Në emër të All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderuar qoftë All-llahu i cili krijoi njerëzit dhe i bëri disa prej tyre të pasur, e të tjerët të varfër. Ai është i cili shpërblen ata të cilët bëjnë vepra të mira me shpërblim të dyfishtë, trefishtë e deri më 70.000 herë më shumë.
Dëshmojmë se Ai është i vetmi All-llah, Krijuesi i çdo gjëje të gjallë dhe jo të gjallë dhe dëshmoj që Muhamedi është robi Tij dhe pejgamberi i Tij, selamet dhe slavatet e All-llahut qofshin mbi të, mbi as’habët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë derisa ka jetë në gjithësi.
Lajmet të këqija vijnë nga Afrika Lindore, veçanërisht nga Somalia. Miliona njerëz vuajnë nga thatësia ekstreme. Vetëm në Somali janë rreth 4 milionë njerëz të prekur nga kjo fatkeqësi, mbi 600.000 fëmijë janë të kërcënuar nga uria akute. Kjo pavarësisht zhvillimit të programeve të OKB-së për të ndihmuar këtë vend për vite me rradhë, megjithatë ajo ndihmë nuk është e mjaftueshme, spse ka rajone tek të cilat fare nuk ka arritur ndihma e kërkuar.
Kohët e fundit kemi parë fotografi dhe imazhe të trishtueshme, të cilat flasin për vdekjen e fëmijëve në Somali. Një njeri normal nuk mund të jetë indiferentë kur i shikon ato pamje dhe kur dëgjon se në Somali tashmë kanë vdekur 30.000 fëmijë. Prej asaj që ndoshta do t’na kape mundi në lukth ose do t’ na rrjedh ndonjë pik loti, fëmijët e Somalisë nuk kanë shumë dobi. Kanë dobi prej duave-lutjeve tona dhe nga ndihma jonë konkrete.
Sipas të dhënave të organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare deri më tani nga uria dhe etja në Somali kanë vdekur 30.000 fëmijë nën moshën 5 vjeçare, ndërsa 640.000 të tjerë në një të ardhme të afërt kërcënohen me vdekje nga uria dhe etja. A mund të imagjinohet që ymmeti i Resulullahut (s) të lejojë të vdesin fëmijët e tij nga vuajtjet e mëdha që u shkakton uria.!? O vëllezër, o motra, çfarë përgjigje keni përgatitur për All-llahun në ditën e Gjykimit, kur do të bëhet pyetja për fëmijët e Somalisë, të cilët kanë vdekur nga uria dhe etja, kur do të shtrohet pyetja për vëllezërit dhe motra që duke vuajtur vdesin nga uria. Çfarë përgjigjje do të ofrojnë para All-llahut në Ditën e madhe të llogaridhëniës, paria dhe ata që zotërojnë resurset dhe pasuritë e dynjasë, kur do të pyeten për fëmijët e Somalisë. Çfarë përgjigje ke përgatitur ti lexues i dashur, pasi ta lexosh këtë artikul, çfarë ke bërë për t’i a shpëtuar jetën, të paktën, një fëmijë nga Somalia. A e dëgjon ky njerëzim dhe ky civilizim dhe ky Homosapiens që jeton në këtë Planet vajin dhe gjëmën e nënave të fëmijëve të Somalisë. Si mund t’i ushqejmë të qetë fëmijët tanë, si mund t’i veshim komod fëmijët tanë, si mund ta bëjmë gjumin rahat me familjet dhe fëmijët tanë ku e dimë se në një pjes të këtij Planeti vdesin njerëzit për shkak të kafshëts së bukes, vdesin fëmijët këto krijesa të pafajshme të Zotit (xh. sh.).
Çfarë përgjigje kemi përgatitur ne muslimanët kur është fjala për këtë sprovë të madhë që na ka përfshin të gjithëve. Si do të jetë qëndrimi ynë dhe çfarë ndjenja do të na kaplojnë pasi të kemi dëgjuar hadithin e mëposhtëm kudsijj:
„Nga Ebu Hurejre (r.a.) përcillet se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë:
“Allahu do të thotë në Ditën e Gjykimit: O biri i Ademit, Unë rashë i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve ? Allahu do të thotë: A nuk e dije se një nga robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se sikur ta kishe vizituar atë do të më gjeje Mua tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve? Allahu do t’i thotë: A nuk e dije ti se një nga robërit e mi ishte i uritur, e ti nuk e ushqeve? Dije pra, se sikur ta kishe ushqyer atë, do ta gjeje (shpërblimin e ushqimit) tek Unë!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve? Allahu do të thotë: A nuk e dije ti se një nga robërit Mij ishte i etur, e ti nuk i dhe ujë? Dije pra, se nëse do t’i jepje ujë, do ta gjeje (shpërblimin e asaj vepre) tek Unë! (Muslimi nr.2569)
Si do të reagojmë kur ta lexojmë këtë hadith të Resulull-llahu (s):
“Kush ia lehtëson besimtarit një hall që ka në këtë botë, All-llahu do t’ia lehtësojë hallet e tija në Ahiret. Kush ia lehtëson dhe e ndihmon fukaranë, All-llahu do t’ia lehtësojë dhe do ta ndihmojë atë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Kush ia mbulon ndonjë të metë (apo turp) një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë atij të metat në të dy botët. All-lahu është në ndihmë dhe e ndihmon robin e vet për derisa robi i tij e ndihmon vëllanë e vet...” (Muslimi).
H. Aishja (r.a.), kur dëshironte të jepte sadaka, e merrte monedhën dhe e parfumonte para se ta jepte. Kur e pyeten se përse bënte, tha: „E bëj pasi ajo do të bjer në dorë të Zotit para se të bjerë në dorën e të varfrit.“
Kjo ka mbështetje edhe në ajetin kur‘anor në të cilin All-llahu (xh. sh.) thotë:
مَّن ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللّهَ قَرْضًا حَسَنًا فَيُضَاعِفَهُ لَهُ أَضْعَافًا كَثِيرَةً
„Kush është ai që i jep All-llahut një hua të mirë, e ai do t’ia shtojë atij shumëfish atë?“. ((El-Bekare: 245)
LARG është Somalia, pluhuri i saj i kuq. Nuk e ndjejmë rënkimin dhe lotët e nënës, e cila nuk mund ta ushqejë fëmijën e saj më të dashur që është i pambrojtur në kasollen me thupra. Ëndrra e vetme është a ka diçka për të ngrënë. Shiko pak rreth vetes në frigoriferin tënd, në dollapin tënd dhe pastaj çdo gjë do ta kesh të qartë, se gjithë ai luks është në shtëpinë tënde. Përgjojë zemrën tënde dhe gjejë një rreze mirësie në atë që ta ka dhënë All-llahu dhe ndajë atë më një popull dhe njerëzit të cilët nuk kanë asnjë faj. Shikoji mirë fëmijët tuaj kur të ulësh në sofër për të ngërën me gjithë bollëkun e dynjasë, shikoji ata në sy dhe shikoji sytë e fëmijëve të Somalisë.
Para se të mendoni se çfarë do të bëni, po ua sjell disa të dhëna me qëllim që t’ua lehtëoj vendimarrjen:
Çdo minutë vdesin 5 fëmijë njëri pas tjetrit. Dhënia e juaj shpëton jetë njerëzish, fëmijësh. Çdo Euro është e rëndësishme dhe ndihmon.
* me 1 euro do ta ushqeni dhe i jepni të pinë një familje për një ditë
* me 10 euro do ta ushqeni dhe jepni të pinë një familje për 10 ditë
* me 30 euro do ta ushqeni dhe jepni të pinë një familje për një muaj
* me 10. 000 euro do ta ushqeni dhe jepni të pinë 10. 000 familje për 10 ditë
Më e rëndësishmja është: Mos u vononi, mos e humbni kohën.
Pejgamberi (s) ka qenë shumë dorëdhënës, sidomos gjatë muajit të Ramazanit, por edhe jashtë tij. Ai ishte më i shpejtë se era e fuqishme në dhënien e sadakasë. Pse Era? Për arsye se ajo ka këto cilësi: shpejtësinë, vazhdimësinë dhe gjithëpërfshirjen. Pikërisht këto janë ato cilësi për të cilat ne sot kemi nevojë kur është fjala për Somalinë dhe njerëzit e saj. Intervenimi sa më i shpejtë i çdo njeriu në sipërfaqe të Planetit për t’i ndihmuar fëmijët dhe popullatën e Somalisë ky është misioni i këtij njerëzimi, ky është misioni i këtij civilizimi.
Vëlla i dashur, motër e nderuar, bëju sebep (shkak) që të shpëtohet jeta, të paktën, e një fëmijë somalez, përcillja këtë thirrje atyre të cilët i duash dhe të cilët i njohësh, sepse për secilin prej tyre, i cili nëpërmjet teje bëhet i vetëdijshëm dhe kontribuon për këta fëmijë, do të kesh shpërblim edhe ti.
Unioni i shqiptarëve muslimanë në Austri – xhamitë shqiptare të Austrisë – gjithmonë kanë qenë të gatshme, do të jenë edhe në të ardhmën që të ndihmojnë dhe kontribuojnë me mundësitë e tyre materiale kudo që paraqitet ndonjë rast i tillë i fakeqësive qofshin natyrore apo njerëzore. Deri më tani Uonioni ka ndihmuar popullin e Pakistanit me 18.000 € me rastin e fatkeqësisë së termetit atje, popullin e Shkodrës dhe nën-Shkodrës me mbi 8000 € me rastin e vërshmimeve gjatë vitit të kaluar dhe tani para disa ditësh kanë shpallur aksionin për grumbullimin e parave për Somalinë dhe sa për informacion është bërë një shumë modeste prej 8.680.00 €. Këto janë shuma modeste për 12 xhamitë shqiptare të cilat veprojnë në Austri. Unë jam i binur se ato munden edhe më shumë. Megjithatë, edhe kjo është në dëshmi se ekzistenca e këtij unioni ia vlen dhe me këtë e justifikon edhe mbijetesen e saj.
Prandaj, bëjmë thirrje për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndihmojnë Somalinë dhe popullin e saj, një mundësi është edhe nëpërmjet “Unionit të shqiptarëve mysliman në Austri”. Adresa dhe nr. i gjiro-llogarisë është:
Dachverband der albanischen Muslimen in Österreich (DAMÖ)
Raiffeisenbank Perg - Kontonummer: 9554593 - BLZ 34777
IBAN: AT313477700009554593, BIC: RZOOAT2L777
All-llahu e ndihmoftë popullin e vuajtur të Somalisë duke u dhuruar sabër dhe qëndrueshmëri e neve të tjerëve gatishmëri për solidaritet dhe ndihmë konkrete. Amin.