Xhenxhefili kundër pezmatimit të zorrës së trashë

Personat të cilët rregullisht konsumojnë rrënjën e xhenxhefilit, ose ekstraktet e kësaj bime kanë 28% më pak gjasa të fitojnë inflamacion të mukozës së zorrës, e cila është një nga simptomat më të rëndësishme, e të hershme të kancerit të zorrës së trashë.

Në studim është testuar efekti i 20 gramëve të rrënjë së xhenxhefilit (rreth 2 gram ekstrakt), dhe u dëshmua një ulje e konsiderueshme në sasinë e eicozanoidit, respektivisht treguesit të inflamacionit në mukozën e zorrëve.

Me anë të këtij efekti xhenxhefili indirekt mund të përfshihet në reduktimin e rrezikut të kancerit, por efekti i tij antikancerogjen ende nuk është përcaktuar.