Kurani formulë e shkencës

Shumë zbulime të fundit të bëra nga shkenca moderne janë përmendur në Kur'an, të shpallura mbi 1.400 vjet më parë.

Universi po zgjerohet, dhe do të vijë në një fund dhe do të vdes si të gjitha krijesat. Kjo është një nga shumë faktet e mrekullueshme të universit tonë - të përmendura në Kur’anin e Shenjtë.
Duke iu referuar teorisë së Big Bengut, e cila është propozuar për herë të parë në vitin 1927, Dr. Al Naimi ka cituar ajetin në suren El-Enbija, 21:30 të Kur’anit:
“A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe e bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besoni ?”
Allahu i Plotfuqishëm thotë se universi ishte 'një entitet' i materialeve dhe energjisë që 'ndau' në atomet dhe elektronet - zhurmë e madhe - pastaj në nebulas të gazit dhe pluhurit, nga të cilat graviteti formojë galaktikat me miliarda yje në to, dhe dielli ynë është vetëm një nga këto yje.

Toka, e cila është konsideruar si një krijesë e gjallë nga gjeologët, është i vetmi planet i banueshëm që Allahu e ka përgatitur për të gjitha llojet e gjallesave. Toka, (që është) jo shumë e nxehtë apo e ftohtë si planete të tjera, është e mbrojtur me 27 mburoja, duke përfshirë atmosferën dhe një fuqi magnetike, sikur përmendet në Kur’an, 16:81; ku shkruan:
All-llahu ka bërë për ju, Ai ka krijuar, hijet '.
Duke cituar ajetin 7 të surës 51 të Kur’anit, ai ka thënë:
(Betohem) për qiellin e stolisur me yje” 'Shkenca ka provuar se nuk ka hapësirë të vetëm në univers dhe të gjitha objektet janë të endura fort. E ashtuquajtura hapësirë është e mbushur vërtetë me gaz dhe pluhur, dhe çdo objekt noton në një orbitë të caktuar me ekuilibër në univers, siç pohohet në Kur’an, 36:41, ku shkruan:
Me të vërtetë Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës që të mos shkatërrohen!”

Universi përfshin miliarda galaktika dhe më i afërt i tyre për ne është trilionë kilometra larg. Çdo galaktikë përmban 100 miliardë yje, dhe dielli jonë, i cili është krijuar pesë miliardë vjet më parë, është një. Si mund një univers i tillë aq i madh mund të jetë krijuar nga kaosi?

Universi po zgjerohet siç pohon edhe Kur’ani në suren 51, ajeti 47, ku shkruan:
Dhe Ne kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe me siguri Ne me të vërtetë e zgjerojmë atë.
Kjo dëshmon Bing Bengun e parë të madh. Në të vërtetë, gjithësia gjithmonë është zgjeruar.

Universi, një ditë do të vdes, një vdekje e pamohueshme qe përmendet ne Kur’an, ne suren 53, ajeti 1, ku shkruan:
Betohem në yllin kur ai bie (perëndon).'
Këto rënie si dhe vdekja e yjeve kthehet në vrima të zeza, të cilat pengojnë gjithçka nga ikja dhe përfshijnë universin me gravitetin e saj siç është përmendur në Kur’an, në suren 81, ajetet 15-16, ku shkruan:
“Betohem në yjet, planetet, që tërhiqen, që lindin dhe perëndojnë.”

Universi, ashtu si qeniet e gjalla, rriten, vjetrohen, dhe 'drejtohet ' drejt fundit të tij, siç është përmendur në Kur’an në suren 21, në ajetin 104, ku shkruan:
Atë ditë, Ne do ta palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë. Ky është premtim Ynë, Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.



Autori është kryeimam në KBI Gjakovë


Artikulli i kaluar
Islami fe e diturisë
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi