Ushqimet që luftojnë më së miri kancerin dhe zëvendësuesit e tyre

Beta-karoten / Karota është mbajtësi i zakonshëm i kësaj vitamine, por mund të përdorni edhe patatet e ëmbla, që kanë dyfishin e Beta-karotenit në krahasim me karotat.

Beta-cryptoxanthin / Portokalli është mbajtësi më i përdorshëm i kësaj vitamine, por një frut papaja ka 11 herë më shumë Beta-cryptoxanthin dhe 6 herë më shumë se një gotë me lëng portokalli.

Lutein-zeaxanthin / Spinaqi përmban pasivisht Lutein-zeaxanthin, por ajo gjendet me shumicë në të gjitha bimët që futen në kategorinë e sallatave.

Acidi ellagik / Luleshtrydhet janë burimi kryesor i këtij acidi, por frutat e pyllit kanë 3 herë më shumë se këto, përdorimi i boronicave, manaferrave dhe frutave të kësaj familje është i këshillueshëm.

Glucosinolates / Brokolit janë burim i mirë, por një gjysmë tasi supe me lakra përmban dyfishin e këtij përbërësi antikancer sesa e njëjta sasi brokoli.