthesh sepse nuk është pronë e jotja, borxhi duhet të kthehet dhe ai është vetëm dukë u stërrritur, Po t'i kujtoj vetëm disa të hyra: Krijesë më e bukur, e tëra të është nënshtruar ty, për ty funksionon, shëndetin që e gëzon… ke ende bonuse, listën vetëm sa e fillova detyrë e jotja është ta vazhdosh…
“Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?”(1)
Për shefin e sektorit tim dridhem dhe me stresin dhe angazhimin më të madh mundohem që të zezën në të bardhë ta përpilojë sa më saktë, ta shkruaj sa më mirë që i pëlqen atij duke tentuar që finale, të zezën në të bardhë, barazimi të jetë që e bënë të buzëqeshë bosin tim…
Medito:3. Bilancin personal të vetvetes (shpirtit tënd) e përpilove?
Veprat që të bën të hysh në parajsë i Përllogarite, apo ato që të bëjnë të dalësh nga parajsa i identifikove? Ende po pres përgjigjën tuaj, lexo më zë, më shumë, më thuaj!
Për shefin më parë rrëfeve, u dridhe me emocione dhe nuk shtive fare gjumë në sy derisa i dorëzove raportin që fletë në favorin e tij.
E Shefit të Shefave, pronarit të shpirtit tënd që rrahjet e zemrës tënde i ka në dorë, asnjë qepallë e syve tuaj nuk mbyllen e hapën pa dijeninë e Tij, për sa mbyll e qel sytë mund të shkaktoj atak, më thua sa qaste të lanë pa gjumë në meditim për Të, a po ndoshta s'qave kokën fare???...
Më thoni Ju protagonistët e mi a është kjo drejtësi apo ndoshta është pabesi në zhargonin tonë… Zhurmat, krismat, ndriçimet –fishekzjarrët (realy) të gjuajtur nga armë të vërteta në kohë paqe ishin ato që më zgjuan ndjenjën time të fjetur dhe më bën të kuptojë, të ndjejë e perceptojë se "babadimrit" i kishte ardhur koha të shpërndaj dhurata, të më marrë edhe një viti nga jeta ime.
Medito: 4. Edhe një vit je më pak në këtë botë, frymëmarrja jote është e numëruar.
Dije o njeri, se sa herë që të vijë koha ta sheh "babadimrin" (njeriun me kostum bardh e kuq) kujtoja vetës se edhe një vit je më pak në këtë botë, edhe 365 ditë më mangu do të marrësh frymë, oksigjeni yt është i kufizuar, çdo herë që e thithë e liron depoja ngushtohet, harxhohet, o njeri shpenzohet përderisa një ditë toka dhe qielli më gjithë gjerësinë e saj ti mbyllin dyert për ty dhe tregojnë duke të paralajmëruar se depoja me oksigjen, ah oksigjeni… gjendja e saj është nën 0000…
Pra, njeriu i dimrit me kostum kuq e bardhë “babadimri” po ta shkurtojka ymrin e jo siç pretendohet e besohet se ta zgjatë atë me dhurata.
Festat e fundvitit dhe acari i fortë, i fundit të dhjetorit më kujtojnë e më hapin varrën në zemrën time e cila nuk u shërua për gjatë tërë vitit përkundrazi vetëm sa u zgjerua, këto stuhi bore më rikthejnë dhembjen e madhe për masakrat e fundvitit që ulëritën nga bishat njerëzore në truallin për rreth Aksas.
Medito: 5. A duhet gëzuar e festuar që koha po të ikën, me karvanin e saj që mban emrin JETË
A duhet gëzuar e festuar që koha po të ikën, me karvanin e saj që mban emrin JETË, e ti i bashkëngjitësh me gëzim e hare që në “natën më të gjatë të vitit” e cila është urë ndarëse- lidhëse në mes të eskit dhe yenit, old and new, me than të vjetrës dhe të resë ta quash natë më të hareshme të vitit,…
Natën që po përmbyll një kapitull të pa llogaritur për vete por në mënyrë perfekte e të detajuar për të tjerët, dhe etapën tjetër që nuk e din çka të pret ndoshta në hyrje të kësaj porte që e prite me zhurma e festime të prêt e papritura, e pa menduara e pa planifikuara, ajo që Faraonin e gjeti në mes të Nilit, e ndoshta edhe suksesi nuk duhet anashkaluar, e inshAllah e mbara të prin, ama si arrihen këto të fundit vetëm me prognoza, dëshmitarë jemi se prognozat jo rrallë na dështojnë, ne nuk jemi njerëz prognozivë e të jetuarit me fontanë dëshirash, jo jo…
Jo jemi të vetëdijshëm se me festime e zgjidhje pa shije, e plotësim të egove, tejkalim të kufijve askush nuk ka përparuar e as komb civilizuar, popull çliruar e pavarësuar, ah pavarësia askush se din më mirë se ne, se si ajo fitohet, sa e sa…
Medito:6. Nuk kemi KOHË për FESTIM Ahireti po na pret (afron)
Pejgamberi a.s. e dimë se në rini e ruante Allahu nga festimet e ndaluara nëpërmjet ushtarëve të Tij-engjëjve duke e inspiruar në situate të dukshme me veprime të caktuara, në shembullit të tillë i duhet t`i shtojmë + sabrin, durimin, mesazhin e resulullahut s.a.v.s. praktikën e Sahabëve, këshillat e dijetarëve, praktikat e prijësve të drejtë dhe në fund ekuacioni zgjidhet me barazimin = ”Nuk kemi KOHË për FESTIM Ahireti po na prêt (afron)”. Nevojitet, e domosdoshme është bagazhi me vepra salihun, sinqeritet, përmbyllje të misionit, arritjes së finales pse nuhasim oksigjenin në këtë gjithësi.
Kjo na rrëfehet në Librin e librave, fjalën që tingëllon më së bukuri, që i rrëqeth zemrat e besimdrejtëve që shohin ndiejnë, mendojnë e besojnë drejtë, qetëson shpirtrat e trazuar, e ndjellakeqëve që mendojnë, punojnë e synojnë, vështrojnë u shton atë që synojnë, e Krijuesi i këtyre rreshtave s`lejonë t'i realizojnë, u shtohet doza edhe më atë që synojnë e hidhërimit, poshtërimit e ndoshta e udhëzimit.
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”.(2)
O njeri, ndalu të thërras për ca qaste, me dy fjalë të thërras, të qetësohesh, vetëdijësohesh, këndellesh nga kjo mjegull e dendur që të ka kapluar, e rrugën e pa kthim symbyllazi je duke rrugëtuar.
“Pasha kohën”.(3)
Allahu, o besimtarë të thërret me këtë emër për të cilën u krijuan detërat e malet, emër që të tjerët të quajnë e këtë bindje në vetën tënde s`e ndien, të tjerët frikësohen nga ti e në realitet s`kuptojnë se e urren fortësinë, margaritarin që bartë ky mesazh, zemrat e vërbuara zili të kanë, Krijuesi yt betohët në kohën, e ne si po e kalojmë atë, konkretisht ti vëlla që mendon të festosh si e kalon atë???
Duke e kaluar si të dëshiron ti, kur don ti, me qeshje, maxi disponime artificiale Jo, jo të tregojë se koha e fontanë dëshirash ka kaluar, iluzionët gjithashtu perënduan, e agu i angazhimit ka filluar nga momenti kur u emërove…
“Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt”(4).
Cili njeri O Krijuesi im, është në humbje, shpresojë jo njeriu i fishekzjarrëve, i gostive, i klabëve, ahengeve, i zhurmave kërsimave në mes të Paqes…
Me fjalët e mia këshilluese u lë nën hijët e rreshtave të mëposhtëm, që reflektojnë porosin time të mësipërme:
“Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”.(5)
1. Suretu Dharijatu 21
2. Suretu Dharijat-56
3. Suretu Asr -1
4. Suretu Asr -2
5. Suretu Asr-3