Oaz në shkretëtirën shpirtërore urbane

Një person rrinte ndalur në një vend të populluar urban, shihte se si bota në pa mbarim dhe në pa ndalesë vraponte tmerrësisht përreth tij pa e pyetur, veç duke rëndur e duke mos e pritur.

Rrinte i ndalur i heshtur pa marrë frymë në mes të asaj vorbulle gjigante ngjarjesh dhe ngarendje të fortë, veç sytë rrotullonte për të parë çka ngjante përreth tij!

Allah! Një nevoje e pa përmbajtshme për të ndalur botën, për të frenuar këdo që vraponte për të heshtur zhurmat e burive motorëve e makinave e njerëzve që bërtisnin ulërinin e çirreshin me vrap përreth e ngado!

- Mjaaaft! Allah! JaRrabbih! Më jep qetësi! Më jep qetësi e më jep qetësi!!! O Zoti im më jep qetësi! Jepi botës pak pushim se po pëlcet nga vetvetja e veten s'po e mban, bashkë me vete po më merr edhe mua po unë jam i Yti! O Zot, nuk jam i kësaj bote që po më shtrëngon e përplas në çdo cep po më hedh e përtyp e pështynë! O Zot! Më jep frymë në namaz të qetësohem, botën ta hedh mbas krahëve veshët të shurdhoj e sytë të verboj të shoh veç pluhurin e tokës ku do të vëj ballin tim Ty të lutem, të dëgjojnë veshët e mi veç fjalën tënde të Kur’anit buza duke pëshpëritur, të lëvizin gjymtyrët e mia në rekat namazi, në shoqërinë e engjëjve më lër Ty të të adhuroj. Allah! Unë jam në botë, e bota është e Jotja!

Hap sytë, një turmë e vogël njerëzish ishin mbledhur rreth tij, kush duke nënqeshur e komentuar, kush duke i bërë ndonjë fotografi me celular modern. Personi ngrihet, shkund pluhurin e namazit nga vetja, merr frymë thellë me të gjithë fuqinë që ka, e vazhdon rrugën e tij me një buzëqeshje lehtësimi mbi fytyrë. Ky është muslimani në botën moderne, oaz në shkretëtirën shpirtërore urbane.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi