Edukimi shpirtëror për kauz

Zoti i Madhërishëm përveç që krijoj njeriun ai nuk e la atë koti, i la përgjegjësi adhurimin dhe mëkëmbjen në tokën e Zotit, në Emër të Zotit!

Për të arrit këtë qëllim Zoti i Madhërishëm krijoj edhe mekanizmat të cilat njeriun do ta ndihmojnë të edukohet, arsimohet, vetëdijësohet dhe në vazhdimësi ta kuptoj rolin e tij në këtë botë. Në këtë parim të përgjithshëm edhe shoqëria jonë në vazhdimësi ka kultivuar ndjenjën e besimit në Zotin Një, dhe Atij i është drejtuar sa herë që ka ndjerë nevojën individuale dhe kolektive për ndihmë Hyjnore. Për shkak të fatit të rëndë dhe sprovave të mëdha për kombin tonë nevoja për Zotin ka qenë në çdo kohë.
Në frymën e këtij besimi dhe në nevojën e vazhdimit të manifestimit të qytetërimit tonë kombëtar dhe fetare me shtetin dhe në shoqërinë tone, ne duhet të vazhdojmë përpjekjet dhe të shfaqim rrugën e qartë për formësimin e gjeneratës së re e cila mendon më ndryshe në Kosovë, dhe që ka ndjenjën e përgjegjësisë së bashku me ambicien për të lënë gjurmë në këtë tokë të kontrolluar dhe harmonizuar me ligjshmërit e Zotit të Madhërishëm.
Njeriu ka nevojë për edukim dhe skalitje me Besimin në Zotin e Madhërishëm. Vetëm nëse kemi krijuar kushte për t’a edukuar njeriun në frymën e tillë mund të llogarisim se kemi pikënisjen e mbarë për vendin tonë.
Përderisa qëllimi i të tjerëve është shkatërrimi i besimit në Zot dhe këtë e konsiderojn si parakusht për mundësin e veprimit në shoqëri, për neve besimi në Zotin e Madhërishëm është parakusht për suksesin e veprimit tonë njerëzor në tërësin e tij. Shoqëria jonë që mbështetet në vlera të njëjta, në besim në Zotin Një, në trashëgimin tonë islame dhe në vlerat tona kombëtare e islame duhet të ngrit nivelin e bashkëpunimit mbi interesat e tjera me qëllim të vetëm që në këtë shoqëri të skalitet besimi në Zotin e Madhërishëm. Ky është fillimi ynë dhe ky fillim do vetëflijim dhe sakrificë e kjo bëhet vetëm nëse besojm pastër Zotin Një duke u larguar nga të gjitha interesat miskine klanore, grupore apo materiale.
Ky sistem i ndërtuar në Zotin Një, kërkon unifikim, harmonizim dhe fuqi të ndërtuar me njëri-tjetërin me të vetmin qëllim që kësaj lëvizje imanore t’i siguroj vendin e merituar në mesin e kësaj shoqërie.
Besimi në Zotin e Madhërishëm është pikënisja e veprimit tonë por kjo nuk të lejon të mbetet vetëm me kaq. Shoqëria e cila ngritet në besim në Zotin e Madhërishëm domosdo duhet të ketë edhe emancipimin intelektual dhe diturinë për të zbatuar në formën më të mirë këtë besim në mesin ku jeton. Për këtë arsye konsiderojmë se ne duhet shumë të zbardhim fakte nga jeta profetike dhe modele nga pejgamberi s.a.s për mënyrën e zbatimit të këtij besimi në tokë. Kjo bëhet duke e kuptuar urtësin e tij në edukimin shoqëror, hapat dhe formën e edukimit, mënyrën e edukimit, formën e udhëheqjes së shoqërisë, metodën e formësimit të shoqërisë, mënyrën e menaxhimit të saj dhe forcimit të vazhdushëm të saj.

Sa më shumë që e zbardhim këtë fakt njeriu do të ndërtoj kushtin e dytë të suksesit përkatësisht pas besimit në Zotin e Madhërishëm ai do të magjepset me formën e rregullimit të këtij besimi në tokë duke ngrit vetëdijen e tij për nevojën e ringritjes së këtij besimi prapë në shoqërin në të cilën jeton. Ai sa më shumë që e lexon dhe e kupton kushtin e dytë do ta ndjej përgjegjësin për veprim me dituri dhe urtësi të jashtëzakonshme për tu gjetur në mesin e qindra rrymave armiqësore kundër tij.
Njeriu sot duhet ta kuptoj se ky koncept nuk ngritet mbi emocione dhe me projekte shterruese. Ky projekt ngrihet mbi mendjen e ndritur, veprimin racional dhe me plotë urtësi. Me këtë formë Profeti s.a.s. ka arrit që ta ngreh në mesin e shoqërisë më të prishur projektin e Besimit në Zotin e Madhërishëm, duke e shëndërrua shoqërin më të përparuar.
Njeriu sapo të kuptoj përgjegjësin e tij në frymën e besimit dhe emancipimit profetik ai do ta kuptoj se i vetëm në këtë mes është askushi. Ai do ta ndjen nevojën e organizimit dhe unifikimit edhe me të tjerët. Vetëm të bashkuar rreth qështjeve më kruciale dhe primare që na bashkojn dhe duke anashkaluar ndarjet që mund ti shkaktojn idetë tonë sekondare do të arrijmë t’a realizojm kauzën tonë.
Ne duhet të kuptojmë shumë qartë obligimin tonë për bashkim dhe nevojën tonë për bashkim, prandaj çdo hap i cili na bashkon duhet të realizohet e çdo hapë që na ndan duhet të evitohet me qëllim të ngritjes së vetëdijës sonë për kauzën që përpjekemi.
Të ndarë e të përçarë asnjëher në histori dhe asnjë grup nuk ka arrit që të arrijë fitore dhe t’i sigurojë vetes ekzistim. Ne jemi për të fituar dhe për ti siguruar vetes ekzistim prandaj duhet bashkuar dhe unifikuar rreth vlerave që na bashkojnë. Këto vlera që na bashkojnë janë vlera që burojnë nga i njëjti burim prandaj përçarja për ne është reflektimi më i keq i cili motivohet nga ndjenja e materializimit dhe e dominimit. Kjo ndjenjë e dominimit në mesin tonë dhe kjo ndjenjë e materializimit është e destinuar që të dështoj e për këtë jem përgjegjës pse e vonojmë realizimin e projektit sepse ai herë do kur do të realizohet.
Njeriu që ka ndërtuar në zemrën e tij Besimin në Zot, në mendjen e tij emancipimin profetik dhe veprimet e tij bashkimin me të tjerët është e pamundur të jetë pjesë pasive e kësaj shoqërie. Ai duhet të jetë aktiv dhe të jetë organizativë përmes së cilave i ndihmon realizimit të projektit. Organizimet tona duhet të jenë kulturore, shkencore, fetare, politike e atraktive por që kanë për qëllim realizimin e idës sonë.
Njeriu për të siguruar fuqizimin e tij duhet ta edukojë rinin dhe ta aktivizoj atë në mesin e radhëve të veta. Ai duhet të punoj me të gjithë, por energjia më e madhe duhet të drejtohet te rinia. Rinia është motori dhe fuqia e suksesit, ajo është më e emancipuar dhe më e edukuara. Ajo nuk po lë tema tabu prandaj rruga jonë është e rrugë e emancipimit përmes debatit argumentues e rinia e tillë e pranon idenë tonë sepse është e argumentuar.
Njeriu i cili ka ndërtuar besimin në Zotin e Madhërishëm, është arsimuar dhe emancipuar, ka hapur krahët e bashkimit dhe unifikimit, fuqizon rininë duke i siguruar edukimin adekuat asaj dhe me urtësin gjeniale implementon projektin e zhvillimit të shoqërisë sonë. I tilli manifeston në mënyrën më të mirë vlerat e mishëruara kombëtare dhe islame që i ka kultivuar ky popull me shekuj. Dhë në këtë formë pa dyshim që njeriut me këtë edukim do ti mbesin gjurmët ekzistencës së tij për një kohë të gjatë në tokën e Zotit, amanetin e Të cilit e barti me përgjegjësi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi