Helmimi medial i intelektit dhe kriza e autoritetit

Mitet dhe legjendat që janë paraqitur në historinë e gjatë të llojit njerëzor shpesh janë treguar si mjete tejet efikase për fillimin dhe mbajtjen e ideologjive të ndryshme, ideve dhe lëvizjeve, e në këto jo rrallë janë formuar edhe imperatori dhe shtete të mëdha botërore.

Ndonjëherë këto mite kanë qenë të inspiruar me ngjarje të vërteta që kanë shënuar historinë e një populli, por një pjesë e madhe e këtyre miteve kanë qenë gënjeshtra të kulluara, të cilat nuk kanë qenë fare të themeluar në asnjë fakt real.

Mirëpo, liderët dhe udhëheqësit e popujve të ndryshëm, ose lëvizësit e ideve të caktuara dhe projekteve kanë kuptuar mirë që masave me rëndësi është t’ju fusin legjendën për paraardhësit e lavdishëm, heroizmin dhe superioritetin e tyre mbi popujt e tjerë, dhe njerëzit në grumbuj mblidhen rreth qëllimeve të përbashkëta dhe maksimalisht përpiqen për realizimin e tyre. Natyrisht, realiteti i këtyre miteve rreth të cilëve mblidhen, pas kësaj askush nuk të besoj, por përkundrazi pranohen si dogmë rreth së cilës nuk duhet ekzistuar polemikë. Në këtë mënyrë shumë popuj pavarësisht nga gabimet me krimet e tyre të mëdha të arrijnë edhe suksese, betejat e humbura t'i kthejnë në fitore, ndërsa krimet që kanë bërë paraardhësit e tyre i proklamojnë të arsyeshme bile dhe humane.


"Mbret, ti je legjendë"

Përkujtojmë luftën legjendare të Kosovës për të cilën serbët flasin me krenari, edhe pse në këtë luftë pësuan disfatë të rëndë, apo në mënyrë kronologjike gjenocidi i tyre i kryer në Bosnjë dhe Kosovë, të cilën i njëjti popull e pranoi si fitore dhe triumf, e jo si një krim të rëndë. Nëse kjo metodë është efikase për përmbajtjen e vetëdijes kolektive të një populli të tërë, me siguri që ka mund të shërbej për madhështi dhe këngë heroike në llogari të personave të caktuar, trendëve dhe fenomeneve shoqërore të cilët në realitet nuk meritojnë që të përmenden në kontest pozitiv. Marrim p.sh. një narkoman i cili ka vdekur nga mbidozimi i drogës, ose një vozitës i cili për shkak të shpejtësisë së tepruar dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit dhe marrëzive të ndryshme humbë jetën, në shumë raste shokët e tyre nga ata bëjnë legjenda të vërteta dhe martirë, nëpër mure me grafitë shënojnë emrat e tyre, varret e tyre bëhen të shenjta, ndezin qirinj, ndonjëherë duke mbajtur rituale me titull "përgjithmonë në zemrat tona", e të ngjashme.

Do të ishte më mirë sikur nga shembujt së jetës së tyre të marrin mësim. Mirëpo, nxitja që individi të bëhet "legjendë" në çarshi apo më gjerë, që për të, të flitet, shpeshherë të tepruar e të pa bazuar, është prezent te shumica e rinisë, dhe për një lavdi të tyre dhe avancim nga shoqëria dhe shokëve të tyre janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo lloj marrëzie, krim, ose të dëmtojnë dikë.

Është e pamundur të numërohen të gjitha metodat që shërbehen një pjesë e madhe e rinisë bashkëkohore në rrugën e arritjes së titullit "legjendë", por që shumica e këtyre metodave janë në kundërshtim me normat dhe principet fetare, morale dhe kulturore, si dhe me mendjen e shëndosh.


Helmimi medial i intelektit

Me humbjen e autoritetit pozitiv tinejxherët nga gjenerata në gjeneratë bëhen më problematik, ndërsa kriminaliteti dhe delikuenca e adoleshentëve është gjithnjë e më shprehur. Një numër i madh i mediave përmes emetimit të materialeve të shumtë, me të madhe marrin pjesë në indoktrinimin e adoleshentëve dhe të rinjve duke i nxitur në krim, amoralitet dhe sjellje problematike të individëve dhe të grupeve të tëra. Filmat përplot dhunë, vrasje, gjak dhe skena të ndryshme të pashembullta për çdo ditë tregohen në shumicën e kanaleve televizive. Personazhe kryesor në shumicën e këtyre filmave janë hajna profesional, narkoman, vrasës dhe dhunues. Mirëpo, jetët e tyre dhe sjelljet në ekranet televizive të paraqitura si "cool!", ashtu siç dëshirojnë të rinjtë me thënë, sepse ata kënaqen vetëm "në një jetë" që e kanë, nuk frikësohen nxitjeve të jetës në të cilët reagojnë nëse duhet edhe me forcë, mashtrim ose dhunë, sepse në jetë nuk ka vend për të butet dhe "qyqarët". Të jetosh i shfrenuar, të kënaqesh në jetë dhe sipas nevojës të vdesësh i ri dhe të jesh kufomë e bukur, janë parulla që nuk mund të kuptohen direkt, por indirekt nga konteksti i shumë filmave dhe serialeve. Se si ta mashtrosh shtetin, të plaçkitësh bankën, të përdorësh drogën, ose të ikësh nga burgu, të gjitha këto janë "imtësi" të cilat lehtë mësohen nga filmat. Me të dalë në rrugë ose në shkollë, fëmijët dhe tinejxherët kopjojnë heronjtë dhe idolet e tyre edhe në imtësinë më të vogël, shkaktojnë rrëmujë, dikë e godasin, ose edhe e lëndojnë rëndë.

Më qesharake në tërë këtë është kur para filmit emitohet "kujdes për prindërit" me mesazh se filmi mund të përmbaj forma të dhunës, krimit ose skena amorale. Kjo në realitet për fëmijët dhe të rinjtë vie si një lloj stimulimi që filmin përkatës ta shikojnë, ndërsa shumica e prindërve absolutisht nuk kontrollojnë përmbajtjet e programeve televizive të cilët fëmijët e tyre i shikojnë.


Nxitja e amoralitetit

Shpeshherë nëpër media flitet për problematikën e shtatëzanive të adoleshentëve, rritjen e pakontrolluar të aborteve legale dhe ilegale, me sugjestione dhe propozime të personave eminent të lamive të ndryshëm, duke u përpjekur për gjetjen e zgjidhjeve për këto probleme kaq të mëdha që kanë kapluar këtë shoqëri, edhe kështu të plagosur rëndë edhe me të tjera probleme. Duhet theksuar se në të njëjtat mediume rregullisht reklamohen kondomët duke e ftuar rininë në "marrëdhënie të sigurta" me "partnerin" e vet, filmat me skena vulgare dhe perverse janë të përditshme, ndërsa kulti i lakuriqësisë është gjithmonë prezent. Reklamimi i pastave për dhëmbë, lëngjeve, jogurtëve me fruta, bile edhe gomat e makinave shpesh janë të përcjellura me skena të turpshme. Filmat e tinejxherëve, serialet dhe revistat janë përplot udhëzime "si me e njohë dhe me e kënaq partnerin" ose "si me mënjanu shtatëzaninë e padëshiruar"... etj.

Pas të gjitha këtyre, "shkencëtarë" të ndryshëm dëshirojnë të na shpjegojnë se si rinia nuk është e informuar mjaftë për intimitetin dhe nevojat seksuale, dhe se si për këtë çështje duhet edukuar në mënyrë të duhur. Pa dyshim nuk është larg koha kur do të futet në shkolla lënda e veçantë "edukata seksuale". Këta "ekspertë" të njohur për martesën e hershme flasin si diçka të dëmshme sepse duhet pjekuri mentale duke paralizuar "kushtet elementare jetësore" (që nënkupton fakultetin e kryer, banesën prej njëqind metër katror, punësim me pagë të madhe, makinë të mirë, shtëpi, shërbëtore...) mirëpo këta eminent të njëjtë nuk shohin asgjë të keqe në atë që personat e rinj të zbrazin marrëdhëniet intime me kënd të duan, vetëm duhet të jenë të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së partnerit dhe duke përdorur mjete kontraceptive!


Legjendat e vërteta

Jemi të vetëdijshëm që është lehtë për t'i numëruar problemet, me dhënë komentin tonë të vogël në këtë situatë të turbullt dhe komplekse, duke ofruar zgjidhje konstruktive për ardhmëri të ndritshme të gjeneratave që po vijnë.

Kur është fjala për këtë, tek muslimanët duhet mbjell vetëdijen për rrënjët e tyre fetare dhe ideologjike. Muslimanët nuk duhet të gjurmojnë legjendat dhe mitet nga e kaluara e tyre, sepse ata kanë diçka më tepër se kjo. Kanë Kur'anin burimor, si udhëzim dhe mëshirë për tërë njerëzimin, dhe sunnetin e ruajtur të Pejgamberit s.a.v.s. Kanë shembuj të artë në gjeneratat e para që kanë pasuar Kur’anin dhe sunnetin, të cilët patën arritur rezultate mahnitëse në të gjithë lamitë. Myslimanët nuk duhet të turpërohen nga e kaluara e tyre, as që të arsyetohen se janë pengues të progresit shkencor. Për këto duhet folur rinisë dhe në këtë t’i orientojmë dhe t’i edukojmë. Por, në këtë plan duhet punuar të gjithë, duke përfshirë edhe autoritetet dhe mediat të cilat luajnë rol të madh si dhe personalitetet në pozita të rëndësishme dhe ndikuese. Mjerisht, të gjitha mediat si dhe shumë njerëz që kanë ndikim serioz në politikë, ekonomi, arsim ose ndonjë lami tjetër me rëndësi, më së shpeshti me këmbëngulje paraqesin islamin si diçka të prapambetur e që nuk duhet pasuar. Atëherë këta duhet lënë që të paramendojnë vazhdimisht metoda të reja që të mënjanojnë delikuencën adoleshente, kriminalitetin dhe veset e këqija, të cilat iu servojnë të tjerët. Do të ishte e ndershme nga ana e tyre që së paku të mos iu ndalojnë përpjekjet atyre për t'u organizuar me qëllim të paraqitjes së vlerave dhe virtyteve të Islamit, për të zgjuar tek fëmijët dhe tek të rinjtë ndjenjën e përkatësisë së Islamit si fe e cila fton kah adhurimi i një Zoti, Kreatorit të të gjithë universit, kah Ai i cili çdo gjë krijoi me masë dhe përsosmëri. Kah Ai i cili nuk do anarki dhe parregullsi të asnjë lloji, sepse kjo anarki dhe ky çrregullim në mesin tonë është përhapur kaq shumë.

"E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!" Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë." (El Bekare, 11-12)


Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi