Një kompani ruse prodhon telefonin e parë celularë për muslimanët

Ky telefon, i projektuar enkas për muslimanët, tashmë gjendet në tregjet e Rusisë.

Kryetarja e unionit të muslimaneve të Rusisë, Nailya Ziganshina, ka njoftuar se telefoni ka të instaluar tekstin e Kur’anit në gjuhën arabe dhe në atë ruse, dhe ua kujton përdoruesve kohët e lutjeve, si dhe ua tregon orientimin kah Meka.
Telefoni i prodhuar nga kompania ruse BQ, kushton rreth 31 dollarë dhe është në dispozicion në tri ngjyra: gjelbër, zezë dhe të kuqe.