Ushqimet e ndaluara

Islami ka vendosur rregulla të thjeshta rreth ushqimeve, për të mbajtur një balancë ndërmjet trupit
dhe shpirtit. Islami lejon dhe u rekomandon pjesëtarëve të vet të hanë çdo gjë që është e pastër, e
shëndetshme dhe e fituar përmes rrugëve hallall.

Për t'u kujdesur për mirëqenien e përgjithshme të popullit,(1) Islami ka ndaluar disa kategori të ushqimit dhe
pijeve, dhe disa prej burimeve, mjeteve dhe metodave të fitimit. Këto kategori janë të ndaluara për ta mbrojtur njerëzimin nga dëmi dhe si masë parandaluese, janë të ndaluara gjithashtu gjërat që shpien në të ndaluarën,. .. u lejon të mirat, e u ndalon të këqijat dhe i liron nga barrët e rënda dhe vështirësitë që i kane pasur... " (El A'rafe, 157)
Termi kur’anor 'haram' përdoret për gjërat a veprat e ndaluara. Haram është ajo që është absolutisht e ndaluar nga Ligjvënësi, Allahu. Ekzistojnë gjëra që janë rreptësisht të ndaluara për konsumim dhe përdorim në kushte normale.
Haram do të thotë e ndaluar nga Zoti xh.sh. dhe të vepruarit me gjëra haram është mëkat.
Është shumë e rëndësishme të dihet se ç’është dhe ç'ka nuk është haram, sepse largimi nga harami është mbrojtje nga mëkatet. (2)


Kategoritë e ndaluara të ushqimeve dhe pijeve


Janë vetëm gjashtë kategori të ushqimeve/pijeve, të cilat janë të ndaluara, dhe ato janë:3

A. Mishi i ngordhur apo kalbësirat
B. Derri dhe ç’do prodhim që ka prejardhje nga derri
C. Gjaku rrjedhës
Ç. Ushqimi i flijuar për idole/idhuj
D. Ushqimet/Pijet dehëse të të gjitha llojeve përfshirë drogën dhe alkoolin
Dh. Kafshët mishngrënëse dhe shpezët gjuetare me kthetra të mprehta.

Katër kategoritë e para janë të ndaluara bazuar në ajetin kur’anor si vijon: "Ju ndalohet ngrënia e ngordhësirës, gjakut, mishit të derrit, asaj kafshe që është therur jo në emër të Allahut..." (El Maide, 3).
Kategoria e pestë (ushqimet intoksikuese/dehëse) është e ndaluar bazuar në ajetin kur’anor: "0 besimtare! Me të vërtetë, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujat dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Pra, për të shpëtuar, largohuni nga këto"! (El Maide, 90).
Kategoria e gjashtë (për ndalimin e kafshëve mishngrënëse dhe dhëmbëshqyese dhe shpezëve të gjahut me kthetra të mprehta) bazohet në hadithin:"Pejgamberi a. s. e ka ndaluar ç’do shtazë që është dhëmbëshqyese
dhe ç’do shpezë që ka kthetra". (Muslimi)


A. Ndalimi i mishit të shtazëve të ngordhura (ngordhësirat)


Allahu e ka ndaluar ngrënien e mishit të shtazëve dhe shpezëve që kanë ngordhur si një ngordhje natyrale, pa u therur, ose nga gjuetia e cila është me mjete të lejuara. "Ju ndalohet ngrënia e ngordhësirës, gjakut, mishit të derrit, asaj kafshe që është therur jo në emër të Perëndisë, mishit të kafshës që është lidhur në fyt e ka plasur, mishit të kafshës që është rrahur e ka ngordhur, dhe të asaj kafshe që është mbytur nga të rrezuarit, e të asaj që është mbytur me brirë nga kafshët tjera, dhe të asaj që është mbytur nga egërsirat, përveç atyre që i preni ju para se të ngordhin. Ju ndalohet ngrënia e asaj që është therur për nder të kryqeve dhe të të kërkimit të fatit me fall...." (El Maide, 3).
Kategoria e shtazëve të ngordhura përfshin shtazët dhe shpezët që ngordhin nga ngufatja, fryrja, goditja, ose ato që janë ngrënë pjesërisht nga shtazët e egra. Kjo kategori përfshin shtazët/shpezët e mbytura në atë mënyrë që ndalon gjakun e tyre të dalë nga trupi i tyre.


B. Ndalimi i mishit të derrit - dhe të gjitha prodhimeve dhe nënprodhimeve të tij


Ndalimi i mishit të derrit është bërë me ajete kur’anore si më poshtë: "Me të vërtetë, Allahu jua ka ndaluar ngrënien e kafshës së ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe të kafshës që është therur jo në emër të Zotit..." (El Bekare, 173);
"Thuaj: "Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua (në Kur'an), se është e ndaluar ta hajë njeriu atë që do, gjithçka tjetër, përveç ngordhësirës, gjakut të derdhur, ose mishit të derrit, se ai është i ndytë..." (El En'am, 145)
Kur Kur'ani përmend ndalesën e ngrënies së mishit të derrit, ndalesa përfshin ç’do pjesë të tij, duke e konsideruar derrin ndyrësirë dhe ngrënien e tij mëkat.


C. Gjaku rrjedhës


Gjaku është lëngu që qarkullon përmes zemrës, arterieve, venave dhe kapilarëve duke bartur materiet ushqyese, elektrolitet, hormonet, vitaminat, antitrupat dhe oksigjenin në inde, dhe mbeturinat e dyoksidin e karbonit.
Kur të flitet për gjakun që është i ndaluar sipas ajetit kur’anor të përmendur më lart "... gjakut të derdhur..." (El Bekare, 173), kjo i referohet gjakut që derdhet jashtë dhe jo gjakut që gjendet brenda mishit apo ndonjë organi.
Gjaku që është derdhur nga shtaza a shpeza, është i ndaluar edhe nëse është shndërruar në ndonjë prodhim tjetër apo është ngrirë.


Ç. Ushqimi që është flijuar për idole/idhuj


Në Islam është i ndaluar konsumimi i ushqimit apo mishit që i është dedikuar tjetërkujt (idoleve) në vend të Allahut. Kjo bazohet në ajetin kur’anor "... dhe atë kafshe që është therur jo në emër të Zotit..." (El Bekare, 173). Kjo ndalesë ka të bëjë me ruajtjen e besimit në Njëshmërinë e Zotit dhe për ta refuzuar politeizmin dhe rivalitetin me Zotin e Madhërishëm. Ndalesa e ngrënies së ushqimit që u është dedikuar idhujve apo është therur duke përmendur emrin e idhujve apo hyjnive joekzistues bëhet me qellim të refuzimit të çdo lloj politeizmi apo rivaliteti me Allahun xh. sh.. Në Islam, politeizmi konsiderohet si i vetmi mëkat i pafalshëm. (4)
Myslimanet obligohen të përmendin Emrin e Allahut gjatë therjes së shtazës a shpezës, për të kërkuar leje nga Allahu, Krijuesi i ç’do gjëje, për t'ia marrë jetën asaj shtaze për ngrënie, si të vetmin qëllim. "Hani atë, gjatë therjes të së cilës është përmendur emri i Allahut, nëse jeni besimtarë të dokumenteve te Tij". (El Enam, 118)


D. Ndalimi i pijeve dehëse


Është e qartë se pijet alkoolike janë të ndaluara me ajetin kur’anor: "O besimtarë! Me të vërtetë, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujat dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Pra, për të shpëtuar, largohuni nga këto"! (El Maide, 90)
Të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe drogave që dehin, janë të ndaluara në Islam. Dehëse konsiderohen të gjitha ato që mjegullojnë mendjen e njeriut. Pijet alkoolike dhe drogat dehëse të të gjitha llojeve janë të ndaluara për t'u konsumuar, përdorur apo tregtuar në çfarëdo mënyre. (5)
Muhamedi a. s. ka thënë: "Mallkimi i Zotit bie mbi 10 kategoritë e njerëzve që merren me alkool. Ai qe e përgatit, për të cilin është përgatitur, ai që e pi, ai që e transporton, ai për të cilin është sjellë, ai qe e shërben, ai që
e shet, ai që i përdor paratë e fituara nga ai, ai që e blen, dhe ai që e blen (alkoolin) për dikë tjetër". (Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe).
Kjo thënie e Pejgamberit a.s. sjell një rregull të përgjithshme: Çdo gjë që ndihmon të ndaluarën, është e ndaluar, ky parim i ndalon të gjitha rrugët që shpien në haram (të ndaluarën). Qëndrimi islam për ndalimin
e pijeve dehëse është pa kompromis, pa marrë parasysh a është sasia e madhe apo e vogël. (6)
Muhamedi a. s. ka thënë: "ajo shumica e se cilës të deh, edhe pakica e saj është e ndaluar".


Dh. Kafshët mishngrënëse dhe shpezët gjuetare me kthetra të mprehta


Janë të ndaluara për ngrënie shtazët që kanë dhëmbë si të qenit dhe gjuajnë (hanë) shtazë të tjera. Ngjashëm me to edhe shpezët që gjuajnë dhe hanë shtazë dhe kanë kthetra të mprehtë, janë të ndaluara.
"Pejgamberi a. s. e ka ndaluar çdo shtazë që është dhëmbëshqyese dhe çdo shpezë që ka kthetra". (Muslimi) Shtazët gjuetare përfshijnë kafshët mishngrënëse me dhëmbë shqyese, siç, janë: luani, qeni, ujku, tigri, dhelpra, hiena, macja etj.. Shpezët gjuetare përfshijnë shpezët mishngrënëse me kthetra të mprehta, siç janë: skifteri, shqiponja, hutini etj..
Kafshët të cilave u ndalohet t'u hahet mishi, ndalohet t'u pihet edhe qumështi.
"Transmetohet nga Ibn Omeri se i Dërguari i Zotit e ka ndaluar ngrënien e shtazëve të ndyta dhe pirjen e qumështit të tyre". (Tirmidhiu)

_________________________
(1) Abu Ammar Yasir dl-Qadhi, "Importance of Halal Sustenance", The Brunei Times, 26 October 2012.
(2) D. Nurdeng, Revieë Article, "Laëful and Unlaëful foods in Islamic Laë focus on Islamic Medical and Ethical Aspects", International Food Research Journal 16: 469-478 (21)09), f. 470.
(3) Islam Hasani, Ushqimi Hallall: Trodhimi, Pergatitja, Menaxhimi dhe Deponimi, (I'rishtine: Dituria Islame, 2012), f., 20.
(4) Mohammad Ma/har Hussaini, Islamic Dietary Concepts and Practices (Bedford Park: The Islamic Food and Nutrition Council of America, 1993) f. 68-70.
(5) Ibid. (6) Ibid



Dr. Islam Hasani