Shkollat janë djepi i dijës, institucioni i edukimit dhe arsimimit të brezave, ky është opinioni ynë, konsideroj dhe i të gjithë atyre që kanë kaluar nëpër bankat shkollore.
Përkundra këtij realiteti, me kalimin e kohës pos dijes në këto institucione janë reflektuar edhe dukuri negative të ndryshme. Thanë më mirë telashet në mes nxënësve kanë qenë edhe në të kaluarën. Mirëpo shumë nga fenomenet si: bartja e armëve të ftohta, thika, boksa plumbi etj dhe dukurit negative si: alkooli, pijet narkomanie, duhani etj, që sillet nëpër shkollat e vendit tonë viteve të fundit, jo vetëm që i zbehin imazhin këtyre institucioneve, por në një aspekt nxënësit-ata që janë të zellshëm e të mirë-krijojnë fobi nga ata nxënës që në takimin e parë me ta nuk të duken se mundë t’i përkasin mësimit a dijes. Kurse në anën tjetër të shumtë janë ata prindër që i druhen më të keqes për fëmijët e tyre, se mos vallë po i ndodhë e pa pritura.
Rastet e ditëve që i lamë pas, tek secili qytetar nga shoqëria jonë duhet ta ngritin ndërgjegjen për të marrë hapa ndryshues, kurse për institucionet gjegjëse,si ministria e arsimit duhet t’i përshpejtojnë hapat konkret për të gjetur një modus për ndryshim pozitiv.
Edhe shtete të shumta evropiane kanë qenë dhe mbetën të prekura, ca më shumë e ca më pak, nga problematika të tilla nëpër shkolla. Por, realisht shumë nga to konsiderojnë se pos edukimit metafizik të nxënësve, kanë nevojë edhe për edukimin shpirtërorë, edhe pse shumë nga shtetet evropiane nuk janë pro fetare. Te ky përfundim pedagogët evropianë kanë arritur si rezultat i studimeve të shumta e të larmishme, ku pos mësuesve-profesorëve të shkencës nxënësit kanë nevojë edhe për edukues shpirtërorë. Në bazë të një studimi timin privat në Zvicër në vitin 2009-2010,ku kam intervistuar nxënës, prindër,e mësimdhënës atje, përgjigja e tyre ka qenë se lënda fetare goxha i ka zbutur shumë nga veset e këqija në shkolla. Kurse në vitin 2011 në Linc të Austrisë, mbas një takimi të gjatë që kam pas me zyrtarë të lartë të asaj komune, më është konfirmuar se, mësimet fetare në Austri kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimit e të rinjve, largimin nga dukurit negative, me theks të veçantë të komunitetit shqiptarë.
Nga këtu them se përzgjedhja e këtyre shteteve që të jetë në korikulat e arsimit lënda fetare, te disa në formë obligative si në: Greqi, Austri, Itali, Gjermani etj, e në disa shtete tjera në formë fakultative si në: Spanjë, Çeki etj, nuk është e rastësishme dhe e pa vlerë Ndaj vonimi i implementimit të kësaj lënde në institucionet tona shkollore nga ministria e arsimit, sa po shkon e po merr viktima. Nuk mundë të sigurojmë në formë të prerë se me futjen e lëndës fetare në planprogramet arsimore në Republikën e Kosovës më nuk do të ketë dukuri negative, therje a fatalitete. Por themi se ato do të minimizohen e me kalimin e kohës do të eliminohen me ndihmën e Zotit Fuqiplotë. Kjo alternativ përveç që është në shërbim të vet nxënësit sepse e edukon shpirtërisht, do të jetë në shërbim edhe të vet mësimdhënësve, ngase do t’i kthehet atyre imazhi i respektit i humbur që moti nga ana e nxënësve, sikur që do të kenë shumë më pak kohë të humbur mësues e arsimtar që merren me nxënës problematik. Aq më tepër do t’i shërbejë kjo lëndë edhe institucioneve të shërbimit publik, ngase do të jetë e vështirë për policinë e Kosovës që të siguroj nga një polic për çdo klasë-e jo për çdo shkollë se kjo nuk po mjafton.
Përfundimisht them se pësimi me fatalitet në vazhdimësi i nxënësve në shkollat tona duhet t’i vetëdisoj edhe më institucionet tona që të jenë më të përgjegjshme ndaj shoqërisë,me qëllim që ta implementojnë edhe këtë mekanizëm-pra lëndën fetare në planprogramet shkollore,për t’i parandaluar dhe minimizuar dukuri të shumta negative.