Xhelozia është njëra nga emocionet më shkatërruese ose ndjenjë e cila një njeri ka drejt qenies njerëzore tjetër. Ajo, shkakton te njeriu një dëshirë të ligë për të tjetër dhe të jetë i gëzuar kur fatkeqësitë bien mbi ta.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Keni kujdes xhelozinë, ajo vërtetë shkatërron veprat e mira siç zjarri shkatërron drunjtë." (Transmeton Ebu Davudi)
"...as mos ia kini zili njëri-tjetrit." (Transmeton Muslimi)
Hasedi (xhelozia) është njëra nga emocionet më shkatërruese ose ndjenjë e cila një njeri ka drejt qenies njerëzore tjetër. Ajo, shkakton te njeriu një dëshirë të ligë për të tjerët dhe të jetë i gëzuar kur fatkeqësitë bien mbi ta.
Pejgamberi alejhi selam ka paralajmëruar kundër fatkeqësisë duke krahasuar atë me zjarrin që plotësisht djeg drunjtë.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Keni kujdes xhelozinë, ajo vërtetë shkatërron veprat e mira siç zjarri shkatërron drunjtë." (Transmeton Ebu Davudi)
"Mos i bëni zili njëri-tjetrit..." (Transmeton Buhariu)
Xhelozia është një sëmundje e zemrës dhe ajo shkakton ndotje të zemrës.
Kur i Dërguari i Allahut është pyetur se cilët janë njerëzit më të mire? Ai alejhi selam, iu përgjigj: "Ai me zemër të pastër dhe me gjuhë të besueshme." Ata pyetën: "Ne kuptuam gjuhë të besueshme por çka nënkupton zemër te pastër?" U përgjigj ai alejhi selam: "Kjo është zemra e atij që është besimtarë, i dëlirë dhe i pastër nga mëkatet, shkeljet, urrejtjet dhe inati, xhelozia." (Transmeton Ibn Maxhe)
Xhelozia është aq i rrezikshëm sa që Allahu shfaq ajete në Kur'an që të recitohen si mbrojtje nga xhelozia.
Allahu i Madhërishëm thotë në Kur'anin famëlartë: “Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi. (Felek, 1-2)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Kanë ardhur te ju sëmundje të popujve para jush, xhelozia dhe urrejtjet. Kjo është "rruan" (shkatërron); unë nuk them se rruan kokën, por rruan (shkatërron) besimin." (Transmeton Tirmidhiu)
Xhelozia mund të bej personin të plotësoj mosbesimin sepse kjo shkakton tek individi për të ndjerë që Allahu nuk ka qenë i drejtë me të; ai harron tërësisht mëshirën dhe bekimet që Allahu i ka dhuruar atij.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ata janë armiq të bujarisë së Allahut." Ata pyetën: "Kush janë ata?" Pejgamberi alejhi selam, tha: "Ata që i urrejnë njerëzit për atë që Allahu i ka dhënë atyre nga bujaria e Tij." (Transmeton Teberaniu)
Allahu i Madhërishëm thotë në Kur'anin famëlartë: “Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. (Felek, 4-5)
Allahu me dijen e Tij absolute u ka dhënë disa njerëzve më shumë furnizim, inteligjencë, bukuri, forcë etj, sesa të tjerëve. Besimtari musliman duhet të kënaqet me atë që Allahu i ka caktuar atij.
Allahu i Madhërishëm thotë në Kur'anin famëlartë: "All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?" (Nahl; 71)
"A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? " (Nisa; 54)
"Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime." (Zuhruf; 32)
Të kuptuarit mëshira e Allahut është më e mirë se komoditetet e botës, të mirat materiale të kësaj bote nuk e bëjnë dike më superior se tjetrin në Gjykimin ë Allahut. Superioriteti më i lartë është devotshmëria, drejtësia dhe frika nga Allahu.
Allahu i Madhërishëm thotë në Kur'anin famëlartë: "...e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat).." (Huxhurat; 13)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nëse dynjaja do kishte vlerë tek Allahu sa një flatër mushkonje, qafiri (mosbesimtari) nuk do të pinte prej saj as edhe një gllënjkë ujë." (Transmeton Tirmidhiu)
Favorizimet në këtë bote janë një test nga Allahu; sa më shumë favorizime aq më shumë teste. Allahu i Lartësuar na ka ndaluar që të lakmojmë atë që kanë të tjerët.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë." (Nisa; 32)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Në punë të ahiretit shikoni ata që janë më lartë se ju, ndërsa në punë të dynjasë shikoni ata që janë më poshtë se ju, kështu nuk do t'i mohoni të mirat e Allahut." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
-Xhelozia e lejuar
Atë që Allahu lejon ne kontrast të xhelozisë është zilia (lakmia që është e lirë nga zilia, zilia pa qëllim të keq) që nënkupton jo as të dashurit e humbjes së bekimit as urrejtjes së tepricës me personin, por të dëshiruarit të njëjtë për dike pa hequr bekimet nga tjetri.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nuk lejohet zilia, përveç për dy njerëz: njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e ka udhëzuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugën e së vërtetës, dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi, dhe sipas urtësisë së tij gjykon dhe i mëson të tjerët." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
"Ngjashmëria e personit të këtij ummeti është si për katër individ. Atij që Allahu i ka dhënë pasuri dhe dituri, kështu që ai përdor pasurinë me diturinë e tij. Atij që Allahu ia ka dhënë diturin por nuk i është dhuruar pasuri dhe ai thotë: "O Zot sikur të kisha edhe unë pasuri ashtu do ta përdorja si ai." Kështu të dytë e kanë të njëjtin shpërblim. Një person i tillë dëshiron pasurinë si te tjerët kështu që ai mund të bën mirë me to, pa dëshiruar që të tjerët ta humbasin atë pasuri. Personit tjetër, Allahu i ka dhënë pasuri por jo edhe dituri dhe ai e shpenzon atë pasurin në mosbindje ndaj Allahut. Dhe së fundmi, një person të cilit Allahu as nuk i ka dhuruar dituri dhe as pasuri dhe ai thotë: "Sikur të kisha edhe unë pasuri ashtu do e shpenzoja në atë mënyrë që e shpenzon ai. Kështu, të dytë do ta kenë mëkatin e njëjtë kundër tyre." (Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh)
Poashtu, xhelozia e burrit ndaj gruas është hallall (e lejuar), kurse xhelozia e gruas ndaj burrit është e ndaluar haram (e ndaluar), kjo për shkak se Islami e lejon poligaminë ndërsa e ndalon poliandrinë.
Allahu i Madhërishëm thotë në Kur'anin famëlartë: "Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni." (Nisa; 3)
"Xhelozia e mashkullit është fe, xhelozia e femrës është kufër (mosbesim)." ( Aliu radi All-llahu anhu )
-Disa arsye që e bëjnë një person të ketë xhelozi
Arsyet që e shpijnë një person tek xhelozia janë:
1. Hidhërimi dhe keqdashja,
2. Arroganca, krenaria dhe pasioni për famë dhe
3. Natyra e ligë e personit.
- Hidhërimi dhe keqdashja:
Kur njeri është i lënduar pa ndonjë arsye,ai është i hidhëruar dhe hidhërimi i tij prodhon keqdashje dhe nxit për hakmarrje në zemrën e tij. Robi fillon të dëshiroj lëndim për personin tjetër, ai kënaqet kur e sheh atë në vuajtje dhe ai më tutje mendon që Allahu ia ka bërë këtë atij si një dhuratë të keqe!
Dhe nëse personi është i bekuar si dhuratë, ai ofendon dhe kjo është hasedi që nuk dëmton personin që lakmohet, por kjo lëndon dhe e shkatërron vet personin lakmuesin, ziliqarin.
Me qëllim që ta mbyllim derën e kësaj sëmundje Islami këshillon muslimanët të jenë për nga natyra (karakteri) falës dhe kontrollues të hidhërimit të tyre. Allahu thotë në Kur’an: ”Të cilët japin kur janë shlirë dhe kur janë në vështirësi dhe që frenojnë mllefin dhe që u falin (të keqen) njerëzve. Vërtet Allahu I do bamirësit. (Ali Imran, 134)
- Arroganca, krenaria dhe pasioni për famë:
Kur një person arrin status të lartë dhe pozite në shoqëri ose ai arrin pasuri ai urren te sheh dikë qe është me larte se ai ose te kalohet nga gjerat e lartpërmendura (pozita, pasuria) kështu qe ai xhelozon personin e tille.
Një shembull për këtë marrim për jehuditë dhe xhelozin e tyre drejtuar Profetit Muhammed a.s., për pejgamberllëkun që Allahu i besoi atij. Lakmia e tyre i bëri ata të mohojnë porositë hyjnore të cilat iu dhanë ,sepse ishte arab dhe jo njeri i Beni Israilëve. Ishte hasedi i tyre që shkaktoi që ata të marrin qëndrime të tilla a atë Allahu e favorizoi me shume se ne? (Ali Imran (6):53) ''dhe ata thane: pse nuk iu zbrit ky Kuran një njeri të madh nga dy qytetet?'' (el zuhruf (43):31) dhe "E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do te jeni te humbur" (El Muminun (23):34).
Kjo gjithashtu tregon rrezikun e madh te xhelozisë dhe shfaqjen e saj nga personi pasi mund ta largoj personin nga ndjekja e te vërtetës dhe pranimi i këshillës nga të tjerët ashtu siç xhelozia e pabesimtareve që i ndalon ata nga të pranuarit e Islamit.
- Natyra ligë e personit:
Disa njerëz edhe pse mendojnë se nuk mund të dëmtohen dhe kërcënohen nga suksesi i të tjerëve hidhërohen kur dëgjojnë ndonjë lajm për suksesin e të tjerëve dhe kënaqen me këtë fatkeqësi (mjerim. Ata as nuk kërkojnë progres për vetveten as nuk dëshirojnë që të tjerët të përparojnë!!!Një defekt i tillë është vështirë të shërohet për arsye se mbrapa këtyre qëndrimeve të liga është natyra e ligë e personit që nuk e lejon atë ta pranoj suksesin të tjerëve.
