Në të drejtën humanitare, ka pakë të dhëna qe i japin kuptim këtij sistemi juridik, që i përket ekskluzivisht Konflikteve të armatosura të karakterit ndërkombëtar ose jondërkombëtare.
Fjalimi i Ebu Bekrit, ka hyrë në historinë e së drejtës ndërkombëtare, gjegjësisht te drejtës humanitare, duke u marrë si fjalimi më kuptimplotë, i cili ngërthen në vete etikën apo moralin e mirëfilltë i cili rrallë është përdorë në luftë apo në konflikte ndërkombëtare.
Në këtë urdhëresë Ebu Bekri, iu drejtohet komandantëve ushtarakë kështu:
"Kur të jeni në luftë, luftoni si burra dhe kalorës. Mos lejoni asnjëherë që mbi ju të bjerë njolla e pabesisë dhe e tradhtisë. Kurrnjëherë mos e sakatosni askënd, as për së gjalli mos e mundoni, as për së vdekuri mos e masakroni. Mos i vrisni pleqtë, grat dhe fëmijët... Nëqoftëse ndesheni me njerëz, të cilët të tërhequr në qelitë e tyre i luten Zotit, njerëz të tillë respektojini dhe i kurseni... edhe nga shqetësimi më i vogël."
Për më tepër atëherë ishte krijuar një këshill i luftës (Divanul-harb) për gjykimin e atyre që do të cenonin rregullat e sipërpërmendura. Kjo Urdhëresë, sot mësohet nëpër universitetet e së drejtës ndërkombëtare në shumë vende të botës.