- Uthman ibn Affani r.a., ishte dhëndër i dyfishtë i Pejgamberit s.a.v.s. Ishte martuar me vajzat e Pejgamberit a.s., Ummu Kulthumin dhe Rukaijen, dhe kur Umm Kulthum vdiq, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Po të kisha një të tretë, unë do ta martoja atë."
- Uthman ibn Affani r.a., ishte njeriu, prej te cilit ishin turpëruar Melekët!
- Uthman ibn Affani r.a., ka thënë: "Pasha Allahun, dora ime e djathtë kurrë nuk e ka prekur organin gjenital, pasi që ia kam dhënë Pejgamberit, s.a.v.s., betimin për besnikëri."
- Uthman ibn Affani r.a., çdo ditë është larë.
- Në ditën e martesës me bijën e Pejgamberit s.a.v.s. Rukaijen, Pejgamberi a.s., erdhi tek ajo dhe i tha: "Bija ime, trajtoje bukur Ebu Abdullahun (Uthmanin), sepse prej të gjithë ashabëve, ai është më së afërti me mua me sjellje."
- Uthman ibn Affani r.a., ka pasur vetëm një motër, Aminen, e cila ka pranuar Islamin në ditën e çlirimit të Mekës dhe bashkë me Hind bint Utbe ia dhanë betimin për besnikëri Pejgamberit a.s.
- I biri i Uthmanit dhe Rukaijes, Abdullahu, vdiq në vitin 4 të hixhretit, kur ishte gjashtë vjeç. Xhenazen ia fali gjyshi i tij Muhamedi s.a.v.s., ndërsa ne varr e lëshoi babai i tij, Uthman ibn Affani, r.a.
- Kur vdiq Umu Kulthumi, r.a., vajza e Pejgamberit a.s., dhe bashkëshortja e Uthmanit, atë e ka larë Leila bint Kanif, ndërsa Pejgamberi a.s., ka pritur para derës duke i mbajtur në dorë ihramet e bardha dhe duke iu ofruar një pas një.
- Në vitin 23, sipas hixhretit, Omer ibn Hattabi r.a., i dërgoi gratë e Pejgamberit s.a.v.s., nënat e besimtarëve në haxh. Për ato, gjatë gjithë haxhit dhe udhëtimit, është përkujdesur Uthman ibn Affani r.a. dhe Abdurrahman ibn Auf r.a. Ai ecte para tyre dhe nuk i lejonte askujt që t’iu afrohej.
- Pasi e vranë Uthmanin, r.a. gruaja e tij tha: "E keni vrarë njeriun, i cili në namazin e natës, vetëm në një rekat, e lexonte tërë Kur”anin."
- Në Kohën derisa ishte halife, Uthmani, r.a., nuk ka marrë pagë nga paratë e bejtul malit (buxhetit te shtetit), por me paratë e tij ka jetuar dhe ka ushqyer familjen.
- Pasi u bë halife, Uthman ibn Affani, r.a., ka trashëguar unazën e Pejgamberit s.a.v.s. në të cilën shkruante "Muhamed Rasulullah". Një ditë, derisa ishte ulur në bunarin Urejs, duke mbajtur në dorë, unaza aksidentalisht i ra në pus. E kërkuan për një kohë të gjatë..., Uthmani, r.a. ofroi një shumë te madhe parash për atë që e gjen, por pa dobi. Humbja e unazës e pikëlloi pa masë. Ai urdhëroi që të bëhet edhe një e njëjtë. E mbajti atë deri në vdekjen e tij, e me pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë.
Përshtati: Esat Rexha