-Pendimi dhe të gjeturit shpëtim nga xhelozia
Së pari, duhet të ketë sinqeritet në të penduarit nga xhelozia.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Tri gjëra janë që zemra e besimtarit që nuk duhet ti urrej ti ketë janë: sinqeriteti në punë, dhënia(ose interpretimi) i këshillave drejt udhëheqësit dhe të mbajturit për xhemati të muslimanëve, për lutjen e tyre që brengos çdonjërin prej tyre." (Transmeton Ahmedi dhe Ibn Maxhe)
Së dyti, nevoja për të shpëtuar nga xhelozia është që të shpëtohet nga ato jete që shkaktojnë ndonjërin të ketë xhelozi si hidhërimi, urrejtje, dashuria për pafundësinë dhe pakënaqësitë.
Pakënaqësia vjen nga injoranca e robit për Zotin e tij. Nëse ai e njeh Zotin dhe atributet e Përsosmërisë, i Gjithëdijshmi dhe i Drejti për robërit e vet, ai nuk do të jetë i pakënaqur dhe si rezultat nuk do të zhvillojë xhelozinë.
"Ajo(përmbajtja) e hap derën e paqes dhe sigurisë për robin." (Ibn Kajjimi)
Ajo e bënë zemrën e tij të pastër nga urrejtja, zemërligësia dhe mëria(inati). Aq më shumë të jetë i kënaqur personi aq më e pastër është zemra e tij. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që robi të mos bëj përpjekje të përmirësoj situatën. Robi duhet të punoj të arrij sukses dhe zhvillim por nuk duhet të urrej ata të cilët Allahu i ka graduar me më shumë furnizim ose pasuri por ai duhet të jetë i kënaqur me vendimet nga Allahu.
Së treti, robi duhet të drejtohet drejt Kur'anit i cili është shërim për sëmundjen e zemrës.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata." (Junus; 58)
Lutju Allahut të ta pastroj zemrën nga xhelozia.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!" (Hashr; 10)
Jep sadakë (lëmoshë) sepse ajo pastron zemrën dhe pastron nga mëkatet.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh." (Tewbe; 103)
Nëse mendime të xhelozisë kalojnë në mendjen e ndokujt, ai duhet të kërkoj mbrojtje prej Allahut prej shejtanit të mallkuar dhe ta angazhoj vetën me diçka që t'iu largohet nga këto pëshpëritje dhe mendime shtytëse.
Por nëse shejtani menaxhon të fut në xhelozinë në zemra, pastaj hap sytë se mos do të shohë ose bënë diçka që do ta shfaq xhelozinë.
Një person nuk do të sjell ose llogarisë për çfarëdo që i shko në mend, por ai do të sjellë ose llogarinë se çka tha ose bënë.
"Asnjë njeri nuk është i lirë nga xhelozia, por njeriu fisnik e shfaq derisa i ulti e manifeston atë." (Ibn Tejjmije)
Nëse e ndjeni se jeni xheloz në një person specifik atëherë blej një dhuratë shtrëngoja dorën dhe jepi selam në emër të xhelozisë që është rezultat e urrejtjes.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Shtrëngoni duart sepse kjo do të largon mërinë, dhe këmbeni dhurata dhe duane njëri tjetrin, kjo do ta largoj urrejtjen." (Transmeton Enes ibn Malik)
"Nuk do të hyni në Xhennet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes veti. A nuk dëshironi t'ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do të duheni në mes veti? Përhapni selamin (përshëndetjen) në mes jush!" (Transmeton Muslimi)
Kjo dëshmon se përhapja e selamit e largon xhelozinë dhe prodhon dashuri. Të jesh xheloz do të thotë të vuash, ndërsa të jesh objekt xhelozie donë të thotë të jesh vazhdimisht i frikësuar. Dhe ndonjëherë xhelozia është fatale, njeriu vret veten ose të tjerët. Xhelozia është reagim ndaj perceptimit të kërcënimit që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmonë bazohet në realitet.
-Ndarja e xhelozisë
Xhelozia ndahet në:
a) Xhelozi normale dhe
b) Xhelozi patologjike.
-Xhelozia normale:
Xhelozia normale është e pandashme nga dashuria për shokun dhe është gjithmonë prezente në nivele të pranueshme. Por për besimtarin nuk ka nevojë kjo lloj xhelozie sepse e di që gjithçka tek gjithkush është vetëm nga Allahu i Lartësuar.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?" (Nahl; 71)
-Xhelozia patologjike:
Ndërsa xhelozia "patologjike" merr këto veti:
• Frikë irracionale ndaj braktisjes dhe trishtim për një humbje të mundshme,
• Dyshim për çdo lloj sjellje racionale të shokut,
• Kontrollë të çdo sjellje të tjetrit,
• Zili dhe agresivitet drejt rasteve të mundshme dhe
• Agresivitet persekutimi kundrejt tjetrit.
Kjo lloj e xhelozisë është sëmundje psikologjike dhe shpeshherë shfaqet tek njerëzit.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij?" (Nisa; 54)
Allahu e di më së miri!
Allahu na ruajt prej xhelozisë.
AMIN !