Në Kur’anin fisnik thuhet: “Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi (el-Bari’)…” (El Hashr, 24)
Emri i Bukur i Zotit “el-Bari”, tregon All-llahun si krijues i çdo gjëje, pa kurrfarë modeli, pa kurrfar shembulli që do t’i shërbej për krijimin e krijesës së ardhshme.
“Në çdo send ka gjurmë (ether) të këtij Emri. Ai krijon në mënyrën më të bukur pa “recept”, dhe nuk shikon në model gjatë krijimit”. Ibn Arebiu thotë:
Ka ekzistua All-llahu me Te nuk ishte askush dhe tani Ai është si ka qenë edhe më parë.
Emri “Bari” rrjedhë nga rrënja “b-r”, që d.m.th. “me krijua nga asgjëja” “me shërua”, “me qenë i lirë” “me krijua pa model (mostër)”.
Në Kur’anin fisnik thuhet:
“S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme (el-birijja) Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.” (El Bejjine, 6-7)
Meqë në fjalën “el-berijja” gjindet rrënja “b-r” kjo sintagmë përkthehet si “krijesa”.
Kur flitet për Emrin e Zotit “el-Bari” mendohet në All-llahun i cili krijon ekzistencat, dhuron ekzistimin.
Imam Kurtubiu thotë se një prej kuptimeve të Emrit të Zotut “el-Bari” është edhe “Ai i cili lëvizë (kalib), i cili krijoi paraelement e parë: ujin (ma’), zjarrin (nar), ajrin (heva) dhe tokën (tura), të cilët i krijoi nga asgjëja:
“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi, a nuk besojnë? (El enbija, 30)
“Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj një njeri nga balta” (Sad, 71)
“Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë” (Er Rrum, 20)
Ebu Rezini një herë pyeti: “I Dërguar i All-llahut, ku ishte Zoti ynë para se t’i krijon krijesat?”
Muhammedi a.s. u përgjigj: Ka qenë në “Ama’”-u, mbi të cilin dhe nën te nuk kishte ajr (el-heva). Ndërsa Fronit të Tij (Arsh) e krijoi mbi ujë (el-ma) (Shënon Tirmidhiu)
Theksuam se emri “bari” d.m.th. “me shërua” “me lirua”, andaj thuhet se el Bari është Ai i cili jepë ilaç të sëmurit, borxhliun e lëron nga borxhi, të mërziturin e liron nga brenga, të vetmuarin nga vetmia. Nga folja “b-r”, rrjedhë edhe emri “bera’a” që d.m.th. “liri” “pafajsi” “virgjëri”. Në tregimin për Jusufin a.s. në Kur’an thuhet:
“Unë nuk e shfajsoj veten time (ve ma uberri’u nefsi), pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që e ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë” (Jusuf, 53)
El-Bari çdo gjë krijon në harmoni të plotë dhe absolute. Asgjë nuk është krijuar pa shkas. Çdo gjë ka kptim të thellë të cilin duhet hulumtuar. Edhe qiejt edhe Toka, dhe të gjitha krijesat, dëshmojnë All-llahun e madhërishëm, si Krijues dhe Zot, por dëshmojnë edhe krijimin e harmonizuar të cilin e dhuroi All-llahu i madhërishëm:
“Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas herë drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.” (El Mulk, 3-4)
Askund nuk ka lëshim, jo harmoni, jo përkryrje:
“As diellin nuk mund të arrij hënën, e as nata para ditën, po secili noton në një galaksion” (Jasir, 40)
Për këtë personi që zemrën e tij e hapë ndaj manifestimit të Emrit të Zotit “Ai i Cili krijon për bukuri” (el Bari), jeton në përputhshmëri, me harmoni me mjedisin me tërë njerëzit. Nëse me dikend hidhërohet, hidhërohet me arsye, nëse e donë dikend e do pa interes. Ky person është i butë, i dashur për të gjithë.
Lidhja me këtë Emër të Zotit (teal-luk) ndodhë në ndjenjën e njeriut që është i varur në vet manifestimin e All-llahut të madhërishëm nëpërmes emrit “el-Halik”, kështu njeriu është sjellë në ekzistencë, si dhe varëshmërinë e vet manifestimit të All-llahut të madhërishëm nëpërmjet të emrit “es-Selam”. Emri i Bukur i Zotit “el bari”, bashkon këta dy Emra të Bukur. Njohja e këtij Emri të Zotit (tehakkuk) vërehet në atë që njeriu të ndiej, të arrijë plotësisht bindjen, dhe që ti bëhet e qartë, se çfarë do të jetë nga krijesat e krijuar nuk është në gjendje të përkujdesen për atë deri në fund. Vetëm All-llahu i madhërishëm, në realitet krijon dhe për çdo gjë në tërësi dhe deri në fund përkujdeset:
“Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi (el-Bari’)… (El ashr, 24)
Zbukurimi me shprehjen e cilësive të këtij Emri të Zotit (tehal-lik) më së miri vërehet nëpërmes një rasti i cili ndodhi kur u sëmua Ebu Bekri, Omeri r.a. i vie në vizitë dhe e pyeti:
“Si je, çfarë ke?”
Ebu Bekri u përgjigj:
“Elhamdulil-lah, jam shëruar (bari’un). Më shëroi “El-Bari’u” i cili më sëmuri.
Deri te kjo gjendje arrihet pasi që njeriu nga zemra e tij të largoj çdo gjë përveç dashurisë ndaj All-llahut, Krijuesit më të bukur. H. Fejzullah ef. ka thënë:
“Kush e lexon këtë Emër njëqind herë shtatë ditë, do të jetë i shpëtuar nga vështirësit –(afet).”
Dr. Abdul Halim Mahmudi ka thënë: “Ai i cili përmend (dhikr) All-llahun me këtë Emër, njerëzit do ta përmendin për të mirë, do të jetë i shëruar nga çdo mangësi të jashtme dhe të brendshme.
All-llahu i dashur e di më së miri!
Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi