Pagjumësia shpesh herë kurohet me medikamente të fuqishme, në mënyrë që njerëzit që vuajnë të fitojnë një gjumë të qetë.
Sipas një studimi britanik 1/3 e të rriturve u frikësohet këtyre medikamenteve, ku një pjesë e tyre kanë efekte të rrezikshme dhe shqetësime duke përmendur dhimbje koke dhe nausea.
Por,studime të ndryshme kanë treguar se kurat natyrale mund të japin efekte pozitive dhe pa komplikacione.
Një studim në vitin 2010 gjeti se pirja e një gote me lëng qershie, jo me ëmbëlsues, në mëngjes dhe në mbrëmje, nihmon në sjelljen e gjumit. Kjo për arsye se qershitë përmbajnë sasi të lartë të melatoninës e cila prodhohet natyrisht në trupin e njeriut për të rregulluar ciklin e gjumë-zgjimit.
Kësaj here studimi mbështet përfundimet e para, duke nxjerrë në pah se qershitë apo lëngu natyral i qershive, rrit nivelin e melatoninës në trup. Sipas studimit nëse konsumohet dy herë në ditë lëng qershie, njerëzit që kanë çrregullime të gjumit, mund ta luftojnë atë në mënyrë natyrale.