Gjenocidi ndaj muslimanëve në Mijanmar (Burma)


Sipas të dhënave të KB Rohingja muslimanët e Mijanmarit (Burmës) janë pakica kombëtare më e rrezikuar në botë. Ata po vriten nga aparati shtetëror, të ndihmuar fortë nga feja budiste. Nuk dihet numri i të vrarëve, meqë shteti nuk lejon depërtimin e mediave botërore dhe organizatave joqeveritare.

Zyra për Aktivitete Humanitare e Komisionit Evropian (ECHO) ka hartuar një njoftim për gjendjen e muslimanëve në Mijanmar (Burma), ku jetojnë rreth 2.27 milionë muslimanë, të quajtur Rohingja, në krahinën e Arakanit. Në raport theksohet dhuna e organizuar dhe sistematike e popullsisë budiste, në bashkëpunim me regjimin aktual. Sipas të dhënave të tjera,, muslimanët përbëjnë rreth 6-10 % të numrit të përgjithshëm të banorëve dhe janë muslimanë sunitë.
Kjo dhunë nuk është e sodit, por ndodh në vazhdimësi, për të kulmuar në disa faza historike, si fjala vjen, gjatë 20 viteve të fundit, rreth 3000 fshatra janë pastruar etnikisht dhe rreth 200 mijë muslimanë janë dëbuar në Banglladeshë.
Këtë dhunë ata as nuk e fshehin, sepse del nga goja e kryetarit së shtetit në takim me përfaqësuesin e lartë të Kombeve të Bashkuara, Antonie Guterresom. Kryetari ka propozuar që të gjithë muslimanët të grumbullohen në kampet e UNHCR-së, për t’i bartur jashtë vendit të tyre. Ata trajtohen si të huaj në tokën e tyre, kurse bota mbyll sytë para kësaj shfarosjeje evidente.
Gazetarët perëndimorë, si Francis Wade, muslimanët e Burmës nuk i sheh të huaj, por mendon se ata ndahen në të hershëm, duke thënë nder në shekullin 17 një qytet në Arakan ka qenë qendër tregtare me të cilin administronte një sulltan musliman. Kemi edhe muslimanë të mëvonshëm, të viteve 1824-1848, në kohën e kolonializmit anglez, por të tillë ka edhe kinezë, të cilët nuk kanë kurrfarë problemi.
Muslimanët nuk kanë të drejtë të lëvizin të lirë në shtetin e tyre. Ata punojnë në punët më të rënda shtetërore pa kompensim, kurse lëvizjet nga fshati në fshat i bëjnë me leje të veçanta të dhëna nga organet shtetërore. Muslimanët nuk kanë të drejtë në pronë as në punësim. Ata që prej më herët posedojnë pronë, ajo u merret dhe u dorëzohet të shpërngulurve budistë, pikërisht siç bënte Serbia me tokat e shqiptarëve deri në fund të shekullit XX. Raporti i KB për vitin 2007 e përshkruan hollësisht dhunën ndaj Rohingja muslimanëve.
Një gazetar për The New York Times shkruan: “Kjo nuk është një dhunë sektare, ky është pastrim etnik i sponsorizuar shtetëror, kurse vendet e botës nuk bëjnë presion mbi qeverinë e Mijanmarit që kjo dhunë të ndalet.”
Më e tmerrshme është ngatërrimi i murgjve budistë në këtë dhunë, duke harruar se veten e paraqesin në botë si pacifistë dhe klerikë të paqes. As Dalaj Lama deri sot nuk e ngriti zërin për t’i thënë STOP dhunës. Aktivistët humanitarë perëndimorë janë të shqetësuar me aktivitetit kriminalë të klerikëve budistë.
Për fat të keq, Rohingja muslimanët nuk gëzojnë përkrahje as nga vetë muslimanët e botës. Bangladeshi refuzon t’i pranojë si refugjatë, kurse protestat e muslimanëve në vendet fqinje janë anemike, pa plan dhe të pafuqishme ta sensibilizojnë botën demokratike. Zëri i shefit të Organizatës së Konferencës Islame drejtuar Suu Kyi që të ndalë dhunën ndaj muslimanëve (“Meqë jeni fitues i Çmimit Nobël për paqe, besojmë se hapat e tuaj të parë drejt krijimit të paqes në botës do të duhej filluar në pragun tuaj”) është i shurdhër për shumëkënd.
Madje, edhe mediat shqiptare janë totalisht të painteresuara të njoftojnë qytetarët e vetë për këtë katastrofë, duke harruar përvojën e hidhur me Kosovën.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi