A mund të imagjinoni botën pa muslimanë

Imagjinoni, si do të dukej bota pa muslimanë... sa “botë e përkryer do të ishte”!!!.

Pa musliman nuk do të ekzistonte baza ligjore për pafajësinë e njeriut derisa nuk dëshmohet e kundërta në gjykatë përmes dëshmisë dhe provave. Islami është ai që ia ka sjellë njerëzimit këtë rregull.

Gjërat e mëposhtme nuk kanë një renditje specifike. Por, gjithsesi na tregojnë se pa muslimanë nuk do të kishim:

- Kafe
- Kamerë
- Fizikën eksperimentale
- Shahun
- Sapunin
- Shamponin
- Parfumet
- Ujitjen
- Boshtet në motorë, motor me djegie të brendshme, valvolat, pistonet
- Bravën e koduar
- Risitë arkitekturore (teknikat e punimeve që janë huazuar nga Katedralet gotike evropiane, duke ndërtuar ndërtesa më të forta, kulla të rrumbullakëta, ndërtesa me kupola ...etj)
- Instrumentet kirurgjike
- Anestezionin
- Helikën
- Trajtimin e fruthit të lopëve
- Stilografin
- Sistemin e numërimit
- Algjebrën / Trigonometrinë në matematikë
- Kriptologjinë moderne
- Gotat t kristalta
- Qilimat
- Verifikimet monetare
- Universitetet
- Optikën
- Brushën e dhëmbëve
- Spitalet
- Banjot
- Jorganin
- Busullën detare
- Pijen joalkoolike, të gazuar
- Lavjerrësin
- Kozmetikën për femrat
- Kirurgjinë plastike
- Kaligrafinë
- Prodhimin e letrës dhe pëlhurës ... etj... etj.
A e dini se musliman ishte ai i cili e kuptoi se drita, në të vërtetë, hyn në sytë tanë, dhe në këtë formë ne shikojmë, ndryshe nga grekët, të cilët mendonin se sytë tanë emitojnë rreze të dritës, dhe kështu i njëjti musliman, nga ky zbulim e zbuloi aparatin fotografik.

Muslimanë ishte edhe ai, i cili i pari u përpoq të fluturojë (viti 852), edhe pse vëllezërit Wright janë ata që u kredituan me këtë vepër.

Muslimani me emrin Xhabir ibn Hajjan i cili njihet si themelues i kimisë moderne, ka transformuar alkiminë në kimi. Ai zbuloi:distilimin e ujit, pastrimin, oksidimin,
avullimin dhe filtrimin. Ai gjithashtu zbuloi acidin sulfurik dhe nitrik.

Muslimani me emrin Al-Jazari njihet si baba i robotikës.

Muslimanë ishte edhe arkitekti i Henryt të V-të. dhe i kështjellës së tij të njohur.

Muslimanë ishte edhe ai i cili zbuloi gjilpërën për largimin e kataraktës nga sytë, teknikë e cila përdorur edhe sot.

Muslimanë ishte ai i cili zbuloi vaksinim, e jo Jenner dhe Pasteur. Perëndimorët vetëm e sollën këtë sistem nga Turqia.

Muslimanët kontribuuan shumë për matematikën si algjebra dhe trigonometria, e cila ishte importuar në Evropë 300 vjet më vonë.

Muslimanë ishte ai i cili zbuloi se Toka është e rrumbullakët, 500 vjet para Galileut.

Lista vazhdon... e vazhdon

Tani, pas kësaj liste, a mund ta imagjinoni botën pa muslimanë. Disa njerëz mund të thonë se ne vetëm kemi menduar për një “botë pa terroristë”. Këtu duhet të pajtohemi të gjithë. Definitivisht, bota do të ishte shumë më e mirë pa ata që bombardojnë, vrasin dhe lëndojnë njerëz të pafajshëm, por për këtë a duhet të fajësohet një popull, komb, apo religjion ...