Archives of Internal Medicine – analizon nje studim te bere gjate viteve 90-të me 161.000 gra te moshave 50-69 vjeç gjate nje periudhe 8 vjeçare.
Një prej studimeve më të mëdha të bëra ndonjëhere mbi efektin e multivitaminave tregon se marrja rregullisht e tyre nuk ka ndonje efekt të madh ne shëndetin e personave që i pijnë. Multivitaminat nuk ulin rrezikun e kancerit te ovarieve , te gjoksit te zorres se trashe, te mitres te fshikzes se urines , stomakut, apo mushkerive. Jo vetem kaq por multivitaminat nuk kishin asnje efekt ndaj semundjeve te zemres (infarktit apo trombozes).
Nje lajm zhgenjyes ky per industrine multimilion dollareshe te vitaminave e cila ka bombarduar gjate viteve te kaluara me reklama per perfitimet e marrjes se multivitaminave. Sipas studiuesve, megjithese shpeshhere marrja e vitaminave per parandalimin e semundjeve eshte rekomanduar nga mjeket nuk eshte pare te kete ndonje perfitim konkret ne uljen e rreziqeve te kancereve ne realitet.
Journal of the American Medical Association raporton se marrja e Selenium dhe vitamines E nuk ndikon ne uljen e rrezikut te kancerit te prostatit.
Physicians’ Health Study II raporton se suplementet e vitaminave E dhe C nuk parandalojne kancerin te prostatit.
Per kontrast te gjetjeve te mesiperme , ata persona qe mbajne nje diete te pasur me fruta dhe perime kane me pak shance per te patur kancere ne krahasim me ata qe kane nje diete te varfer. Kur dikush perpiqet te zevendesojne vitaminat natyrale me suplemete artificiale atehere shtohet rreziku per te kapur kancer ne nje faze te jetes.
Gjithesesi, marrja e vitaminave si suplement eshte e rekomanduar kur nuk ka mundesi tjeter per ti marre keto vitamina nga ushqimi , ose kur ka deficit te vitaminave te caktuara ne trup (psh per te luftuar anemine).
Eshte ne dore te vete njerezve se cfare duhet te bejne persa u perket vitaminave, te marrin suplemente apo te blejne fruta dhe perime! /shendetionline/