Domatja, jogurti dhe shëndeti

Produktet më të shëndetshme të cilat njeriu për çdo ditë duhet konsumuar janë relativisht të lira dhe kanë qasje, por ka edhe të tilla për të cilat ia vlen me dhënë të holla.

Do t’u paraqesim pesë produkte të cilat janë të pasura me antioksidans, vitaminë dhe mineral, ndërsa njerëzit duhet t’i konsumojnë për çdo ditë:


DOMATJA

Përmban një antioksidans të fuqishëm likopen, është produkt klasik në çdo amvisëri. Mendohet që njeriu mesatar në vjet i ha rreth 30 kg domate në ushqime të ndryshme.

Domatja është e lirë dhe gjindet në forma të ndryshme, e freskët, e konservuar, bile edhe e tharë.

Efekti shërues i domates nuk humbet me përpunim termik, ndërsa likopeni, karotenoid i cili ia jep kësaj perime ngjyrën e kuqe, është njëri prej ilaçeve më të mëdhenj, natyral kundër kancerit të gjirit dhe prostatës.

Domatja është e pasur me vitaminë A dhe C, dhe përmban fibre të domosdoshme për tretje.


JOGURTI

Është prodhim qumështi i cili mund të gjindet në çdo frigorifer, i pasur me kalcium dhe kultura probiotike që rregullojnë tretjen, ulin kolesterolin, dhe forcojnë sistemin imunologjik të organizmit.

Gjithashtu, jogurti është i pasur me proteina dhe vitaminë B12.


AVOKADO

Edhepse frut ekzotik, sot gjindet edhe te ne. Është i pasur me kalium dhe glutation, nutricientë esencial që shkatërrojnë radikalet e lira në organizëm.

Avokado përmban edhe yndyra të pangopura që ngritin “kolesterolin e mirë – HDL” në gjak, si dhe sasi të mëdha të vitaminës E e cila mbron qelizat nga plakja. Por, prapëseprapë, avokadon nuk duhet tepruar për shkak të yndyrnave që përmban.


PERIMET E GJELBËRTA

Pas prodhimeve të qumështit, janë burimi më i pasur me kalcium i cili është kryesor për shëndetin e eshtrave, dhëmbëve, dhe zvogëlon rrezikun nga osteoporoza (dobësimi i eshtrave).

Përveç kalciumit, spinaqi dhe sallata e gjelbër përmbajnë vitaminë A dhe C, fibre dhe shumë vitamina tjera esenciale.


LOSOSI

Edhe pse pak i mërzitshëm për çdo ditë me pasur peshk në pjatë, nutricistët mendojnë se në këtë rast prapëseprapë duhet për çdo ditë të hani së paku një copë mish peshku.

Lososi është peshk me yndyrë i pasur me omega 3 acide yndyrore, të cilat organizmi ynë nuk i prodhon por duhet konsumuar nëpërmes ushqimit. Omega 3 acidet yndyrore janë faktor kryesor në shërimin e sëmundjeve të zemrës, qarkullimit, sëmundjeve degjenerative dhe inflamimeve të ndryshme.

Lososi është i pasur me vitaminë B, magnezium, fosfor dhe proteina.



Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi