Samsung punon doreza inteligjente

Përderisa kompanitë tjera teknologjike përqendrohen në punimin e orëve inteligjente, rripave të dorës dhe pajisjeve teknologjike që vishen në palestër, kompania Samsung po punon diçka ndryshe, unike, që asnjë kompani nuk e ka punuar deri më tani.

Fjala është për një pajisje të re të kompanisë Samsung që ka mundësi të dalë në treg në fund të këtij viti ose vitin tjetër. Kompania koreano-jugore nuk prezantoi ndonjë pajisje të re teknologjike që vishet në panairin CES 2015, në Las Vegas. Kompania ka siguruar një patentë për doreza inteligjente.
Kompania është duke punuar një lloj të ri të pajisjeve teknologjike që mund t’i vishni si doreza. Samsung ka fituar dy aplikacione patentash për doreza inteligjente, të quajtura “Electronic Device Having Sensor dhe Operation Method Thereof.” Një aplikacion është garantuar nga SHBA, ndërsa patenta tjetër është siguruar nga agjencia e patentave në Korenë e Jugut. Diagramet e mëposhtme, të cilat janë pjesë e aplikacioneve, tregojnë dorezën me ekran të lakuar, e ngjashme me tastierën QWERTY. Doreza përmban gjithashtu disa sensorë.
Këta patenta përfshijnë teknologjinë dhe dizajnin e një doreze inteligjente. Njëra patentë përmban një material që është i përshkueshëm, dhe mund të lidhet me një pajisje mobile dhe të shfaqë informacione tek doreza.