Zinaja (amoraliteti)

Zina cilësohet në fenë Islame marrëdhënia seksuale ndërmjet mashkullit dhe femrës që nuk janë martuar me njëri-tjetrin ose nuk kanë fejesë.

Zinaja (amoraliteti) është veprim i cili sipas Sheriatit islam konsiderohet atak mbi nderin dhe moralin jo vetëm të individit por edhe të shoqërisë.
Praktikimi i kësaj vepre të shëmtuar është si pasojë e devalvimit të moralit njerëzorë, i cila rezulton me pasoja të mëdha si te individi, familja dhe shoqëria.
Allahu thotë në Kur'an: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe." (Isra; 32)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nuk ka mëkat pas shirkut që i bëhet Allahut më të madh se sa hedhja e spermës së mashkullit te femra që nuk i lejohet atij." (Transmeton Ahmedi dhe Taberaniu)

Fëmija që lind nga zinaja quhet kopil, dhe si i këtillë nuk ka baba zyrtar. Të drejtat e këtij fëmija janë më të pakta sesa të fëmijëve të tjerë. Nëse fëmija lind vajzë atëherë ajo është e lejuar për personin përkatës që ka kryer aktin e zinasë me atë femër, kurse në rast se është djalë nuk ka të drejtë trashëgimie ndaj këtij burri por po e njëjta vlen edhe për vajzën.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Birit të Ademit i është përcaktuar në mënyrë të padiskutueshme hisja (pjesa) e tij prej kurvërisë (zinasë). Kurvëria e syve është shikimi (i gjërave të ndaluara), kurvëria e veshëve është dëgjimi, kurvëria e gjuhës është të folurit, kurvëria e dorës është prekja, kurvëria e këmbës është ecja (për kryerjen e asaj që është e ndaluar), zemra dëshiron dhe përfytyron, ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato." (Transmeton Muslimi )


-Dënimi i zinasë

Dispozita për dënimin e zinaqarit dhe zinaqares në sheriat konkludohet me rrahjen 80 goditje nëse personat përkatës janë beqar, ndërkaq nëse janë të martuar (dhe kanë bërë tradhti) dënohen me gurëzim.
Allahu thotë në Kur'an: (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.
( Nur, 2-3)

Kanë thënë dijetarët:

Ky është dënimi për zinaqaren dhe zinaqarin në dunja nëse kanë qenë beqar të pamartuar, e nëse kanë qenë të martuar apo kanë qenë të martuar qoftë edhe një herë në jetë, atëherë gurëzohen derisa të vdesin, sikurse ka ardhur në sunnetin e Pejgamberit alejhi selam , nëse nuk zbatohet dënimi për zinaqarët në dunja dhe vdesin pa u penduar atëherë dënohen në zjarr me kamxhik nga zjarri, sikurse është shkruar në Zebur: Se zinaqarët janë të lidhur për organet e tyre në zjarr dhe rrahen me kamxhik të hekurit, e kur të kërkojnë që të ju ndërpritet rrahja, thërret rojtari i xhehenemit: "Ku ka qenë ky zë, e ti duke qeshur e dëfruar dhe duke mos pasur frikë Allahun teala, ke vepruar mekate dhe nuk je turpëruar nga Allahu teala".

-Dëmet e binasë

Dëmet e zinasë janë të shumta por ne do t'i llogarisim vetëm disa prej tyre, siç janë:
• Rezulton humbja e virgjinitetit nga gjinia femërore,
• Kombinimin të gjitha karakteristikat të liga, e dobëson imanin, asgjëson devotshmërinë dhe aftësinë mbrojtëse, prish moralin (virtytet morale) dhe zhduk ndershmërinë,
• Prishja e nderit të dy pjesëmarrësve në akt,
• Nxirjen dhe ngrysjen e fytyrës për çdonjëri që e shikon në të,
• Mundësia e lindjes së fëmijës jolegjitim (kopil),
• Prishja e rregullit të martesës në tokë,
• Përhapja e të keqes,
• Nxitja për zina tjetër nga kënaqësia e përjetuar në të,
• Humbja e besimit etj.

Humbja e virgjiniteti pa kurorën e martesës për femrën është humbje e madhe, sepse i humb shumë të drejta asaj si p.sh.: i ndalohet martesa me burrë të ndershëm, e humb mundësia e pasjes së kësaj pasurie të femrës në xhennet (në rast se nuk është penduar dhe e ka vepruar pa dije) etj.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Nëse i merr virgjinitetin një femre (pa bekimin e martesës), atëherë është e barabartë sikur të kishe prishur një Xhami!" (Transmeton Buhariu)

Allahu e di më së miri!

Allahu na ruajt prej zinasë.
AMIN !