Vërtet të shërosh plagë dhe sëmundje ka mënyra të ndryshme, ashtu siç sëmundjet janë lloje-lloje, si sëmundje akute, e përkohshme dhe kronike, e vazhdueshme apo letale, vdekjeprurëse.

Të gjitha sëmundjeve Allahu, Zoti i Gjithësisë ua ka gjetur shërimin, edhe vetë vdekjes, ndoshta çuditeni pse dhe vdekjes, sepse edhe pas vdekjes na ka sqaruar sistemin dhe katalogun se çka do pasojë pas saj dhe si t’i përgatitemi asaj si proces normal i njerëzimit. Në botën greke antike Hipokrati njihet si babai i mjekësisë, kurse muslimani Ibën Sina dha një kontribut aq të madh për mjekësinë sa që e tërë Evropa dhe Bota mësoi nga mësimet e tij. Ai konsiderohet themeluesi dhe vënës i gurëthemelit të mjekësisë, vlen të përmendet libri i tij Kitabu-Shifaje, Libri mbi ilaçet dhe barnat shëruese.
Një libër i arritur për kohën e sotme, e jo të flitet për shek X-të, ku mjekësia e ibën Sinës arriti kulmin. Mjekësia është shumë e vjetër sa vet njeriu, ne e dimë se mjekësia popullore ishte shumë efikase për kohërat e hershme, por edhe mjekësia nga mrekullitë e pejgamberëve ishte shërbim special që bëhej nga ata me lejen e Allahut. Shembulli i pejgamberit Isa a.s i cili i shëronte të sëmurët nga lebrosa, lëkura si dhe u kthente të verbërve shikimin.Të gjitha ilaçet dhe shërimet kanë burim nga Kurani dhe suneti ashtu siç në të kaluarën umetet e librave të mëhershëm gjenin zgjidhjen, ilaçin e jetës në Zebur, Tevrat apo Inxhil, ndërsa ne në Kuran e sunet. Një ndër emrat e Kuranit është shifa - shërues, i cili shëron zemrat e plagosura dhe të njollosura nga gjynahet duke i zbutur ato dhe shtuar imanin me dritë, dhe duke hapur horizontin e kuptimit të realitetit të sotëm, ku jetojmë duke qenë njëherit dhe furkan - dallues i së vërtetës nga e kota.
Ibën kajim el-Xheuzie shkroi një libër : MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED a.s një vepër gjeniale e studiuar dhe mirë shkruar nga ky dijetarë islam. Aty është një botë e tërë shpjegimesh rreth islamit dhe mjekësisë. Vlen të theksohet fara e zezë ku i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Përdoreni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për të gjitha sëmundjet, përveç vdekjes”. Allahu fuqiplotë ka zbritur një sure, Sure En-Nahl, ku flet për bletën dhe thotë: “Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë”. (Sure Nahl-69)
Mjekësia e Pejgamberit Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e cila është paraqitur në këtë libër, ka të bëjë me aspektet fizike dhe psikike të shëndetit të njeriut. Këtu janë përshkruar dy lloje themelore të sëmundjeve (të shpjeguara në Kur'an):
- sëmundjet e zemrës dhe
- sëmundjet e trupit.

Ibën Kajimi thotë në shëndetin trupor ekzistojnë tri rregulla themelore:
- mjekësia parandaluese,
- heqja dorë nga gjërat e dëmshme dhe
- pastrimi i trupit nga sekrecionet (tajitjet) e dëmshme.
Vlen të përmenden disa hadithe të pejgamberit ku tregohet përkushtimi dhe dija e lartë e muslimanëve për mjekësinë:
1. Sipas hadithit te imam Malikut, r.a., i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në një rast ka thënë: “Ai qe e ka krijuar sëmundjen, e ka krijuar gjithashtu edhe ilaçin.
2. Transmeton Abdurrahman bin Auf, r.a.: e kam dëgjuar Pejgamberin e Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Kur dëgjoni që në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje”.
3. I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Barku është shtëpi e çdo sëmundjeje, ndërsa maturia (ndalimi) është kryet e çdo ilaçi, andaj përvetësojeni këtë traditë”. (Buhariu)
4. Muslimi e ka shënuar në Sahihun e vet hadithin që e ka treguar Xhabir bin Abdullahu , r.a., ku thuhet se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdo sëmundje ka ilaç. Njohja e ilaçit të vërtetë do ta shërojë sëmundjen me lejen e Zotit”.
5. Abdullah bin Omeri e transmeton hadithin që i Derguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Fuqia e temperaturës është ajo që djeg fuqishëm sikur të jetë lëshuar nga zjarri përvëlues i xhehenemit, andaj duhet ta ftohni me ujë”.
6. I Dërguarit i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Çdo musliman, të cilin e godet ndonjë fatkeqësi, qoftë sëmundje apo diç tjetër, Allahu me të ia shlyen të këqijat e tij njashtu siç largon druri gjethet e tij.” (Muslimi).
Mjeksia islame i dhuroi shumë mjekësisë botërore, qoftë nga mjekësia shpirtërore, popullore dhe mjekësia e barnave dhe ilaçeve, muslimanët ishin të parët që i përpunuan mësimet greke të pa formuluara duke i definuar dhe trasuar ato në themelet e tyre. Mjeku musliman duhet të jetë dy herë human, sepse ne e dimë se parimi i mjekut është humanizmi, kurse sot kur mjeket janë jashtë islamit e kanë bërë mjekësinë komercializëm ,biznes duke harruar parimet humane, se kush bëhet shkaktar ta shpëtoj një njeri është si ta shpëtoj tërë njerëzimin. Sot, mjeku i cili nuk e njeh islamin dhe humanen ai e keqtrajton pacientin, nuk i jep rëndësi punës sepse ai nuk ka frik Zotin dhe Zoti i tij është bërë materia. Allahu na ruajt nga kjo, kurse muslimanët dhe Islami na mëson të jemi të ndershëm në profesion dhe të bëjmë punë humane, falas dhe vullnetare, Allahu na bëftë prej të mirëve. Amin!!!


Artikulli i kaluar
Psikiatria dhe feja
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin