Ky është viti i dytë me radhë ku në shumë vende botërore tanimë shënohet si dita Ndërkombëtare e mbulesës-hixhabit.
Edhe kjo ditë, si shumë të tjera të këtij lloji lanë të kuptojmë se, përkundër asaj që shtete të mëdha në botën demokratike, besa edhe me kushtetutë thërrasin t’i mbrojnë të drejtat fetare, shohim se liria fetare, me theks të veçantë liria e fesë Islame, është ende e kufizuar. Në shumë vende botërore ende e kanë të vështirë ta pranojnë shaminë-mbulesën si një realitet i pa kontestueshëm qoftë fetarisht, apo si e drejtë e veprimit të çdo kujt. Konsideroj se, Një Shkurti si preventiv për ta shpreh myslimanet mllefin e tyre për mos lejim të mbulesës, nënkupton se, liria dhe të drejtat fetare ende cungohet, dhe janë të sanksionuara.
Edhe pse sipas ‘’Deklaratës dhe Konventës të Kombeve të Bashkuara’’ liria e besimit, bindja fetare është e garantuar, por kjo si duket ka mbetur vetëm si ngjyrë mbi fletë. Në këtë Deklaratë thuhet: ’’Me qenë se, feja dhe bindja, për secilin që i praktikon, janë një prej elementeve themelore të kuptimit të tij të jetës dhe me që e drejta për lirinë e bindjes ose të fesë duhet të respektohen dhe garantohen plotësisht’’. Kurse në Nenin 1, paragrafi 2, thuhet: ’’Askush nuk duhet të detyrohet të bëjë diçka që i shkakton dëm lirisë së tij të besimit dhe të bindjes që e zgjedh vetë’’. Madje thuhet se: ’’Asnjë shtet, institucion, grup individësh ose individ nuk guxon të diskriminojë askënd në bazë të besimit ose të bindjes tjetër’’. Kurse Neni 3 në këtë deklaratë pohon se diskriminimi i të drejtës fetare ndaj kujtdo çoftë, paraqet fyerje të dinjitetit të njeriut dhe mohim të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Shikuar realisht edhe kushtetua e vendit tonë lejon të drejtën e manifestimit dhe bindjeve fetare, sipas Nenit 38 të saj, përfshirë edhe të drejtën e mbulesës, sepse është parim fetarë Islam, dhe kjo duhet të përfshi të gjithë qytetaret pa dallim profesionet, qofshin nxënëse, studente apo punëtore por ja që po ju mohohet e drejta.
Për çudi, sot në vendin tonë ishte një heshtje totale, po thuajse nuk ballafaqohet ky vend me këtë fenomen të pasluftës (kamë për qëllim pengimin e mbulesës pasluftës)! Mendoj se mungon vetëdija, nuk po shfrytëzohen situatat, e as nuk po menaxhohen krizat si duhet. Për t’i arritur të drejtat (çfarëdo qofshin ato) duhet solidarizuar me ata që i kërkojnë ato, në këtë rast, t’i bashkangjitemi atyre që kërkojnë lejimin e pakushtëzuar të mbulesës së femrës myslimane edhe në vendin tonë.
Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe në të kaluarën, mbulesa ka një histori të lashtë në shoqëritë dhe civilizimet e hershme. Ishte e mbështetur edhe në fetë qiellore para Islamit. Ardhja e fesë Islame realisht nuk solli ndonjë risi mbi këtë çështje, por se vetëm e vërtetoj obligushmërinë e mbulesës. Të shumta janë faktet fetare-Islame që obligojnë femrën myslimane e cila ka arritur moshën madhore të mbulohet, nga vërsete Kur’anore specifikojmë kaptina Ahzabë citatet;32-33,53,59. Nur citatet;30-31,60. Kurse thëniet e Muhamedit a.s., janë mase të shumta në këtë drejtim. Po ashtu ekziston edhe konsensusi i myslimanëve që nga koha e shpalljes së fundit deri me ditët e sotme se mbulesa është e detyrueshme për femrën myslimane.
Autori është specializant i të drejtës së gruas myslimane-shqiptare, dhe asaj ndërkombëtare