Disa udhëzime për shfrytëzuesit e Internetit

(Sejh Hamed ibn Abdullah el Ali)

E para: Kur muslimani ta dëgjojë ezanin, nuk duhet të lejoj asgjë ta pengojë nga përgjigjja e asaj ftese.
Zoti ynë i Lartësuar na Kur’an thotë: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet…” (24:36-37)
E dyta: Interneti është mjet komunikimi, por në të vërtetë është edhe shpatë me dy teha. Muslimanët duhet t’i shfrytëzojnë anët pozitive të internetit, ato që janë të vlefshme për besimin dhe jetën e tij, e jo ato që do t’ia prishë besimin dhe jetën e tij.
E treta: Është shumë e rëndësishme që shfrytëzuesit e internetit t’i mbrojnë sytë e tyre nga gjërat të cilat janë të ndaluara. Skenat e ndaluara janë armë të shejtanit të cilat ai i shfrytëzon për t’i prishur zemrat e muslimanëve duke u afruar atyre kënaqësi momentale, pas të cilave pasojnë ndjenjat e keqardhjes dhe mbrejtja e ndërgjegjes. Shikimi i të ndaluarës është shkaktar i ndotjes së zemrës, ankthit në kraharor dhe largimit nga përmendja e Allahut. Poashtu, e privon shpirtin nga kënaqësia të cilën e arrin duke e përmendur Allahun. Kjo është armë e shejtanit me të cilën i zbukuron mëkatet, dhe në momentin kur ndonjëri bie në grackën e tij, shejtani merr kontrollin mbi zemrën e tij dhe luan me të sikur fëmija që luan me topin.
E katërta: Mos lejoni që interneti t’ju shkatërrojë kohën tuaj. Kjo ndodhë kur me orë të tëra kaloni në faqe dhe grupe të ndryshme kontaktuese. Me këtë e harxhoni kohën tuaj të vlefshme. Kohën të cilën do të duhej t’ia kushtoni familjes suaj, prindërve, fëmijëve, farefisit ose punës me të cilën fitoni për vete dhe për familjen tuaj.
E pesta: Vizitoni sa më shpesh faqet islame. Vizitoni faqet me ndihmën e të cilave do të njoftoheni me informata të dobishme të cilat do ta zgjërojnë diturinë tuaj. Largohuni nga ato faqe të cilat e dëmtojnë besimin dhe moralin, dhe grupeve të cilat përhapin fitne (përçarje).
E gjashta: “Chati” - paraqet kurthe për meshkuj dhe femra. Kurthe të cilat do t’ju shpie në drejtim të lidhjeve të ndaluara, lidhje të cilat fillojnë me anë të njoftimeve të thjeshta, ndërsa përfundojnë me dëme të mëdha për besimit dhe jetën tuaj.
E shtata: Ose do të jeni ai i cili kontrollon, ose do të jeni nën kontroll. Nëse do ta vendosni internetin nën kontrollin tuaj atëherë vlerat e tij do t’i mposhtin dëmet e tij potenciale dhe kështu interneti bëhet dhunti nga ana e Allahut të Madhëruar. Por, nëse do të bini nën kontrollin e tij, atëherë ai do t’ju mjegulloj sytë tuaj me sharmin dhe kënaqësitë momentale të cilat ai ua dhuron. Do të vjedhë paratë tuaja, kohën, jetën dhe do t’ju largon nga detyrat të cilat i keni ndaj familjes dhe të afërmve tuaj. Do të bëheni viktimë, e atë as që do ta vëreni.
Shpëtoni nga kjo kurth para se të humbni dhe para se të bëhet vonë. /islamgjakova/