Qershitë janë një ilaç natyral, ngase zbusin dhembjet e muskujve, zvogëlojnë dhembjet tek artriti dhe gihti e po ashtu ndikojnë edhe kundër infeksioneve.
Qershitë janë të pasura me vitamina, përmbajnë beta-karotinë, vitamina C, vitamina B1, B2, B3 dhe acid folik. Po ashtu, janë të pasura me kalium, kalcium, magnez dhe hekur. Shkencëtarët nga Miçigani kanë zbuluar diçka të re për qershitë - 20 kokrra qershi kanë 10 herë më shumë efekt se sa një aspirinë e po ashtu edhe nuk e irritojnë lukthin. Qershitë janë shumë të pasura me antioksiduesit, të cilët parandalojnë infeksionet. Këtu kemi të bëjmë me pigmentin, i cili qershisë ia dhuron ngjyrën e kuqe, prandaj sa më e kuqe të jetë qershia, aq më tepër antioksidues përmban. Qershitë, po ashtu janë edhe ilaç natyral, që luftojnë celulitin, sepse përmbajnë sasi të madhe të kaliumit, e fare pak natrium, që ndikon në sekretimin e ujit nga organizmi. Posedojnë proteina dhe ujë, ndërsa e gjithë kjo ndikon në përshpejtimin e organizmit.