Aborti ndikon në shëndetin mental të gruas
Ndërprerja e shtatzënësisë nëpërmjet abortit dukshëm ndikon në shëndetin mental të grave, thonë ekspertët në botimin më të ri të revistës " British Journal of Psyciatry."
Rezultatet treguan se gratë që kanë përjetuar abortin janë për 81 për qind më të rrezikuara nga çrregullimet mentale.
Pas publikimit të studimit, ku janë përfshirë të dhënat e 877.181 të anketuarave, prej të cilave 163.381 kishin abortuar, Priscilla Coleman nga Universiteti shtetëror Bovling Grin në Ohajo ka arritur në përfundimin se aborti ndërlidhet me problemet e shëndetit mental.
“Në përgjithësi, rezultatet tregojnë se gratë që kishin aborte kanë një rrezik 81 për qind më të madh të çrregullimeve mentale”. thotë Koleman
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës