Konsumimi i një gote me lëng shege në stinën e saj është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut.
Veçanërisht shega, është një frut i cili duhet konsumuar nga fëmijët gjatë periudhës së zhvillimit. Më parë shega është përdorur si bimë mjekësore në farmaci për të shëruar sëmundje të ndryshme. Në kohët e lashta shega është përdorur për kurimin e diarresë, plagëve të gojës, ulcerës ndërsa tani po realizohen studime të shumta shkencore rreth saj. Në bazë të të dhënave të marra nga studimet, shega mund të përdoret kundër shumë sëmundjeve si kancerit, sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe diabetit. Ekzistojnë shumë prova argumentuese të kësaj teze.
Shega përbëhet nga tre pjesë: fara, lëngu dhe lëvorja, në secilën prej tyre gjenden shumë lëndë të dobishme. Në mes këtyre lëndëve mund të përmendim flavonoidët, acidin punusik dhe acidin elagik. Krahas kësaj shega është një frut i pasur me vitamina dhe ostrogjen, hormonin femëror. Nëse i hedhim një sy studimeve shkencore rreth kancerit të prostatës shohim rezultate shumë pozitive .Gjithashtu flitet shumë edhe për efektet pozitive të saj ndaj kancerit të kolonës dhe gjirit. Ajo përmban dhe efekte mbrojtëse ndaj forcimit të enëve të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Në një studim tjetër është parë se shega ka aftësinë e djegies së yndyrës dhe të dobëson. Konsumimi i lëngut të shegës për burrat ndikon në shtimin e numrit dhe cilësisë së spermatizoidëve.
Por specialistët pohojnë se nuk duhet harruar mundësia e shfaqjes së një reaksioni alergjik gjatë konsumimit të lëngut të shegës. Bazuar në të gjitha të dhënat e mësipërme kuptojmë sa i rëndësishëm është konsumimi i një gote me lëng shege në ditë. Shega është një frut i kultivuar në vendin tonë dhe i lirë. Duhet konsumuar veçanërisht nga fëmijët në periudhën shkollore. /Start/