Emri i Zotit “el-Musavvir” – Formësuesi më i bukur

Në Kur’anin fisnik thuhet:

“Ai është All-llahu, Krijuesi Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çka ka në qiej e në tokë, dhe Ai është ngadhënjyesi i urtë.” (Hashr, 24)

“Ai është që ju krijon (formësuan) juve në mitra ashtu si të dojë. S’ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë i urti” (Ali Imran, 6)

“Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën,…..” (A’raf, 11)

Emri i bukur i All-llahut të madhërishëm “el-Musavvir” na zbulon veprimin e All-llahut në botë, dhe veprimin në krijesa. All-llahu i madhërishëm çdo gjë e futë në ekzistencë, më pastaj e mbulon dhe e begaton me mëshirë, dhe në fund i dhuron formën e harmonizuar, proporcionale dhe më të bukur:

“O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.” (Infitar, 6-8)

Zoti i plotfuqishëm çdo gjëje i ndihmon, tërë botës i jep pamje të bukur. Çdo gjë e ka renditur sipas urtësisë.

“Vërtet, Ne krijuam njeriun në formën më të bukur.” (Et-Tinë, 4)

Vetëm feja nuk mund të jetë garancion i hyrjes në Xhennet. Çdo gjë, edhe vet ekzistenca kryesisht varet nga mëshira e All-llahut. Për këtë njeriu duhet përgatitur jo vetëm me besim të sinqertë, por edhe për vepra të mira, sjellje dhe komunikim të bukur ndaj tjerëve.
Edhe pse në shikim të parë, dikush duket më i bukur se tjetri, prioritet duhet dhënë sjelljes së tij, sinqeritetit, dhe gatishmërinë për ti ndihmuar të tjerët.
Bukuria e vërtetë është ajo shpirtërore e këto janë cilësitë me të cilat shpirti zbukurohet.
Omeri r.a. e vërejti një njeri duke u falur me kokë të ulur, duke lexuar me kujdes të veçantë ajetet kur’anore, kështu lente përshtypjen e përkushtimit të thellë në namaz. Omeri r.a. i tha: “O ti me kokë të përulur! Ngrite kokën se devotshmëria nuk është në kokë, por në zemër.”
Ebu Umame el-Behili e pa një njeri në xhami duke qajtur fuqishëm në sexhde, dhe i tha: “Sa do të ishe i devotshëm, sikur kjo qarje të ndodhte në shtëpi.”
Juristi maliki Ibu Arebi ka thënë që emir i Zotit “el-Musavvir” ka katër kuptime:
1. Ai i cili krijon dhe ngjallë krijesat në forma të ndryshme.
2. Ai i cili i sjellë (el-Mumessil) krijesat në botën e dukshme.
3. Ai i cili krijesat i konstrukton (el-Murekkib) dhe secila formë (Suze) në realitet shprehje e konstruksionit (terkib).
4. Ai i cili i përgatitë krijesat, i madhëngjen (el-Muhejji) për vendosje dhe qëllimin e krijimit.
All-llahu i madhërishëm së pari krijon, e më pastaj ju jep formën: “Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën…..” (A’rafë, 11)

Secilit i jep formë të ndryshme, dhe secili prej këtyre formave bartë në vete gjurmë të krijimit të Zotit. Këtë gjurmë krijesa duhet “nuhatur” në krijesën tjetër, duke njohur gjurmët e përbashkëta të dhuratës së All-llahut në secilin prej nesh: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njihemi ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i ruajtur.” (Huxhurate, 13)

Kush më së tepërmi i frikësohet All-llahut ai më mirë i njehë tjerët. Sa më tepër i njohim tjerët, shohim se çdo gjë e krijuar ka formën më të bukur, dhe çdo mangësi të cilën e vërejmë tek tjerët e që na bëjnë të largohem nga ata, është vetëm shprehje e cilësive të këqija të shpirtit tanë. Ngase All-llahu i madhërishëm Veten e ka quajtur el-Musavvir-Ai i cili jep format më të bukura.
Ah sikur të mund të kujtonim, si kemi qenë në barqet e nënave tona, të porsakrijuar, të kujtojmë melekun i cili erdhi pas 42 netëve duke na regjistruar çdo gjë për ne, çfarë forme do të kemi, si do të jetojmë, si dhe kur do të vdesim, si do të kalojmë në ditën e gjykimit, e çdo gjë me urdhrin e All-llahut të Madhërishëm:
“Kur lëngu faror bëhet 42 natë, All-llahu dërgon melekun i cili e formëson, ia krijon të dëgjuarit, të parët, lëkurën, muskujt dhe eshtrat.” Pastaj (meleku) thotë: “O Zot a do të jetë mashkull apo femër?” Dhe Zoti yt tregon çfarë dëshiron, ndërsa jeleku regjistron. Pastaj meleku thotë: “O Zot, vdekja?” Dhe Zoti yt thotë çfarë dëshiron dhe meleku e regjistron. Pastaj meleku thotë: “O Zot, furnizimi i tij?” Dhe Zoti yt tregon çfarë dëshiron, dhe jeleku e regjistron. Pas kësaj, meleku del me fletë (sahife) dhe asgjë nuk shtohet në atë që është urdhëruar, dhe asgjë nuk mungohet. (Hadithin e transmeton Hudhejfe, e shënon Muslimi)

Në islam është e ndaluar me vizatuar pamjet e krijesave, me na dhënë formën, siç thotë Muhammedi a.s.: “Në Ditën e Gjykimit më së ashpëri do të dënohen ata që krijesave na kanë dhënë formën (elmusavvirën). (Transmeton Abdullah ibn Mes’udi, shënon Bahriu dhe Muslimi)

Ebu Hanife dhe Shafiu kanë thënë se nuk pengon nëse vizatimi është i paraqitur në qilim apo stazë e cila shkelet.
Kemi thënë dhe tërhequr vëmendjen se tre Emrat e bukur të All-llahut: “El-Halik”, “el-Bariu” dhe “el-Musavvir” janë të paraqitur me këtë renditje në kaptinën El Hashr”.
Thuhet se njeriu është krijuar në tri mënyra. E para, pa babë dhe nënë, kështu u krijua Ademi a.s. Mënyra e dytë pa nënë, kështu u krijua Hava. Mënyra e tretë, me nënë, pa baba. Kështu u krijua Isai a.s.
Nga të gjitha krijesat, njeriun e krijoi në formën më të bukur: “All-llahu është Ai që na bëri tokën vendbanim e qiellin kulm dhe ju formësoi e
formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë është All-llahu, Zoti i botëve!” (Gafir, 64)

“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur” (Tin, 4)

Dhe forma më e bukur e njeriut arrihet në sjelljen më të bukur, çfarë e ka patur Muhammedi a.s: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit”. (Kalem, 4)

Imam Kushejrni transmeton që një mbret i kishte pyetur njerëzit në pallat, çfarë është më e keqe. Disa thanë: “Bashkëshortja e keqe”, të dytët “Edukata e keqe”, të tretët “Robëresha e keqe”. Duke mos u pajtuar hasën një njeri të varfër i cili në këto pyetje u përgjigj: “Edukata e keqe”. Sepse nga bashkëshortja apo robëresha e keqe mund të ndahesh, ndërsa edukata gjithmonë është përcjellëse e jote, kudo që shkon.”

Një dijetar thotë: “Për ata që nuk kanë fëmijë, lexohet ky Emër i All-llahut, shtatë ditë nga 21 herë.”

Dr. Abdul Halim Mahmud thotë: “Ai i cili bënë dhikër me këtë Emër të Zotit, All-llahu do t’i dhuroj dritë në trup dhe do ta udhëzoj në vepra të bukura. Kush e lexon këtë Emër dhjetë herë në abdest para marrëdhënies seksuale, All-llahu i Madhërishëm do t’i dhuroj fëmijë të mirë dhe të edukuar.”

All-llahu i dashur e di më së miri!



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi


Artikulli i kaluar
Historia e Salihut a.s.
Artikulli radhës
Lojërat e fatit