Nga hulumtimi e studimi i materialeve të shkruara dhe të dhënave të tjera materiale ekzistuese mund të përfundohet se gjurmët e kulturës e të qytetërimit Islam në trojet shqiptare dhe në Ballkan përgjithësisht janë shumë më të hershme sesa mendohet në qarqet tona shkencore, të cilat, pa përjashtim, fillet e Islamit në këto troje i lidhin me ardhjen e Osmanlinjve.
Mirëpo, të dhënat e pakontestueshme shkencore-historike dokumentojnë të dhënën se fillet e gjurmëve kulturo-civilizuese të proveniencës Islame te ne i hasim qysh nga periudha para paraosmane, madje që ne fillim të shekullit VIII, e të cila pastaj janë intensifikuar në shekujt IX-X dhe sidomos në shekujt XI, XII e XIII.
Kontaktet e para të shqiptarëve me fenë Islame dhe gjurmët e Islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës para-osmane tokat shqiptare, për shkak të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve (thirrësve muslimanë) të botës Islamo-Arabë, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare apo ushtarake.
Në literaturën e mëparshme, kur flitet për historinë e objekteve të kultit muslimanë, zakonisht përmenden vetëm Xhamitë e ndërtuara pas vitit 1417, kur Berati ose qytetet e tjera shqiptare gjenden zyrtarisht nën juridiksionin e Perandorisë Osmane, duke e mohuar kështu një prezencë shumë më të hershme të elementit Islam që gjendet në veprat me vlerë arkitektonike, si në Prizren ose në Berat që nga viti 1389, e kështu me radhë.
Xhamitë përfaqësuese në trojet tona fillimisht ishin dhuratë e vet sulltan Pajazitit, xhami këto qe njihen me emrin “Xhamia e Mbretit”, siç është në vendin tonë Xhamia Mbretit në Elbasan…”
Mirëpo kur bëhet fjalë për themelimin e faltoreve të para Islamike në trojet tona, janë të paqena për serbët. Ata i bëjnë veshët të shurdhët kur dëgjojnë se misionarët Islamë shumë kohë para ardhjes së Osmanëve ndërtuan faltore, duke i bërë ato qendra bashkimi, ku faleshin dhe luteshin shqiptarët. E tillë. p.sh., është xhamia e fshatit Mlik (Komuna e Sharrit, ish-Dragashit, Kosovë), e ndërtuar që më 1291, kur Ballkani flinte në gjumin e thellë të mesjetë, ndërsa kultura islame kishte arritur apogjeun e saj. Pra ishin pikërisht këto monumente të besimit që dëshmojnë bindshëm pranin e Fesë Islame në këto troje.
Kësaj çështjeje, në veçanti çështjes së themelimit të Xhamive të para Islame në Shkup dhe në qendrat tjera kryesore të Dardanisë antike, i është qasur edhe studiuesi Dr. Muhamet Pirraku. Ai, ndër të tjera, thekson: “Fillimet e Islamit në trevat Albanofole i hetojmë në periudhën e vasalitetit turk mbi principatat shqiptare, në vitet 80 të shek.XIV, por në mënyrë triumfale nisën në fillim të viteve 90, kur u themeluan institucionet e para Islame në qendrën administrative dhe kulturore të Dardanisë antike, në Shkup”.
Vlen të theksohet edhe një argument prej argumenteve që pikërisht ka të bëj me ekzistimin e Xhamive.
Në trojet shqiptare, të Aneksuara nga Mbretëria bullgare gjatë mesjetës, e më konkretisht gjatë viteve 815-1081, ka pasur Xhami.
Në kronikën Mesjetare ruse “ Povest vremenih leta” nga shekulli i XI thuhet se Shën Vladimirit, udhëheqës i ortodoksëve sllavë në Kiev të Ukrainës, i erdhën shumë delegacione që ta përfitonin në besimin e tyre. Ai i dërgoi misionarët e tij në vendet e ndryshme për të pare se cili besim është më i përshtatshëm për ta. Në të kthyer, të deleguarit, përveç tjerash, deklaruan: “ Shkuam në Bullgari dhe pamë se si luten ata në tempull, përkatësisht në Xhami… Këto deklarata u dhanë në vitin 987 sipas kalendarit gregorian.
Të gjitha këto argumente na argumentojnë se Prania e Islamit në trojet tona ka qenë para ardhjes së Osmanlinjve, mirëpo kjo prani ka qenë në mas të vogël.
Ndërsa përhapja e Islamit në shumicë në trojet tona Shqiptare ka ardhur nga Osmanlinjtë, ku i cekëm më lart qe fillimet kanë qen menjëherë pas betejës së Kosovës, mirëpo në shumicë pranimin e Islamit e kemi gjatë, shek. XVI-XVII dhe XVIII. Pa pasur ndonjë imponim apo dhunë siç mendojnë disa historianë, ku deklarojnë se kinse Islami është përhapur me dhunë dhe janë detyruar shqiptaret që ta pranojnë, ngase presioni ka qenë shumë i madh. Kjo assesi nuk qëndron.
Historianët e Mëdhenj Evropian dhe Botëror e argumentojnë bindshëm se Feja Islame nuk është përhapur me dhunë, por me vetëdëshirë.
Mujë Igrishta, historian