Debati mbi realitetin e shpirtit është i lashtë, historia njerëzore njofton se që nga periudhat e hershme shkencëtar, e filozof u munduan të epin komente, e mendime mbi realitetin e shpirtit, praktikisht ekzistimin e tij, forma e shpirtit, mënyra e qëndrimit të tij në trup, daljes nga trupi, etj.

Mirëpo feja Islame dilemave të tilla që herët u është përgjigjur për aq sa është e nevojshme për qenin njerëzore të din për shpirtin, duke e definuar atë si trup i padukshëm, i cili e gjallëron jetën e njeriut në të kundërtën nxjerrja e tij e bënë njeriun të vdekshëm. Çdo njeri ka vetëm nga një shpirt, si dhe ai është nga sekretet e Zotit, siç pohon Zoti në Kur’an: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj:’’Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije’’ (el-Isra’ë, 85.)
Praktikisht ky shpirt për të cilin fare pak jemi njoftuar; nuk shihet, nuk dëgjohet, nuk preket, etj. Feja Islame konfirmon krijimin e shpirtrave nga Krijuesi i gjithësisë-Zoti, para krijimit të vet njeriut, e më pas çdo shpirt njerëzor vendoset në fetus pas 120 të fekondimit.
Sipas mësimeve Islame shpirti me trupin e njeriut ka disa lidhje; filluar nga periudha e qëndrimit të fëmiut në barkun e nënës - pas 120 dite të fekondimit, pastaj në jetën e kësaj bote nga momenti i mbas lindjes deri në vdekje, pastaj gjatë kohës së gjumit (ku gjatë kësaj kohe shpirti del nga ai-por jo tërësisht, më pas kthehet,shiko Kur’an: “Allahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë, e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në një afat të caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon’’ (ez-Zumer, 42), pastaj shpirti e shoqëron njeriun përgjatë jetës në varreza (po ashtu herë e shoqëron njeriun e herë largohet nga ai), si dhe shoqërimi i përhershëm i shpirtit së bashku me trupin në botën tjetër, ky njëherit është shoqërimi më i plotë i shpirtit me trupin ngase nuk ndahen asnjëherë.
Arsyeja që më nxiti në këtë shkrim, gjatë kësaj jave ka qarkulluar nëpër disa portale ditore dilema mbi realitetin e ekzistimit të reinkarnimit-transformimi i shpirtit nga një trup në tjetrin. Nëse i qasemi studimit të mendimeve filozofike që nga koha e lashtë, si dhe konfesioneve religjioze ku si burim të tyre kanë qenien njerëzore, vërejmë se i besojnë një teorie të tillë. Paraprakisht dua të sqarohem se sipas religjioneve hyjnore, me theks të veçantë fesë Islame, nuk ekziston një teori e tillë, ngase bie në kundërshtim të plotë me atë që e promovuam më lartë, dhe se pranimi i reinkarnimit si teori përveç që përgënjeshtron faktet fetare, diskriminon qenien njerëzore.
Teoria e reinkarnimit e lansuan kohët e fundit edhe në vendin tonë vie si rezultat i analogjive dhe analizave plotësisht jo të qëlluara. Hulumtues të tillë kanë si pikë referimi disa fakte, nga to; persona me aftësi më të avancuara do të thoja, e jo me aftësi të jashtëzakonshme siç të tjerët i quajnë, apo duke u bazuar në hipnozë. Nëse i qasmi një realiteti të tillë, sipas tyre, të shumtë janë ata fëmijë nga komuniteti myslimanë në vende të ndryshme botërore që para moshës pesë vjeçare kanë memorizuar Kur’anin, apo memorizojnë mijëra thënie profetike, e poezi, por askush nga “të tjerët” nuk merret me ta, por dhe ne si mysliman i trajtojmë si raste të rëndomta njerëzore, duke e vlerësuar intuitën e tyre, dhe se kjo tërësisht është dhunti nga Zoti, por assesi që ata të jenë të ndikuar nga shpirti e të tjerëve që kanë vdekur më parë, çofshin ata paraardhësit edhe njerëz të mirë, sepse shpirti u duhet atyre në botën tjetër për llogaridhënie, e përjetësi.
Po ashtu i referohen edhe personave të prekur mentalisht, ku jo rrallë herë ndodhë që një njeri të pësojë ndonjë çrregullim mental, apo të jetë i prekur nga xhinët, ku si rezultat viktima flet ndonjë gjuhë të pa njohur paraprakisht, apo të bëj ndonjë veprim befasues për dike, e që fjalët e tij dalin nga goja si rezultat i presionit të xhinit, apo ndonjë nga djajtë, e të gjitha këto dikush i konsideron të arritura të jashtëzakonshme, duke e arsyetuar reinkarnimin, apo aq më keq duke e shfrytëzuar një hapsin të tillë për t’i shëruar të sëmurit. Vërtet ky pretendim përveç që bie ndesh me parimet fetare, njëkohësisht degradon edhe të arriturat shkencore, duke ditur që shkenca, posaçërisht medicina ka arritur kulmin e zhvillimit, ku si përkufizim konkludoj se, shpirti është shumë i hershëm, në anën tjetër shkenca kapitalin më të madh e harxhon në hulumtim të medikamenteve, i tërë ky investim pra në emër të shkencës dot konsiderohej regres njerëzor, nëse ekziston teoria e reinkarnimit.
Pretendues të tillë ka pas me ekzistimin e shoqërive, por të gjithë këta manipulues, e shfrytëzojnë masën për interesa komerciale personale, si dhe duke lajthitur klientët e tyre. Aq më tepër kjo propagandë vie në momentin shumë të duhur në vendin tonë, ku varfëria ditë e për ditë shtohet, po ashtu largimi nga mësimet hyjnore, nevoja e të sëmurëve për të gjetur ilaçin e duhur, etj, të gjitha këtë tregun e tyre e zgjeroj edhe më.
Përfundimisht themi se, feja Islame ka shkoqitur çdo gjë që është në interes të njeriut deri në kataklizëm, duke e ndërlidhë fatin e njeriut përmes forcës së besimit të mbështetur në dituri. Këtë që them e vërtetojnë shumë fakte shkencore, lëndore, praktike, etj, ndaj bindja në reinkarnim përveç që është lajthitje, degradon vlerat njerëzore, dhe të arriturat shkencore.


Artikulli i kaluar
Kush e krijon frikën?
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi