Thashetheme do të thotë të përcjellësh fjalë midis njerëzve duka pasur për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Më të këqij prej robërve të Zotit janë ata që merren me thashetheme, ata që i ndajnë të afërmit dhe ata që i njollosin të pastrit.” (Transmeton Muslimi)
Të merresh me thashetheme do të thotë të përcjellësh fjalë midis njerëzve duka pasur për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e banë fjalën ndër njerëz.”
(Kalem, 10-11)
Dhe vërtet Allahu i Lartësuar ka ndaluar që të pasohet dhe t’i zihet besë një personi të tillë edhe në qoftë se ai betohet në Allah.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Njeriut i mjafton mëkat që ta flet çdo gjë që dëgjon." (Transmeton Muslimi)
Kjo temë ka një domethënie shumë të madhe në Islam, sepse kemi shumë njerëz nga mjedisi jonë ku ne jetojmë dhe veprojmë, të cilët merren me muhabete të kota me thashetheme të pavërteta. Merren me hallet dhe çështjet e të tjerëve e po e lënë anash dhe e harrojnë veten e vet. Pa marr parasysh se cilët janë këta njerëz, po themi se nga ky lloj njerëzish kemi shumë nëpër trojet tona, të cilët dëm të madh po i bëjnë vetes së vet, por i bëjnë dëm edhe të tjerëve, me një fjalë dëm i bëjnë gjithë shoqërisë.
Kur bisedohet rreth përgojimit në Islam, gjithashtu mund të bisedohet edhe për një ves të cilin Islami rreptësisht e ndaloi, gjegjësisht për thashethemet. Ky nocion nënkupton përcjelljen e fjalëve prej njërit te tjetri duke shkaktuar grindje midis tyre, duke i prishur marrëdhëniet midis tyre ose duke i keqësuar edhe më tepër.
Që në fillim të periudhës mekkase, Kur'ani e ka kritikuar këtë dukuri të keqe.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e banë fjalën ndër njerëz.” (Kalem, 10-11)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ai që merret me thashetheme nuk do të hyjë në xhennet!" (Transmeton Buhariu)
"Nemmami" nënkupton atë që gjendet në mesin e shoqërisë, i dëgjon fjalët e tyre dhe pastaj merret me thashetheme, kurse "katati" nënkupton atë që i dëgjon bisedat pa dijen e biseduesve dhe pastaj merret me thashetheme.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Më të këqij prej robërve të Zotit janë ata që merren me thashetheme, ata që i ndajnë të afërmit dhe ata që i njollosin të pastrit." (Transmeton Muslimi)
Për rregullimin e mosmarrëveshjeve dhe për ta ç'rrënjosur armiqësinë, Islami lejon ndërmjetësin përmirësues që t'i fshehë fjalët e këqija të të dyve e të shtojë fjalë të mira të padëgjuara prej asnjërit.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nuk është gënjeshtar ai që pajton dy veta me fjalë të mira ose shton fjalë të mira!" (Transmeton Ebu Davudi)
Islami hidhërohet shumë me ata të cilët dëgjojnë fjalë të këqija dhe në shpejtësi i transmetojnë për të fituar diçka, për të bërë intrigë ose nga dëshira për shkatërrim e divergjencë. Njerëzit e tillë nuk kënaqen vetëm me atë që e dëgjojnë, por të nxitur nga dëshira për shkatërrim, shtojnë e gënjejnë edhe më tepër se ajo që kanë dëgjuar.
Veprimet e këtyre njerëzve janë:
• Nëse dëgjojnë mirësinë, e fshehin,
• nëse dëgjojnë të keqen, e përhapin dhe
• nëse nuk dëgjojnë gjë, gënjejnë.
Ka hyrë një njeri te Omer Ibn Abdulazizi dhe ka thënë diç të urrejtur për një njeri, dhe në atë rast Omeri i ka thënë: "Nëse dëshiron, do ta shqyrtojmë çështjen tënde; nëse gënjen, i përket grupit që ceket në ajetin dhe më pas e theksoi atë.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë." (Huxhurat; 6)
Nëse flet të vërtetën atëherë i përket grupit që ceket në ajetin dhe më pas e theksoi.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Që është përgojues e banë fjalën ndër njerëz." (Kalem; 11)
"Zakonisht, njeriu dëgjon të vërteta dhe të pavërteta, e nëse flet me tërë atë që dëgjon, atëherë ai gënjen ngase ka thënë atë që nuk ekziston, domethënie kjo e gënjeshtrës. Kjo edhe për faktin se një gënjeshtër nuk kushtëzohet paramendimi (thënia e qëllimshme e të pavërtetës)." (Imam Neveviu )
"Njerëzit më të këqij janë shpifësi, mallkuesi dhe thashethemxhiu." (Imam Katade )
Imam Semerkandi thotë: Nëse të vjen një thashethemxhi, ke për detyrë gjashtë gjëra:
1. Mos i beso, sepse thashethemxhiut nuk i pranohet dëshmia.
2. Ta ndalosh nga ajo vepër e keqe.
3. Ta urresh për hir të Allahut, sepse është prej gjynahqarëve.
4. Mos të mendosh keq për vëllanë tënd që nuk është prezentë.
5. Mos të spiunosh duke ia thënë të tjerëve.
6. Mos bjer edhe vetë në rangun e thashethemxhive.
Allahu e di më së miri!