Dijetari i njohur nga Shkupi Hfz. Idris Ef. ka qenë djali i Ibrahim Ef. dhe zonjës Fikrije.
Lindi me 15 nëntor 1936 në Shkup. Hfz. Idriz Ef. ka qenë nga përfaqësuesit e fundit të hallkës së dijetarëve Osman në trojet tona i cili është dalluar me karakter, veti morale të lartë dhe logjike, gjithashtu edhe për nga veshja me veshjen tradicionale të një dijetari fetar me fes dhe xhubbe gjatë viteve të fundit.
Ashtu edhe siç tregon vete nxënësi i tij Adnan Ismaili, kryetari i Logos-A, në vitin 1997 duke shkuar në Preshevë, polici e ndali duke kërkuar nga ai se mos ka diç në fes, duke dëshiruar t'ia nxjerr fesin, por hoxha i drejtohet: “Koka pritet, e Shalli nuk qitet (nxirret)” .
Ky dijetar ka qenë një nga ata të cilët edhe për kundër regjimit komunist e ka flijuar veten për mësimin e fesë që ka mësuar shumë nxënës dhe ka nxjerr një numër të madh të hafizave.
Hfz. Idriz Ef. përveç që ka qenë njohës i mirë i gjuhës arabe dhe osmane, ai gjithashtu e ka njohur mirë edhe gjuhën perse. Hoxha i nderuar ka formuar hallka në të cilat ka zhvilluar mësimin e hadithit që ua ka zhvilluar nga librat e përcaktuara të shkencës së hadithit.
Ky aktivitet i këtij dijetari ka qenë gjatë viteve 1970 e deri më vitin 1980.(1) Hafiz Idrizi ka qenë Imam në xhamin e dyqanxhiut para se të rrënohej në kohën e tërmetit të Shkupit më vitin 1963.
Pas kësaj ai përcaktohet Imam në xhaminë e Larme (Allaxha) të Shkupit e cila gjendet afër bit pazarit. Në këtë xhami Hafizi formon një shkollë aty rreth xhamisë në të cilën gjendeshin dy dhoma (sot gjatë renovimit të oborrit të kësaj xhami janë të larguara këto dhoma dhe janë të ndërtuara në një anë tjetër të xhamisë).
Hafizi periudhën e mësimit e ka përcaktuar pas namazit të sabahut e deri pas namazit të drekës dhe përsëri e ka filluar nga namazi i iqindisë e deri në kohën pas namazit të akshamit në të cilën ka ligjëruar dhe mësuar nxënësve Kur’an, hadith, fikh, gramatik.
Hfz. Idrizi Ef. këtë aktivitet e ka vazhduar deri me mbylljen e kësaj shkolle (mejtepi), në të cilën përafërsisht ka nxjerrë tre gjenerata Shejh Hafiz Idrizi mësimin e hadithin e ka mbajtur gjatë kohës prej ora nëntë të mëngjesit e deri në namazin e drekës në javë dy herë, ka komentuar librin e Imam Neveviut Rijadus-Salihin. Gjithashtu ka pasur njohuri të thella në kuptimin e hadithit (Meana’l-hadith) në garibu’l-Hadith (fjalët e panjohura në hadith), në terminologjinë e hadithit, biografit dhe në lidhje me gjuhën arabe. Gjatë komentimit të haditheve më së shumti që ka ndjekur në komentim ka qenë libri i ibn Haxher el-Askalanit që ka komentuar Sahihul-Buharin e cila quhet Fet’hul Bari.
Hafizi Idrizi gjithashtu ka shfrytëzuar librin e Ibn Allanit Delaiulul-Felahin dhe të Ibn Ethirit Et-Taxhu’l-Xhami’ lil-Usul. Ndërsa për terminologjinë e hadithit ka shfrytëzuar librin e ibn Haxher el-Askalanit Nuhbetul Fikr fi Mustelahi Ehlil-Ether, këtë libër Hafizi ua ka shpjeguar nxënësve të tij. Ndërsa në lidhje me biografinë e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) burim kryesor në të cilën është bazuar ka qenë vepra kryesor e shkencës së Sires (shkenca e biografisë së Pejgamberit) Siretu ibn Hisham.(2)
Nga gjenerata e dytë Adnan Ismaili dhe Ismail Bardhi të cilët thuan se Hafizi ka mbajtur mësim prej mëngjesit ora nëntë përafërsisht deri më ora dymbëdhjetë, dyzet e pesë minuta, në javë dy herë të cilëve u ka dhënë shënime dhe ka komentuar hadithet. Gjithashtu tregojnë se komentin e librit Rijadus-Salihin nuk e kanë kryer dhe se kanë arritur me komentim gjer tek hadithi 550 dhe se shumicën e haditheve kanë qenë të obliguar që të mësojnë përmendësh. Nga ky aktivitet i Hafizi Idizit që ka zhvilluar mësimin e hadithit mund të thuhet se është nga të fundit që ka mësuar hadithin me metodën klasike në trevat tona , e veçanërisht në Shkup(3).
Hfz. Idriz Ef. ka vdekur me 25 nëntor 2005 nga sëmundja e zemrës, All-llahu e mëshiroftë.
Referenca:
_________________
1. Bejadin Ameti, Makedonya'da Hadis Çalışmaları (Punimet e Hadithit në Maqedoni)- disertacion doktorature, fq: 115.
2. Ibid.
3. Ibid.
Muin Sulejmani