400 këshilla dhe udhëzime islame (I)

Ahmed Izzudin El-Bejanuni

• Sinqerisht dhe në tërësi dorëzoju Allahut xh.sh. në të gjitha qëllimet dhe ruaju nga hipokritët në fjalë dhe në vepra.
• Ndiqe sunnetin e të Dërguarit të Allahut xh.sh me fjalë, me vepra dhe me sjelljen tënde të tërësishme.
• Frikësohu nga Allahu xh.sh. dhe vendos në mënyrë të paluhatshme se do t’i kryesh të gjitha urdhrat e Tij dhe të largohesh nga gjithçka që e ka ndaluar.
• Sinqerisht pendohu Allahut xh.sh. dhe lutu për faljen (bën istigfar)
• Le të jetë Allahu xh.sh. në mendjen tënde në të gjitha veprimet.
• Në tërësi dorëzoju rregullave fetare, ngase vetë Islami është marrë nga fjala arabe :Istisla” – përkushtim, dhe mos u mundo që me mendjen tënde t’i njohësh të gjitha, sepse mendja ka kufij përtej të cilëve nuk mund të kalosh, ashtu siç ka shikimi largësinë e fundit gjer te e cila arrin dhe nuk kalon.
• Shoqërohu me njerëzit e ditur (alimë) dhe sillu bukur ndaj tyre dhe përpiqu, t’i duash dhe të shërbehesh me diturinë e tyre. Të gjitha këto ua bën shprehi edhe fëmijëve tuaj, ngase dijetarët janë pasardhës (trashëgimtarë) të të dërguarve të Allahut xh.sh.
• Dëgjoj vazet (ligjëratat) dhe shërbehu me to.
• Të vërtetën pranoje nga secili dhe ruaju nga kokëfortësia dhe mendjemadhësia.
• Besimi (itikad) përshtate me Kur’anin dhe synnetin dhe ruaju besimit dhe fjalëve, që shpijnë jashtë fesë.
• Beso fuqimisht në Allahun xh.sh. , melekët e Tij, Librat ( e Tij), Pejgamberët dhe ditën e Gjykimit, dhe se gjithçka çka ndodh bëhet me lejen dhe caktimin e Allahut xh.sh.
• Mos ndiq verbërisht askë deri sa të mos e vërtetosh drejtësinë e saj për të cilën të thërret.
• Kur’anin mos e komento sipas mendimit tënd, por mbështetu në të dhënat burimore të tefsirit
• Bëhu i durueshëm me arritjen e diturisë dhe mësoji të tjerët, sepse më i miri është ai që kërkon diturinë dhe i mëson të tjerët.
• Doemos gjeje (siguroje) një libër nga fikhu i hanefive.
• Bleje Rijadusalihin, librin për Muhammedin a.s. (Nurul-Jekinga Hudariu) dhe librin për zikrin (El-ezkar) nga imam Neveviu.
• Shmangu literaturës pornografike dhe librave, të cilat janë në kundërshtim me mësimin Islam.
• Bëhu gjithnjë i pari në vepra të mira për të cilat do të shpërblehesh dhe do të arrish shpërblimin e të gjithë atyre, të cilët marrin shembull në ty

MBI PASTËRTINË

1. Në tualet (banjo) hyn me këmbën e majtë. Para hyrjes thuaje: “eudhu bil-lahi mineshejtanirraxhim” dhe në të, mos fol asgjë. Dil me këmbën e djathtë dhe thuaj dovën tjetër:”Gufranek”.
2. Shmangu nga kryerja e nevojës në rrugë dhe hiqe atë ku pushojnë njerëzit ngase ajo I shqetëson ata.
3. Mos u kthe nga kibla e as në anën e kundërt prej saj gjatë kryerjes së nevojës, kur gjendesh jashtë lokaleve.
4. Largohu kryerjes së nevojës në këmbë, që të ruhesh nga urina.
5. Pastrohu pas nevojës së vogël me ujë ose gurë (në mungesë të ujit) përdorë letër, ose me njërën dhe me tjetrën çka është edhe më mirë.
6. Mos e përdorë dorën e djathtë për pastrimin e hundës, larjes pas nevojës, as për çfarëdo pune tjetër të ndyrë, por përdore dorën e majtë.
7. Synetoj djemtë e tu sa janë ende të vegjël, sepse të bërit synet është një nga rregullat islame.

MBI ABDESTIN

1. Ruaje abdestin, përsërite dhe mundohu të jesh vazhdimisht me abdest.
2. Mos bjer në gjumë (të flesh) pa abdest
3. Para abdestit thuaje bismilahin.
4. Pastroje dhëmbët me misvak (brushë) me rastin e çdo abdesti dhe para kryerjes së namazit.
5. Me rastin e abdestit laje-shpërlaje mirë gojën dhe hundën, përpos nëse agjëron.
6. Laji mirë të gjitha pjesët e trupit, kaloje dorën nëpër mjekër dhe ndërmjet gishtave të duarve dhe të këmbëve dhe plotësoje abdestin tënd.
7. Gjithnjë fillo me dorën e djathtë.
8. Lage (jepi mes) tërë kokës.
9. Veshët laj mirë nga ana e brendshme dhe e jashtme.
10. Pas çdo abdesti, nëse ke mundësi fali dy rekate namaz.

MBI GUSLIN

1. Mos i lejo vetës, gruas e as fëmijëve të vonojnë pastrimin pas xhunubllëkut sa do të vonoheshin në kryerjen e namazit ose ta lënë krejt.
2. Mos hyn në xhami deri sa je në xhynyb, përveç sipas nevojës vetëm në kalim dhe mos u lejo grave tua të hyjnë derisa janë në hajs ose nifas.
3. Mos ia zbulo pjesët e turpshme tjetërkujt dhe ndaloj të tjerët në mënyrë të mirë.
4. Mos i lejo gratë tuaja të shkojnë në banjo publike (në bazene ose plazhe- hamame), sepse atje sigurisht zbulohen para të tjerëve
5. Merr abdest para larjes (në banjo).
6. Pastroje me ujë çdo pjesë të trupit tënd.
7. Laje me ujë kokën tënde me nijetin e guslit, pastaj krahun e djathtë dhe të majtë nga tri herë.

MBI NAMAZIN

1. Mundohu të përsëritësh me muezinin ashtu siç përcillet ajo në sunnet dhe mos lejo të merresh me ndonjë bisedë, me çfarëdo pune ose ibadet tjetër deri sa të këndohet ezani.
2. Bjer salavatë për të dërguarin a.s. pas ezanit dhe lexoje duanë (lutjen) të cilën ai e ka lexuar (du’aulveseleti)
3. Pas ezanit mos dil nga xhamia, me përjashtim kur ke ndonjë nevojë të domosdoshme.
4. Rregullisht këndoja ezanin vetvetes nëse nuk je në xhami.
5. Ikametin thuaje për secilin farz.
6. Pas ezanit dhe ikametit lute Allahun xh.sh. të dhurojë çka dëshiron nga gjërat e kësaj bote dhe të ahiretit për vete dhe për gjithë muslimanët e tjerë.
7. Ndihmo muslimanët në ndërtimin e xhamive në vendet ku ato janë të nevojshme, dhe përkrahi me punën tënde personale dhe materiale.
8. Nderoj xhamitë dhe hyn në to me këmbën e djathtë, ruaju nga çfarëdo papastërtie, dhe përmbaju normave të njohura të mirësjelljes. Mos fol gjëra të pahijshme dhe të panevojshme, mos vrapo, mos qesh, mos u zemëro dhe nga ato dil me këmbën e majtë.
9. Mos pështyj në xhami as në drejtim të kiblës, por në faculetë dhe mos u paraqitë në të për gjërat e humbura nga nderimi ndaj saj.
10. Mundohu që namazin ta kryesh në kohën e duhur, me xhemat në xhami, e sidomos jacinë dhe sabahun.
11. Mos e shtyjë faljen e namazit, përveç kohës së caktuar.
12. Pas sabahut dhe pas iqindisë mos fal nafile, përpos namazeve me shkak
( te cilat kryhen në raste të veçanta).
13. Rri më gjatë në vendin ku e ke falë sabahun dhe iqindin!
14. Sa më gjatë qëndro në xhami gjatë kohës tënde të lirë në ibadet dhe në lexim.
15. Mos ha çka do qoftë nga ajo që ka erë të pakëndshme siç janë hudra, qepa ose presh(purrini), dhe mos pi duhan t’i bezdisësh të tjerët.
16. Anëtarët e shtëpisë tënde urdhëroj të kryejnë namazin, sepse namazi është një ndër themelet më kryesore - më të rëndësishme të besimit.
17. Këshilloj gratë tuaja që namazin ta kryejnë në shtëpi.
18. Fëmijët tuaj urdhëroj që namazin ta kryejnë që nga mosha shtatë vjeçare kurse për namaz i detyron nga mosha dhjetë vjeçare. Këtë mos e kupto si asgjë që pastaj të përgjigjesh.
19. Atij, që nuk bën namaz nga familja jote, ose kushdo tjetër, sqaroja rëndësinë e namazit, vlerat e tij, shpërblimin dhe kryerjen e tij dhe tregoj se ç’e pret atë që nuk bën namaz.
20. Rregullisht fali synnetet (para dhe pas farzit).
21. Nafilet kryeji në shtëpinë tënde.
22. Rregullisht kryeje namazin “duha”, i cili falet pasi që ngrihet diell, e gati deri në mesditë më së paku dy, e më së miri tetë rekate.
23. Pas namazit farz rregullisht ngreh tesbih.
24. Për namazin e natës (kijamul-lejl) përgatitu duke u përmbajtur ndaj kësaj bote, ngrënies së tepërt dhe fjetjes pasdite.
25. Rregullisht thuaji duatë e përcjellura besnikërisht para fjetjes dhe pas zgjimit.
26. Flejë me abdest duke përmendur Allahun xh.sh dhe duke pasur për qëllim të zgjohesh në namazin e natës.
27. Namazin e natës kryeje rregullisht dhe për të zgjoje bashkëshorten dhe fëmijët.
28. Fal namaz me rastin e errësimit të Diellit dhe Hënës.
29. Secilit musliman falja namazin e xhenazes.
30. Fal namazin istihare për çdo punë të rëndësishme dhe thuaje dovën të cilën i Dërguari a.s. e ka preferuar për namazin istihare.
31. Namazin kryeje me xhematë!
32. Ke kujdes në rreshtimin e safave, ngjeshjen dhe radhitjen e namazlinjëve-falësve njëri me tjetrin dhe plotësimin e zbrazëtirave.
33. Nxito i pari në saf, por pa i shtyrë të tjerët.
34. Rregullisht thuaje dovën para fillimit të namazit (subhaneken) thuaj “amin” me imamin dhe thuaje dhikrin e njohur në ruku dhe sexhde.
35. Qetësohu plotësisht në ruku, sexhde në qëndrimin pas rukusë dhe në qëndrimin ndërmjet dy sexhdeve.
36. Kurrsesi mos kalo para atij, i cili falet.
37. Vendos diçka para vetës që të jetë “sutra” (mbrojtja), nëse falesh në vendin, ku kalojnë të tjerët.

MBI NAMAZIN E XHUMASË

1. Në xhuma nisu sa më herët, ndërsa nëse e dëgjon ezanin përgjigju menjëherë.
2. Rregullisht pastrohu të premten (për shkak të xhumasë) verës dhe dimrit.
3. (Për) Çdo javë prej thonjtë dhe pastroj, ngase islami është fe e pastërtisë.
4. Për xhuma erësohu dhe vesh rroba më të mira.
5. Ruaju nga të shtyrit nëpër safa.
6. Kurrsesi mos fol derisa imami jep vaiz.
7. Përpiqu që për çdo të premte të thuash suren Kehf.
8. (Dërgoj) Sjell sa më shumë salavatë, në Pejgamberët a.s. në vigjilje të së premtes dhe të premten

MBI SADAKANË

1. Bëhu bujar dhe ruaju nga koprracia, sepse Allahu xh.sh. është bujar dhe i do dorëdhënësit
2. Zekatin, të cilin e ke farz shpërndaje, dhe mos u bë dorështrënguar (koprac) ndaj atyre që e meritojnë.
3. Nëse të ndodhë çfarëdo fatkeqësie ose varfërie, mbështetu në Allahun dhe kurrsesi mos lejo që me zemër të mbështetësh në krijesat e Tij.
4. Nëse dikush të ofron diç dhe e sheh se nuk është me gjithë zemër nga ai, mos e merr atë.
5. Bëje shprehi të ndash (shpërndash) sadakë dhe mos nënçmo (zhvlerëso) çkado qoftë nga sadakaja (sado e vogël qoftë ajo).
6. Ndaje nga ajo që të është më e dashur: “Nuk do t’ia arrini qëllimit derisa të mos ndani nga ajo që u është e dashur” (Imran -92).
7. Sadakanë vullnetare (shtesën) shpërndaje fshehtas, kurse zekatin, i cili të është farz jepe haptazi kështu që njerëzit të mund marrin shembull prej teje.
8. Gjatë ndarjes jepu përparësi të varfërve nga familja jote dhe atyre që janë fetarë (besimtarë).
9. Jepi hua çdo kujt, i cili të kërkon, nëse e sheh se është e nevojshme.
10. Shtyje afatin e pagesës atij, i cili të ka borxh dhe nëse s’është në gjendje që me kohë ta kthejë borxhin edhe ia zvogëlo borxhin (një pjesë ia bën hallall – ia fal).
11. Pasurinë tënde shpërndaje për qëllime të ndryshme mirëbërëse, siç është ndërtimi i xhamive dhe përhapja e diturisë, sepse ajo bie në sadakanë për të cilën rrjedh shpërblimi gjithnjë dhe nuk ndalet derisa dikush shërbehet me të.
12. I lejo bashkëshortes tënde që edhe ajo të mund të shpërndajë sadaka nga pasuria jote.
13. Njoftoje bashkëshorten tënde që mos të ndajë asgjë nga ajo, që nuk ia ke lejuar.
14. Ushqej dhe u jep ujë të tjerëve dhe mos nënçmo asgjë nga veprat e mira (sado që të duken ato të pavlefshme).
15. Falënderohu për çdo të mirë e cila të bëhet dhe shpërble bërësin e saj me dua që Allahu xh.sh. t’i dhurojë çdo të mirë.

... vazhdon



Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe:
Mr. Sci. Fehim Xh. Dragusha