Pse duhet të hahet vishnja

- Mbrojnë nga disa forma të kancerit.

- Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Vishnjat pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja.
- Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.
- Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja.
- Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy.
- Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.
- Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
- Vishnjat i zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, duke lehtësuar kështu vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para së gjithash te artriti reumatoid.
- Përmbajnë sasi të mëdha të hekurit, i cili ndihmon kundër anemisë.


Artikulli i kaluar
Dardha me veti kuruese