Stresi termik: Ditët e nxehta dhe me lagështi të rrezikshme për zemrën

Kokëdhimbja, pagjumësia dhe shqetësimi janë shpesh pasojë e ndryshimeve të shpejta të temperaturës.

Ditët e nxehta dhe mbrëmjet me shi ndikojnë që edhe personat më të shëndetshëm të ndihen keq.

Ndryshimet e shpeshta veçanërisht ato që ndodhin brenda ditës, janë stres i vërtetë për organizëm i cili përpiqet të adaptohet. Shumica e njerëzve ankohen në simptoma të lehta dhe shqetësime, ndërsa individ ndiejnë marramendje të forta, dhembje, nauze ...

Veçanërisht janë të rrezikuar të sëmurët kronik dhe meteoropatët, personat tek të cilët përkeqësimi i sëmundjes ose pengesat e ndryshme shëndetësore rregullisht paraqiten në kushtet e pavolitshme kohore.



Simptomat

Simptomat më të shpeshta që ankohen meteoropatët janë: çrregullimi i gjumit (pagjumësia ose gjumëvazhdimësia), lodhja, kokëdhimbja dhe migrena, marramendja, dhembje në nyje me muskuj, probleme me ritmin e zemrës (më së shpeshti të rrahura të shpejtuara), frymëzërje, sulme astmatike, shqetësime, depresion dhe tension të lartë.

Përveç njerëzve të shëndoshë të cilët 24 deri 48 orë para ndryshimeve të kohës fillojnë të ndiejnë pengesa, tek një numër i madh i sëmundjeve kronike simptomat përkeqësohen në kushtet kohore.

Nxehtësia, që e ndiejmë këto ditë, negativisht ndikon te personat që kanë probleme me sëmundjet e enëve të gjakut, për të cilat gjithashtu është tejet i rrezikshëm edhe era e nxehtë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër ose në tru.

Nga ndryshimet e shpejta veçanërisht duhen të ruhen të sëmurët e zemrës ngase kur rritet lagështia e ajrit, zemra punon me vështirësi nëse ekspozohet mundit fizik.

Gjithashtu, këto ditë janë të rrezikshme për të sëmurët e sistemit të frymëmarrjes, personat me ulçer, të sëmurët psikik, dhe ata që vuajnë nga alergjitë.



Adaptimi

Meqë në kohë nuk mund të ndikojmë, na mbetet vetëm që të adaptohemi. Personat e ndjeshëm duhet që rregullisht të përcjellin prognozën biometerologjike.

Mjekët tërheqin vëmendjen që personat e moshuar dhe të sëmurët kronik janë zakonisht mirë të përgatitur për këto periudha, sepse i përmbahen këshillës së mjekut dhe terapinë me ilaçe e adaptojnë me kushtet klimatike, dhe ndihma e shpejtë më së shpeshti intervenon tek njerëzit e rinj të cilët mendojnë se janë të shëndoshë dhe nuk brengosen për ndryshimet kohore.



Ngadhënjeni nxehtësinë

Gjatë kushteve të përkeqësuar biometerologjike vështirësitë më lehtë do t'i përballoni nëse u përmbaheni këtyre këshillave: largohuni nga tollovia, pini mjaft lëngje, mbani syzet për diell dhe kapelë, vishuni në harmoni me temperaturën e ajrit.

Kripërat dhe mineralet që humbisni me djersitje zëvendësoni me pemë dhe perime të freskëta, lëngje frytesh dhe pije ekzotike, si dhe me rëndësi është me respektuar përkufizimet e trupit tënd, që d.m.th. punët e rënda nuk duhet kryer në kohën e mesditës si dhe gjatë ditëve të rënda dhe të vështira në mënyrë gjeneral sa më pak duhet marr me aktivitete të rënda fizike.

Nëse pengesat tuaja ose sëmundja primare është shumë e shprehur, sa më shumë pushoni dhe kaloni kohën më të madhe në hapësirë të klimatizuar.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi